Numrat 18:1-32

  • Detyrat e priftërinjve dhe të levitëve (1-7)

  • Racioni priftëror (8-19)

    • Besëlidhja e kripës (19)

  • Levitët duhet të marrin dhe të japin të dhjetën (20-32)

18  Më pas Jehovai i tha Aronit: «Ti, djemtë e tu dhe shtëpia e atit tënd, do të përgjigjeni për çdo faj të bërë kundër shenjtërores,+ dhe ti bashkë me djemtë e tu do të përgjigjeni për çdo faj të bërë kundër priftërisë suaj.+  Sill këtu edhe vëllezërit e tu nga fisi i Levit, gjakun e babait tënd, që të bashkohen me ju e të të shërbejnë ty+ dhe djemve të tu para tendës së Dëshmisë.+  Ata duhet të përmbushin përgjegjësitë që kanë ndaj jush dhe gjithë përgjegjësitë që kanë në tendë.+ Mirëpo të mos u afrohen pajisjeve të vendit të shenjtë dhe altarit, që të mos vdesin as ata, as ju.+  Ata do të bashkohen me ju dhe do të përmbushin përgjegjësitë që kanë ndaj tendës së takimit dhe gjithë shërbimin që duhet bërë në tendë, por asnjë njeri i paautorizuar* nuk mund t’ju afrohet.+  Ju duhet të përmbushni përgjegjësinë që keni ndaj vendit të shenjtë+ dhe ndaj altarit,+ që indinjata+ ime të mos shpërthejë më kundër izraelitëve.  Unë vetë i kam marrë vëllezërit tuaj, levitët, nga mesi i izraelitëve si një dhuratë për ju.+ Ata i janë dhuruar Jehovait për të shërbyer në tendën e takimit.+  Ti dhe djemtë e tu jeni përgjegjës për detyrat tuaja priftërore që lidhen me altarin dhe me çdo gjë që ndodhet pas perdes;*+ këtë shërbim duhet ta kryeni ju.+ Unë jua kam dhënë shërbimin priftëror si dhuratë, por çdo person i paautorizuar* që afrohet, duhet të vritet.»+  Jehovai i tha më tej Aronit: «Unë vetë të kam caktuar që të kujdesesh për kontributet që më bëhen.+ Ty dhe djemve të tu ju kam dhënë një racion nga të gjitha gjërat e shenjta që kontribuojnë izraelitët, si racion të përhershëm.+  Ja racioni që ju takon nga blatimet shumë të shenjta të bëra me zjarr: çdo blatim që paraqesin, përfshirë blatimet në drithë,+ blatimet për mëkatin+ dhe blatimet për fajin.+ Ky racion është shumë i shenjtë për ty dhe djemtë e tu. 10  Duhet ta hani në një vend shumë të shenjtë;+ çdo mashkull mund të hajë prej tij. Kjo do të jetë një gjë e shenjtë për ju.+ 11  Edhe kjo ju takon juve: dhuratat që kontribuojnë+ bashkë me tërë blatimet e tundura+ të izraelitëve. T’i kam dhënë ato ty, djemve dhe vajzave të tua që janë me ty, si një racion të përhershëm,+ kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde, mund t’i hajë.+ 12  Gjithë vajin më të mirë, gjithë verën e re dhe drithin më të mirë, frytet e para+ që ata më japin mua, Jehovait, unë t’i jap ty.+ 13  Të gjitha frytet e para të tokës që ata do të sjellin para meje, Jehovait, do të jenë të tuat;+ kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde, mund t’i hajë. 14  Çdo gjë e kushtuar* në Izrael, do të jetë jotja.+ 15  Çdo i parëlindur i të gjitha krijesave,*+ që ata do të paraqitin para meje, Jehovait, qoftë të njerëzve, qoftë të kafshëve, do të jetë jotja. Megjithatë duhet ta shpengosh* patjetër të parëlindurin e njeriut+ dhe pjellën e parë të kafshës së papastër.+ 16  Shpengoji me një çmim shpengimi, duke filluar nga njëmuajsh e lart, sipas vlerës së llogaritur, pesë sikla* argjendi+ sipas siklës së vendit të shenjtë,* që është 20 gera.