Numrat 10:1-36

  • Trumbetat e argjendta (1-10)

  • Nisja nga Sinai (11-13)

  • Radha e marshimit (14-28)

  • Hobabit i kërkohet të bëhet udhërrëfyes për Izraelin (29-34)

  • Lutja e Moisiut kur niset kampi (35, 36)

10  Më pas Jehovai i tha Moisiut:  «Bëj dy trumbeta;+ ato duhen të jenë prej argjendi të punuara me çekan. Këto do të të shërbejnë që të thërrasësh asamblenë dhe që t’i sinjalizosh izraelitët të mbledhin kampet e të nisen.  Kur ato të bien të dyja, tërë asambleja duhet të vijë te ti në hyrje të tendës së takimit.+  Nëse bie vetëm njëra, te ti do të vijnë vetëm prijësit, krerët e mijëra burrave të Izraelit.+  Kur të dëgjohet një buçitje e shkurtër dhe e përsëritur, duhet të nisen kampet e atyre që janë në lindje.+  Kur të dëgjohet një buçitje e shkurtër dhe e përsëritur për herë të dytë, duhet të nisen kampet e atyre që janë në jug.+ Sa herë që të niset ndonjë ndarje, trumbetat duhet të buçasin në këtë mënyrë.  Tani, kur të thërritni kongregacionin,* duhet t’u bini trumbetave,+ por jo me një buçitje të shkurtër dhe të përsëritur.  Djemtë e Aronit, priftërinjtë, duhet t’u bien trumbetave,+ dhe kjo gjë do të shërbejë si ligj i pandryshueshëm për ju, brez pas brezi.  Nëse në vendin tuaj duhet të luftoni kundër pushtuesve që ju bien në qafë, bjerini alarmit për luftë me trumbeta,+ dhe Jehovai, Perëndia juaj, do të kujtohet për ju e do t’ju shpëtojë nga armiqtë. 10  Edhe në raste gëzimi+​—periudha festash+ dhe fillime muajsh—duhet t’u bini trumbetave kur të paraqitni blatimet e djegura+ dhe flijimet në bashkësi;+ kështu Perëndia juaj do të kujtohet për ju. Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!»+ 11  Tani, vitin e dytë, ditën e 20-të të muajit të dytë,+ reja u ngrit nga tabernakulli+ i Dëshmisë. 12  Kështu izraelitët filluan të largoheshin nga shkretëtira e Sinait sipas radhës së përcaktuar,+ dhe reja u ndal në shkretëtirën e Paranit.+ 13  Kjo ishte hera e parë që ata niseshin sipas urdhrit që Jehovai i kishte dhënë Moisiut.+ 14  Kështu, e para u nis ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Judës, sipas njësive të tyre,* dhe Nahasoni,+ biri i Aminadabit, ishte në krye të njësisë së tij. 15  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Isaharit ishte Netaneli,+ biri i Zuarit. 16  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Zabulonit ishte Eliabi,+ biri i Helonit. 17  Kur u çmontua tabernakulli,+ u nisën edhe bijtë e Gershonit+ me bijtë e Merarit,+ të cilët mbartnin tabernakullin. 18  Pastaj u nis ndarja trifisëshe e kampit të Rubenit, sipas njësive të tyre,* dhe Elizuri,+ biri i Shedeurit, ishte në krye të njësisë së tij. 19  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Simeonit ishte Shelumieli,+ biri i Zurishadait. 20  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Gadit ishte Eliasafi,+ biri i Deuelit. 21  Më pas u nisën kehathitët, të cilët mbartnin gjërat e shenjtërores;+ tabernakulli duhej montuar para se këta të mbërrinin. 22  Pastaj u nis ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Efraimit, sipas njësive të tyre,* dhe Elishamai,+ biri i Amihudit, ishte në krye të njësisë së tij. 23  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Manaseut ishte Gamalieli,+ biri i Pedahzurit. 24  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Beniaminit ishte Abidani,+ biri i Gideoniut. 25  Pastaj u nis ndarja trifisëshe e kampit të bijve të Danit sipas njësive të tyre,* e cila formonte praparojën për të gjitha kampet, dhe Ahiezeri,+ biri i Amishadait, ishte në krye të njësisë së tij. 26  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Asherit ishte Pagieli,+ biri i Okranit. 27  Në krye të njësisë së fisit të bijve të Neftalit ishte Ahirai,+ biri i Enanit. 28  Nisja e izraelitëve dhe e njësive të tyre* bëhej sipas kësaj radhe.+ 29  Atëherë Moisiu i tha Hobabit, birit të midianitit Reuel,*+ që ishte vjehrri i Moisiut: «Ne po nisemi drejt vendit për të cilin Jehovai tha: ‘Do t’jua jap juve.’+ Eja me ne+ dhe ne do të të mbajmë mirë, sepse Jehovai i ka premtuar gjëra të mira Izraelit.»+ 30  Por ai ia ktheu: «Jo, do të kthehem në vendin tim dhe te të afërmit e mi.» 31  Atëherë Moisiu i tha: «Të lutem, mos na lër, sepse ti e di ku ta ngremë kampin në shkretëtirë dhe mund të bëhesh udhërrëfyesi ynë.* 32  Po qe se vjen me ne,+ çdo të mirë që do të na bëjë Jehovai, ne do të ta bëjmë ty.» 33  Kështu u nisën nga mali i Jehovait+ për të bërë tri ditë udhë, dhe arka+ e besëlidhjes së Jehovait shkonte para tyre gjatë këtyre tri ditëve, në kërkim të një vendi ku të pushonin.+ 34  Kur mblidhnin kampet dhe niseshin, reja e Jehovait+ qëndronte mbi ta gjatë ditës. 35  Sa herë që lëviznin Arkën, Moisiu thoshte: «Ngrihu, o Jehova,+ e le të shpërndahen armiqtë e tu! Ata që të urrejnë, le t’ia mbathin para teje!» 36  Ndërsa kur e ndalnin, ai thoshte: «Kthehu, o Jehova, kthehu te mijërat e dhjetëra mijërat e Izraelit.»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».
Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».
Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».
Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».
Fjalë për fjalë «sipas ushtrive të tyre».
Domethënë, Jetroi.
Ose «të jesh si sytë për ne».