Numrat 16:1-50

  • Rebelimi i Korahut, i Datanit dhe i Abiramit (1-19)

  • Gjykohen rebelët (20-50)

16  Më pas, Korahu,+ biri i Izarit,+ biri i Kehathit,+ biri i Levit,+ u bashkua me Datanin e Abiramin, bijtë e Eliabit,+ e me Onin, birin e Pelethit, nga bijtë e Rubenit,+  dhe u ngritën kundër Moisiut bashkë me 250 izraelitë, krerë të asamblesë, të zgjedhur të kongregacionit, burra të shquar.  Kështu u mblodhën kundër+ Moisiut dhe Aronit e u thanë: «Mjaft më me ju, sepse të gjithë janë të shenjtë,+ po, tërë asambleja, dhe Jehovai është mes tyre.+ Pse u dashka të dilni ju mbi kongregacionin e Jehovait?!»  Me ta dëgjuar këtë, Moisiu u përkul menjëherë me fytyrë përtokë.  Pastaj i tha Korahut dhe tërë përkrahësve të tij: «Në mëngjes Jehovai do të bëjë të njohur kush i përket atij,+ kush është i shenjtë dhe kush duhet t’i afrohet.+ Atë që do të zgjedhë,+ ai do t’i afrohet.  Bëni kështu: ti Korah dhe tërë përkrahësit e tu,+ merrni mbajtëse zjarri,+  dhe nesër vini zjarr në to e hidhuni temjan para Jehovait. Ai që do të zgjedhë Jehovai+ është i shenjti. O bij të Levit,+ e kaluat cakun!»  Moisiu i tha prapë Korahut: «Dëgjoni, ju lutem, o bij të Levit!  Ju duket gjë e vogël që Perëndia i Izraelit ju ka ndarë veç nga asambleja e Izraelit+ dhe ju ka lejuar t’i afroheni, që të bëni shërbim në tabernakullin e Jehovait e të qëndroni para asamblesë për t’i shërbyer asaj?+ 10  Të duket gjë e vogël që të ka afruar ty, Korah, bashkë me tërë vëllezërit e tu, bijtë e Levit? E tani kërkoni të shtini në dorë edhe priftërinë?!+ 11  Për këtë arsye, ti dhe tërë përkrahësit e tu, jeni mbledhur kundër Jehovait. Pastaj, kush është Aroni që të murmuritni kundër tij?!»+ 12  Më vonë Moisiu dërgoi të thërritnin Datanin dhe Abiramin,+ bijtë e Eliabit, por ata thanë: «Nuk vijmë! 13  S’të mjafton që na nxore nga një vend ku rrjedh qumësht e mjaltë për të na vrarë në shkretëtirë?!+ Tani do të bëhesh edhe zot mbi ne?!* 14  Faktikisht, nuk na ke sjellë në ndonjë vend ku rrjedh qumësht e mjaltë+ e as nuk na ke dhënë si trashëgimi ara e vreshta. Mos do t’u nxjerrësh edhe sytë këtyre burrave? Nuk vijmë, jo!» 15  Atëherë Moisiu u zemërua shumë dhe i tha Jehovait: «Mos e mirato blatimin e tyre në drithë. As edhe një gomar s’kam marrë prej tyre dhe as i kam bërë keq ndonjërit.»+ 16  Kështu Moisiu i tha Korahut: «Ti dhe tërë përkrahësit e tu, paraqituni nesër para Jehovait bashkë me Aronin. 17  Secili të marrë mbajtësen e vet të zjarrit, t’i hedhë temjan dhe të paraqitë mbajtësen e vet para Jehovait, gjithsej 250 mbajtëse zjarri, bashkë me ty dhe Aronin, secili me mbajtësen e vet.» 18  Kështu secili mori mbajtësen e vet të zjarrit, vuri zjarr e temjan mbi të dhe qëndroi në hyrje të tendës së takimit bashkë me Moisiun dhe Aronin. 19  Pasi Korahu mblodhi tërë përkrahësit+ kundër tyre në hyrje të tendës së takimit, lavdia e Jehovait iu shfaq tërë asamblesë.+ 20  Tani, Jehovai i tha Moisiut dhe Aronit: 21  «Ndahuni veç nga ky grup që ta shfaros në çast.»+ 22  Menjëherë ata u përkulën me fytyrë përtokë dhe thanë: «O Perëndi, ti që u jep jetë të gjithëve,*+ do të indinjohesh me tërë asamblenë nga mëkati i një njeriu të vetëm?!»+ 23  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: 24  «Thuaji asamblesë: ‘Largohuni nga tendat e Korahut, të Datanit dhe të Abiramit.’»+ 25  Pas kësaj, Moisiu u ngrit dhe shkoi te Datani e Abirami, dhe bashkë me të shkuan edhe pleqtë+ e Izraelit. 26  Ai i tha asamblesë: «Largohuni, ju lutem, nga tendat e këtyre njerëzve të ligj dhe mos prekni asgjë nga gjërat e tyre, që të mos shfaroseni për shkak të mëkatit të tyre.» 27  Ata u larguan menjëherë nga tendat e Korahut, të Datanit dhe të Abiramit, kurse Datani me Abiramin dolën e zunë vend në hyrje të tendave të tyre, bashkë me gratë, djemtë dhe të vegjlit. 