Numrat 1:1-54

  • Regjistrimi i burrave për ushtri (1-46)

  • Levitët nuk regjistrohen për ushtri (47-51)

  • Organizimi i kampit (52-54)

1  Dhe Jehovai i foli përsëri Moisiut në tendën e takimit*+ kur ishin në shkretëtirën e Sinait,+ ditën e parë të muajit të dytë, vitin e dytë pas daljes nga Egjipti.+ Ai i tha:  «Regjistroni+ tërë asamblenë e izraelitëve* një për një,* duke i numëruar sipas familjeve të tyre, shtëpive të tyre atërore dhe sipas emrave të të gjithë meshkujve.  Ti dhe Aroni duhet t’i regjistroni sipas njësive të tyre* të gjithë ata nga 20 vjeç e lart+ që mund të shkojnë ushtarë në Izrael.  Merrni me vete një burrë për çdo fis; secili duhet të jetë kreu i shtëpisë së vet atërore.+  Këta janë emrat e burrave që do t’ju ndihmojnë: nga Rubeni, Elizuri,+ biri i Shedeurit;  nga Simeoni, Shelumieli,+ biri i Zurishadait;  nga Juda, Nahasoni,+ biri i Aminadabit;  nga Isahari, Netaneli,+ biri i Zuarit;  nga Zabuloni, Eliabi,+ biri i Helonit; 10  për bijtë e Jozefit: nga Efraimi,+ Elishamai, biri i Amihudit; nga Manaseu, Gamalieli, biri i Pedahzurit; 11  nga Beniamini, Abidani,+ biri i Gideoniut; 12  nga Dani, Ahiezeri,+ biri i Amishadait; 13  nga Asheri, Pagieli,+ biri i Okranit; 14  nga Gadi, Eliasafi,+ biri i Deuelit; 15  nga Neftali, Ahirai,+ biri i Enanit. 16  Këta u zgjodhën nga asambleja. Ata janë prijësit+ e fiseve të tyre atërore, krerët e mijëra burrave të Izraelit.»+ 17  Kështu, Moisiu dhe Aroni i morën këta burra, që ishin caktuar nga Perëndia, 18  dhe, ditën e parë të muajit të dytë, mblodhën tërë asamblenë për t’i regjistruar një për një nga 20 vjeç e lart+ sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore, 19  siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun. Kështu ai i regjistroi ata në shkretëtirën e Sinait.+ 20  Djemtë e Rubenit, pasardhësit e të parëlindurit të Izraelit,+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan një për një të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 21  nga fisi i Rubenit u regjistruan 46.500 veta. 22  Pasardhësit e Simeonit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan një për një të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 23  nga fisi i Simeonit u regjistruan 59.300 veta. 24  Pasardhësit e Gadit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 25  nga fisi i Gadit u regjistruan 45.650 veta. 26  Pasardhësit e Judës+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 27  nga fisi i Judës u regjistruan 74.600 veta. 28  Pasardhësit e Isaharit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 29  nga fisi i Isaharit u regjistruan 54.400 veta. 30  Pasardhësit e Zabulonit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 31  nga fisi i Zabulonit u regjistruan 57.400 veta. 32  Pasardhësit e Jozefit nga Efraimi+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 33  nga fisi i Efraimit u regjistruan 40.500 veta. 34  Pasardhësit e Manaseut+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 35  nga fisi i Manaseut u regjistruan 32.200 veta. 36  Pasardhësit e Beniaminit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 37  nga fisi i Beniaminit u regjistruan 35.400 veta. 38  Pasardhësit e Danit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 39  nga fisi i Danit u regjistruan 62.700 veta. 40  Pasardhësit e Asherit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 41  nga fisi i Asherit u regjistruan 41.500 veta. 42  Pasardhësit e Neftalit+ u regjistruan sipas emrave, familjeve dhe shtëpive të tyre atërore. U numëruan të gjithë meshkujt nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë: 43  nga fisi i Neftalit u regjistruan 53.400 veta. 44  Këta regjistruan Moisiu, Aroni dhe 12 prijësit e Izraelit, ku secili përfaqësonte shtëpinë e vet atërore. 45  Tërë izraelitët nga 20 vjeç e lart që mund të shkonin ushtarë në Izrael u regjistruan sipas shtëpive të tyre atërore. 46  Në total, të gjithë të regjistruarit ishin 603.550 veta.+ 47  Mirëpo levitët+ nuk u regjistruan sipas fisit të tyre atëror bashkë me të tjerët.+ 48  Kështu Jehovai i tha Moisiut: 49  «Mos regjistro vetëm fisin e Levit dhe mos e llogarit numrin e tyre bashkë me izraelitët e tjerë.+ 50  Caktoji levitët që të kujdesen për tabernakullin e Dëshmisë,+ për të gjitha pajisjet e tij dhe për gjithçka që i përket atij.+ Ata do të mbartin tabernakullin dhe të gjitha pajisjet e tij,+ do të shërbejnë në të+ dhe do ta ngrenë kampin e tyre rreth e qark tabernakullit.+ 51  Levitët duhet ta çmontojnë tabernakullin sa herë të zhvendoset,+ dhe po levitët duhet ta ngrenë në këmbë kur tabernakulli të montohet përsëri; çdo njeri i paautorizuar* që i afrohet, duhet të vritet.+ 52  Çdo izraelit do ta ngrejë tendën në kampin e vet, secili sipas ndarjes së vet trifisëshe,*+ sipas njësive të tyre.* 53  Kurse levitët duhet ta ngrenë kampin e tyre rreth e qark tabernakullit të Dëshmisë, që të mos më ndizet indinjata kundër asamblesë së izraelitëve;+ do të jetë përgjegjësi e levitëve të kujdesen për tabernakullin e Dëshmisë.»*+ 54  Izraelitët bënë gjithçka që Jehovai i kishte urdhëruar Moisiut; ata bënë pikërisht ashtu.

Shënimet

Fjalë për fjalë «e bijve të Izraelit».
Ose «kokë për kokë».
Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».
Fjalë për fjalë «çdo i huaj», pra, një jolevit.
Ose «sipas stemës së vet; flamurthit të vet».
Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».
Ose «të ruajnë tabernakullin e Dëshmisë; të përmbushin shërbimin e tyre në tabernakullin e Dëshmisë».