Numrat 26:1-65

  • Regjistrimi i 2-të i fiseve të Izraelit (1-65)

26  Pas plagës,+ Jehovai u tha Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aron:  «Regjistroni tërë asamblenë e izraelitëve nga mosha 20 vjeç e lart, sipas shtëpive të tyre atërore, të gjithë ata që mund të shkojnë ushtarë në Izrael.»+  Kështu, Moisiu dhe prifti Eleazar+ i thanë popullit në rrafshinat e shkreta të Moabit,+ afër Jordanit, pranë Jerikosë:+  «Regjistroni ata që janë 20 vjeç e lart, siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.»+ Tani, bijtë e Izraelit që dolën nga Egjipti ishin:  Rubeni,+ i parëlinduri i Izraelit; bijtë e Rubenit+ ishin: Hanoku nga i cili rrjedh familja e hanokitëve, Palui nga i cili rrjedh familja e paluitëve,  Hezroni nga i cili rrjedh familja e hezronitëve dhe Karmi nga i cili rrjedh familja e karmitëve.  Këto ishin familjet e rubenitëve, dhe ata që u regjistruan ishin gjithsej 43.730 veta.+  I biri i Paluit ishte Eliabi.  Bijtë e Eliabit ishin: Nemueli, Datani dhe Abirami. Këta janë Datani dhe Abirami, të zgjedhurit e asamblesë që ngritën krye kundër Moisiut+ dhe Aronit bashkë me grupin e Korahut+ kur ngritën krye kundër Jehovait.+ 10  Toka u hap* dhe i përpiu. Ndërsa Korahu vdiq bashkë me përkrahësit e tij kur zjarri përpiu 250 burra.+ Të gjithë ata u bënë shembull paralajmërues.+ 11  Por bijtë e Korahut nuk vdiqën.+ 12  Bijtë e Simeonit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Nemueli nga i cili rrjedh familja e nemuelitëve, Jamini nga i cili rrjedh familja e jaminitëve, Jakini nga i cili rrjedh familja e jakinitëve, 13  Zerahu nga i cili rrjedh familja e zerahitëve dhe Shauli nga i cili rrjedh familja e shaulitëve. 14  Këto ishin familjet e simeonitëve: gjithsej 22.200 veta.+ 15  Bijtë e Gadit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Zefoni nga i cili rrjedh familja e zefonitëve, Hagi nga i cili rrjedh familja e hagitëve, Shuni nga i cili rrjedh familja e shunitëve, 16  Ozni nga i cili rrjedh familja e oznitëve, Eri nga i cili rrjedh familja e eritëve, 17  Arodi nga i cili rrjedh familja e aroditëve dhe Areli nga i cili rrjedh familja e arelitëve. 18  Këto ishin familjet e bijve të Gadit, dhe ata që u regjistruan ishin 40.500 veta.+ 19  Bijtë e Judës+ ishin Eri dhe Onani,+ por ata vdiqën në vendin e Kananit.+ 20  Bijtë e Judës, sipas familjeve të tyre, ishin: Shelahu+ nga i cili rrjedh familja e shelanitëve, Perezi+ nga i cili rrjedh familja e perezitëve dhe Zerahu+ nga i cili rrjedh familja e zerahitëve. 21  Bijtë e Perezit ishin: Hezroni+ nga i cili rrjedh familja e hezronitëve dhe Hamuli+ nga i cili rrjedh familja e hamulitëve. 22  Këto ishin familjet e Judës, dhe ata që u regjistruan ishin 76.500 veta.+ 23  Bijtë e Isaharit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Tola+ nga i cili rrjedh familja e tolaitëve, Puvahu nga i cili rrjedh familja e punitëve, 24  Jashubi nga i cili rrjedh familja e jashubitëve dhe Shimroni nga i cili rrjedh familja e shimronitëve. 25  Këto ishin familjet e Isaharit, dhe ata që u regjistruan ishin 64.300 veta.+ 26  Bijtë e Zabulonit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Seredi nga i cili rrjedh familja e sereditëve, Eloni nga i cili rrjedh familja e elonitëve dhe Jahleli nga i cili rrjedh familja e jahlelitëve. 27  Këto ishin familjet e zabulonitëve, dhe ata që u regjistruan ishin 60.500 veta.+ 28  Bijtë e Jozefit,+ sipas familjeve të tyre, ishin Manaseu dhe Efraimi.+ 29  Manaseut+ i lindi Makiri+ nga i cili rrjedh familja e makiritëve. Makirit i lindi Galadi+ nga i cili rrjedh familja e galaditëve. 30  Bijtë e Galadit ishin: Jezeri nga i cili rrjedh familja e jezeritëve, Heleku nga i cili rrjedh familja e helekitëve, 31  Asrieli nga i cili rrjedh familja e asrielitëve, Sikemi nga i cili rrjedh familja e sikemitëve, 32  Shemidai nga i cili rrjedh familja e shemidaitëve dhe Heferi nga i cili rrjedh familja e heferitëve. 33  Mirëpo Zelofehadi, biri i Heferit, nuk pati bij, por bija+ dhe emrat e vajzave të Zelofehadit+ ishin Mahla, Noa, Hogla, Milka dhe Tirza. 34  Këto ishin familjet e Manaseut, dhe të regjistruarit e tyre ishin 52.700 veta.