28  Atëherë Moisiu tha: «Nga kjo do ta merrni vesh që Jehovai më ka dërguar të bëj gjithë këto gjëra dhe se nuk po i bëj me kokën* time: 29  nëse këta njerëz vdesin nga shkaqe natyrore si gjithë të tjerët dhe ndëshkohen si ndëshkohen të gjithë, atëherë mua nuk më ka dërguar Jehovai.+ 30  Por nëse Jehovai bën ndonjë gjë të jashtëzakonshme me ta dhe toka hapet* e i përpin me gjithë ç’kanë e ata zbresin të gjallë në Varr,* atëherë do ta merrni vesh mirë se këta burra kanë përbuzur Jehovain.» 31  Me të mbaruar tërë këto fjalë, toka nën këmbët e tyre u ça.+ 32  Ajo u hap* dhe i përpiu ata, familjet e tyre, tërë njerëzit që përkrahën Korahun+ dhe tërë zotërimet e tyre. 33  Kështu ata dhe tërë njerëzit që kishin shkuar pas tyre, zbritën të gjallë në Varr.* Toka i mbuloi e ata u zhdukën nga kongregacioni.+ 34  Me të dëgjuar klithmat e tyre, të gjithë izraelitët që gjendeshin rreth e përqark ia mbathën dhe thanë: «Kemi frikë se mos toka na përpin edhe ne!» 35  Pas kësaj, një zjarr erdhi nga Jehovai+ dhe përpiu të 250 burrat që po paraqitnin temjan.+ 36  Atëherë Jehovai i tha Moisiut: 37  «Thuaji Eleazarit, birit të priftit Aron, që të nxjerrë nga zjarri mbajtëset e zjarrit,+ sepse ato janë të shenjta; thuaji edhe ta shpërndajë zjarrin* pak më tutje. 38  Mbajtëset e zjarrit të njerëzve që humbën jetën ngaqë mëkatuan,* të bëhen petëza të holla metali për të veshur altarin,+ sepse ato u bënë të shenjta kur i paraqitën para Jehovait; duhet të shërbejnë si shenjë për izraelitët.»+ 39  Kështu prifti Eleazar mori mbajtëset e zjarrit prej bakri, që kishin paraqitur ata që i përpiu zjarri, dhe i rrahu e i ktheu në petëza që të vishte altarin, 40  siç i kishte thënë Jehovai me anë të Moisiut. Ky ishte një përkujtues për izraelitët që asnjeri i paautorizuar,* që s’ishte pasardhës i Aronit, të mos afrohej për të djegur temjan para Jehovait,+ dhe që asnjë të mos bëhej si Korahu dhe përkrahësit e tij.+ 41  Që të nesërmen, tërë asambleja e izraelitëve nisi të murmuriste kundër Moisiut dhe Aronit,+ e të thoshte: «Ju të dy e keni vrarë popullin e Jehovait.» 42  Pasi asambleja ishte mbledhur kundër Moisiut dhe Aronit, ata u kthyen drejt tendës së takimit, dhe ja, reja e mbuloi dhe lavdia e Jehovait nisi të shfaqej.+ 43  Atëherë Moisiu dhe Aroni vajtën para tendës së takimit,+ 44  dhe Jehovai i tha Moisiut: 45  «Largohuni që të dy nga kjo asamble që ta shfaros në çast!»+ Ata u përkulën menjëherë me fytyrë përtokë.+ 46  Pastaj Moisiu i tha Aronit: «Merr mbajtësen e zjarrit, vër në të zjarr nga altari+ dhe temjan, shko shpejt tek asambleja dhe bëj shlyerjen për ta,+ sepse indinjata e Jehovait ka shpërthyer dhe plaga ka nisur.» 47  Aroni e mori menjëherë mbajtësen, siç i kishte thënë Moisiu, dhe vrapoi në mes të kongregacionit, por plaga kishte nisur tashmë mes popullit. Prandaj ai vuri temjan në mbajtësen e zjarrit dhe nisi të bënte shlyerjen për popullin. 48  Ai qëndronte mes të vdekurve dhe të gjallëve, dhe avash-avash plaga u ndal. 49  Ata që vdiqën nga plaga, arritën deri në 14.700 veta, përveç atyre që vdiqën për shkak të Korahut. 50  Pasi plaga ishte ndalur, Aroni u kthye te Moisiu në hyrje të tendës së takimit.

Shënimet

Ose «sundimtar absolut mbi ne?!»
Fjalë për fjalë «Perëndia i frymës së çdo mishi».
Ose «iniciativën». Fjalë për fjalë «zemrën».
Fjalë për fjalë «hap gojën».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «hapi gojën».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ka të ngjarë, prushin ose hirin që kishte mbetur brenda mbajtësve të zjarrit ose pranë tyre.
Ose «që mëkatuan kundër shpirtit të tyre».
Fjalë për fjalë «asnjë i huaj».