* 17  Vetëm demin e parëlindur, qengjin ose kecin e parëlindur mashkull mos i shpengo,+ pasi janë një gjë e shenjtë. Gjakun e tyre spërkate mbi altar,+ dhe dhjamin e tyre vëre të digjet e të nxjerrë tym si blatim të bërë me zjarr me aromë të këndshme* për Jehovain.+ 18  Mishi i tyre do të jetë për ty; ai do të jetë për ty njësoj si gjoksi i blatimit të tundur dhe këmba e djathtë.+ 19  Të gjitha kontributet e shenjta që izraelitët do të më japin mua, Jehovait,+ unë t’i kam dhënë ty dhe djemve e vajzave të tua që janë me ty, si një racion të përhershëm.+ Kjo është një besëlidhje kripe* e pandryshueshme para Jehovait, për ty dhe pasardhësit e tu.» 20  Më pas Jehovai i tha Aronit: «Ti nuk do të kesh trashëgimi në vendin e izraelitëve dhe nuk do të kesh asnjë pjesë toke mes tyre.+ Unë jam pjesa dhe trashëgimia jote mes tyre.+ 21  Ja, bijve të Levit u kam dhënë si trashëgimi çdo të dhjetë*+ në Izrael, si shpërblim për shërbimin që po kryejnë në tendën e takimit. 22  Izraelitët nuk mund t’i afrohen më tendës së takimit, përndryshe do të mëkatojnë e do të vdesin. 23  Levitët duhet të shërbejnë në tendën e takimit, dhe pikërisht ata do të përgjigjen për fajin e popullit.+ Ky është një ligj i pandryshueshëm për ju, brez pas brezi, që ata të mos marrin trashëgimi mes izraelitëve,+ 24  sepse u kam dhënë si trashëgimi levitëve të dhjetën që izraelitët kontribuojnë për Jehovain. Prandaj kam thënë: ‘Ata nuk duhet të marrin trashëgimi mes izraelitëve.’»+ 25  Pastaj Jehovai i tha Moisiut: 26  «Thuaju levitëve: ‘Do të merrni nga izraelitët të dhjetën që ju kam dhënë juve si trashëgimi+ dhe duhet të jepni të dhjetën e së dhjetës si kontribut për Jehovain.+ 27  Ky do të konsiderohet si kontributi juaj, sikur të ishte drithi i lëmit+ dhe prodhimi i bollshëm i shtypëses së rrushit ose të ullinjve. 28  Në këtë mënyrë edhe ju do të jepni kontribut për Jehovain nga tërë të dhjetat që do të merrni prej izraelitëve; nga ato duhet t’i jepni priftit Aron kontributin për Jehovain. 29  Nga çdo dhuratë që ju bëhet, do të jepni pjesën më të mirë si kontribut për Jehovain,+ si diçka të shenjtë.’ 30  Thuaju edhe këtë levitëve: ‘Kur të kontribuoni më të mirën prej tyre, ato do të konsiderohen si prodhimi i lëmit dhe si prodhimi i shtypëses së rrushit ose të ullinjve. 31  Hajini ato në çfarëdo vendi, ju bashkë me ata të shtëpisë suaj, pasi është paga juaj si shpërblim për shërbimin që kryeni në tendën e takimit.+ 32  Nuk do të mëkatoni për sa kohë që do të jepni si kontribut më të mirën prej tyre, dhe mos i përdhosni gjërat e shenjta të izraelitëve, përndryshe do të vdisni.’»+

Shënimet

Fjalë për fjalë «i huaj», pra, një njeri që nuk ishte nga familja e Aronit.
Fjalë për fjalë «i huaj», pra, një njeri që nuk ishte nga familja e Aronit.
Domethënë, çdo gjë që ndahet veç për Perëndinë si një gjë e shenjtë duke ia kushtuar atij në mënyrë të pakthyeshme dhe të pashpengueshme.
Fjalë për fjalë «i çdo mishi».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «sipas siklës së shenjtë».
Një gerë ishte 0,57 g. Shih Shtojcën B14.
Një sikël ishte 11,4 g. Shih Shtojcën B14.
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Domethënë, një besëlidhje e përhershme dhe e pandryshueshme.