+ 35  Këta ishin bijtë e Efraimit,+ sipas familjeve të tyre: Shutelahu+ nga i cili rrjedh familja e shutelahitëve, Bekeri nga i cili rrjedh familja e bekeritëve dhe Tahani nga i cili rrjedh familja e tahanitëve. 36  Shutelahut i lindi Erani nga i cili rrjedh familja e eranitëve. 37  Këto ishin familjet e bijve të Efraimit, dhe ata që u regjistruan ishin 32.500 veta.+ Këta ishin bijtë e Jozefit, sipas familjeve të tyre. 38  Bijtë e Beniaminit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Belahu+ nga i cili rrjedh familja e belahitëve, Ashbeli nga i cili rrjedh familja e ashbelitëve, Ahirami nga i cili rrjedh familja e ahiramitëve, 39  Shefufami nga i cili rrjedh familja e shufamitëve dhe Hufami nga i cili rrjedh familja e hufamitëve. 40  Bijtë e Belahut ishin Ardi dhe Namani:+ nga Ardi rrjedh familja e arditëve dhe nga Namani familja e namitëve. 41  Këta ishin bijtë e Beniaminit, sipas familjeve të tyre, dhe të regjistruarit e tyre ishin 45.600 veta.+ 42  Danit+ i lindi Shuhami* nga i cili rrjedhin shuhamitët. Këto ishin familjet e Danit, sipas familjeve të tyre. 43  Të gjitha familjet e shuhamitëve, ata që u regjistruan, ishin 64.400 veta.+ 44  Bijtë e Asherit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Imnahu nga i cili rrjedh familja e imnitëve, Ishvi nga i cili rrjedh familja e ishvitëve dhe Beriahu nga i cili rrjedh familja e beritëve. 45  Bijtë e Beriahut ishin: Heberi nga i cili rrjedh familja e heberitëve dhe Malkieli nga i cili rrjedh familja e malkielitëve. 46  E bija e Asherit quhej Sera. 47  Këto ishin familjet e bijve të Asherit, dhe ata që u regjistruan ishin 53.400 veta.+ 48  Bijtë e Neftalit,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Jahzeli nga i cili rrjedh familja e jahzelitëve, Guni nga i cili rrjedh familja e gunitëve, 49  Jeseri nga i cili rrjedh familja e jeseritëve dhe Shilemi nga i cili rrjedh familja e shilemitëve. 50  Këto ishin familjet e Neftalit, sipas familjeve të tyre, dhe të regjistruarit e tyre ishin 45.400 veta.+ 51  Në total, të gjithë të regjistruarit ishin 601.730 veta.+ 52  Pas kësaj Jehovai i tha Moisiut: 53  «Vendi duhet të ndahet midis tyre e t’u jepet si trashëgimi, në përpjesëtim me numrin e të regjistruarve.*+ 54  Grupeve më të mëdha duhet t’u japësh më shumë trashëgimi, dhe grupeve më të vogla duhet t’u japësh më pak.+ Trashëgimia duhet t’i jepet çdo grupi në përpjesëtim me numrin e të regjistruarve. 55  Gjithsesi, vendi duhet ndarë me short,+ dhe ata duhet ta marrin trashëgiminë sipas emrave të fiseve të tyre atërore. 56  Çdo trashëgimi do të përcaktohet me short dhe do të ndahet midis grupeve më të mëdha dhe grupeve më të vogla.» 57  Tani, ata që u regjistruan nga levitët,+ sipas familjeve të tyre, ishin: Gershoni nga i cili rrjedh familja e gershonitëve, Kehathi+ nga i cili rrjedh familja e kehathitëve dhe Merari nga i cili rrjedh familja e meraritëve. 58  Familjet e levitëve ishin këto: familja e libnitëve,+ familja e hebronitëve,+ familja e mahlitëve,+ familja e mushitëve+ dhe familja e korahitëve.+ Kehathit i lindi Amrami.+ 59  Gruaja e Amramit quhej Jokebeda+ dhe ishte e bija e Levit, që i lindi Levit në Egjipt. Ajo i lindi Amramit Aronin, Moisiun dhe motrën e tyre, Miriamin.+ 60  Pastaj Aronit i lindi Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.+ 61  Por Nadabi dhe Abihu vdiqën ngaqë paraqitën zjarr të paligjshëm para Jehovait.+ 62  Në total, numri i të regjistruarve ishte 23.000 veta, të gjithë meshkujt njëmuajsh e lart.+ Ata nuk u regjistruan bashkë me izraelitët e tjerë,+ sepse nuk do të merrnin trashëgimi mes tyre.+ 63  Këta ishin ata që regjistruan Moisiu dhe prifti Eleazar kur bënë regjistrimin e izraelitëve në rrafshinat e shkreta të Moabit, afër Jordanit, pranë Jerikosë. 64  Mirëpo, mes tyre nuk kishte asnjë nga ata që regjistroi Moisiu dhe prifti Aron kur bënë regjistrimin e izraelitëve në shkretëtirën e Sinait,+ 65  sepse Jehovai kishte thënë prerazi për ta: «Ata do të vdesin në shkretëtirë.»+ Kështu, prej tyre nuk kishte mbetur asnjë përveç Kalebit, birit të Jefunehut, dhe Josiut, birit të Nunit.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «hapi gojën».
Te Zn 46:23 quhet «Hushim».
Ose «sipas listës së emrave».