Numrat 15:1-41

  • Ligjet për blatimet (1-21)

    • I njëjti ligj për vendësin dhe të ardhurin (15, 16)

  • Blatimet për mëkatet e paqëllimshme (22-29)

  • Ndëshkimet për mëkatet e qëllimshme (30, 31)

  • Ekzekutohet njeriu që shkeli Sabatin (32-36)

  • Rrobat duhet të kenë thekë në fund (37-41)

15  Jehovai i tha akoma Moisiut:  «Thuaju izraelitëve: ‘Në fund, kur të keni hyrë në vendin që po ju jap për të banuar+  dhe të paraqitni një blatim të bërë me zjarr para Jehovait nga bagëtia e trashë ose e imët si aromë të këndshme* për Jehovain+​—një blatim të djegur,+ një flijim për ndonjë zotim të veçantë, një blatim vullnetar+ ose një blatim gjatë festave tuaja stinore+​—  ai që bën blatimin, duhet t’i paraqitë Jehovait edhe një të dhjetën e një efe* mielli të bluar imët+ e të përzier me një çerek hini* vaj si blatim në drithë.  Duhet të paraqitni edhe një çerek hini verë si blatim në pije bashkë me blatimin e djegur+ ose me çdo qengj mashkull që flijoni.  Ose për një dash, duhet të paraqitni dy të dhjetat e një efe mielli të bluar imët e të përzier me një të tretën hin vaj si blatim në drithë.  Duhet të paraqitni edhe një të tretën hin verë si blatim në pije, si aromë të këndshme* për Jehovain.  Por nëse paraqitni një mashkull nga bagëtia e trashë si blatim të djegur+ ose një flijim për një zotim të veçantë+ ose një flijim në bashkësi për Jehovain,+  bashkë me të duhet të paraqitni edhe tri të dhjetat e një efe mielli të bluar imët e të përzier me gjysmë hini vaj si blatim në drithë.+ 10  Përveç këtyre duhet të paraqitni gjysmë hini verë si blatim në pije,+ si blatim të bërë me zjarr, si aromë të këndshme* për Jehovain. 11  Kështu duhet vepruar për çdo dem, dash ose qengj a kec mashkull. 12  Në këtë mënyrë duhet të veproni për secilën kafshë, sado qoftë numri i kafshëve që paraqitni. 13  Kështu duhet t’i paraqitin gjithë izraelitët blatimet e bëra me zjarr, si aromë të këndshme* për Jehovain. 14  Nëse një i ardhur mes jush ose një që ka qëndruar mes jush për breza të tërë, paraqet një blatim të bërë me zjarr si aromë të këndshme* për Jehovain, ai duhet të veprojë njësoj si ju.+ 15  Si ju që jeni pjesë e kongregacionit, edhe i ardhuri mes jush, do të keni një ligj të vetëm. Ky do të jetë një ligj i pandryshueshëm për ju, brez pas brezi. I ardhuri duhet të jetë njësoj si ju para Jehovait.+ 16  Duhet të ketë një ligj dhe një vendim gjyqësor si për ju, edhe për të ardhurin që banon mes jush.’» 17  Më pas Jehovai i tha Moisiut: 18  «Thuaju izraelitëve: ‘Kur të hyni në vendin ku po ju çoj 19  dhe të hani nga buka e vendit,*+ duhet të jepni një kontribut për Jehovain. 20  Duhet të jepni si kontribut kuleç në formë unaze nga frytet e para+ të drithërave të bluara ashpër; duhet t’i jepni si kontribut nga lëmi.* 21  Gjatë tërë brezave tuaj, duhet të jepni si kontribut për Jehovain ca nga frytet e para të drithërave të bluara ashpër. 22  E tani, nëse bëni ndonjë gabim e nuk i zbatoni gjithë këto urdhërime që unë, Jehovai, i kam dhënë Moisiut 23  —të gjitha ato që Jehovai ju urdhëroi me anë të Moisiut, që nga dita që Jehovai urdhëroi e më tutje, brez pas brezi—​ 24  e nëse gabimi është bërë pa dashje dhe asambleja nuk e dinte, ja çfarë duhet bërë: tërë asambleja duhet të paraqitë një dem të ri si blatim të djegur, si aromë të këndshme* për Jehovain, bashkë me blatimin në drithë dhe blatimin në pije sipas rregullave të caktuara,+ dhe një kec si blatim për mëkatin.+ 25  Prifti do të bëjë shlyerjen për tërë asamblenë e izraelitëve dhe Perëndia do t’i falë,+ sepse ishte një gabim dhe ata sollën për gabimin që bënë një blatim të bërë me zjarr për Jehovain dhe blatimin e tyre për mëkatin para Jehovait. 26  Gabimi do t’i falet tërë asamblesë së izraelitëve dhe të ardhurve që banojnë mes tyre, pasi u bë pa dashje nga i gjithë populli. 27  Nëse dikush mëkaton pa dashje duhet të paraqitë një dhi njëvjeçare* si blatim për mëkatin.+ 28  Pastaj prifti do të bëjë shlyerjen për personin që gaboi kur mëkatoi pa dashje para Jehovait, që të bëjë shlyerjen për mëkatin, dhe mëkati do t’i falet.+ 29  Kur diçka bëhet pa dashje, duhet të ketë një ligj të vetëm si për izraelitët, edhe për të ardhurit që banojnë mes tyre.+ 30  Por ai që bën diçka qëllimisht,+ i ardhur a vendës, duhet shfarosur* nga gjiri i popullit, sepse po blasfemon* kundër Jehovait. 31  Meqë ka përbuzur fjalën e Jehovait dhe ka shkelur urdhërimin e tij, ai njeri duhet shfarosur patjetër;+ ai do të mbajë fajin e vet.’»+ 32  Teksa ishin në shkretëtirë, izraelitët gjetën një burrë që mblidhte dru ditën e Sabatit.+ 33  Ata që e gjetën duke mbledhur dru, e çuan te Moisiu, Aroni dhe tërë asambleja. 34  Atë e mbajtën me roja,+ pasi nuk ishte përcaktuar ende ç’duhej bërë me të. 35  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: «Ai njeri duhet ekzekutuar patjetër.+ Tërë asambleja duhet ta vrasë me gurë jashtë kampit.»+ 36  Kështu tërë asambleja e nxori jashtë kampit dhe e goditi me gurë derisa vdiq, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun. 37  Jehovai i tha më tej Moisiut: 38  «Thuaju izraelitëve të bëjnë thekë në fund të rrobave dhe të vënë mbi to një kordon të hollë blu, brez pas brezi.+ 39  ‘Duhet t’i keni këto thekë që t’i shihni dhe të kujtoni të gjitha urdhërimet e Jehovait, e kështu t’i zbatoni.+ Nuk duhet të ndiqni zemrën dhe sytë tuaj, që po ju nxitin të më tradhtoni.*+ 40  Kjo do t’ju ndihmojë të kujtoni, e kështu do të zbatoni të gjitha urdhërimet e mia dhe do të jeni të shenjtë për Perëndinë tuaj.+ 41  Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju nxori nga Egjipti për të qenë Perëndia juaj.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj!’»+

Shënimet

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Një e dhjeta e një efe ishte 2,2 l. Shih Shtojcën B14.
Një hin ishte 3,67 l. Shih Shtojcën B14.
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Ose «ushqimi i vendit».
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Ose «motake».
Ose «duhet ekzekutuar».
Ose «të silleni si prostitutë ndaj meje». Kjo është një shprehje e figurshme. Shih Fjalorthin, «Prostitutë».