Numrat 29:1-40

  • Rregullat për blatime të ndryshme (1-40)

    • Dita e buçitjes së trumbetave (1-6)

    • Dita e Shlyerjes (7-11)

    • Festa e Kasolleve (12-38)

29  Dhe ditën e parë të muajit të shtatë duhet të mbani një asamble të shenjtë. Mos bëni asnjë punë të lodhshme.+ Atë ditë duhet t’u bini trumbetave.+  Do të paraqitni si blatim të djegur me aromë të këndshme* për Jehovain 1 dem të ri, 1 dash dhe 7 qengja meshkuj njëvjeçarë,* të gjithë të shëndetshëm.  Si blatimin e tyre në drithë prej mielli të bluar imët e të përzier me vaj, do të paraqitni tri të dhjetat e një efe për demin, dy të dhjetat e një efe për dashin,  një të dhjetën e një efe për secilin nga shtatë qengjat meshkuj,  si edhe një kec mashkull si blatim për mëkatin, që të bëni shlyerjen për veten.  Do t’i paraqitini këto përveç blatimit të djegur mujor dhe blatimit të tij në drithë,+ blatimit të djegur të rregullt dhe blatimit të tij në drithë,+ bashkë me blatimet e tyre në pije,+ sipas rregullave të caktuara, si aromë të këndshme,* si blatim të bërë me zjarr për Jehovain.  Ditën e 10-të të muajit të shtatë duhet të mbani një asamble të shenjtë+ dhe të mundoni veten.* Mos bëni asnjë punë.+  Do të paraqitni si blatim të djegur për Jehovain, si aromë të këndshme,* 1 dem të ri, 1 dash dhe 7 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm.+  Si blatimin e tyre në drithë prej mielli të bluar imët e të përzier me vaj, do të paraqitni tri të dhjetat e një efe për demin, dy të dhjetat e një efe për dashin 10  dhe një të dhjetën e një efe për secilin nga shtatë qengjat meshkuj. 11  Do të paraqitni edhe një kec si blatim për mëkatin, përveç blatimit për mëkatin për të bërë shlyerjen,+ blatimit të djegur të rregullt bashkë me blatimin e tij në drithë dhe blatimet e tyre në pije. 12  Ditën e 15-të të muajit të shtatë duhet të mbani një asamble të shenjtë. Mos bëni asnjë punë të lodhshme dhe për shtatë ditë kremtoni një festë për Jehovain.+ 13  Do të paraqitni si blatim të djegur,+ një blatim të bërë me zjarr si aromë të këndshme* për Jehovain, 13 dema të rinj, 2 desh dhe 14 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm.+ 14  Si blatimin e tyre në drithë prej mielli të bluar imët e të përzier me vaj, do të paraqitni tri të dhjetat e një efe për secilin nga 13 demat, dy të dhjetat e një efe për secilin nga 2 deshtë 15  dhe një të dhjetën e një efe për secilin nga 14 qengjat. 16  Do të paraqitni edhe një kec si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+ 17  Ditën e 2-të do të paraqitni 12 dema të rinj, 2 desh dhe 14 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm,+ 18  blatimin e tyre në drithë dhe blatimet në pije për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 19  si edhe një kec si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimeve të tyre në pije.+ 20  Ditën e 3-të do të paraqitni 11 dema, 2 desh dhe 14 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm,+ 21  blatimin e tyre në drithë dhe blatimet në pije për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 22  si edhe një cjap si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+ 23  Ditën e 4-t do të paraqitni 10 dema, 2 desh dhe 14 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm,+ 24  blatimin e tyre në drithë dhe blatimet në pije për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 25  si edhe një kec si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+ 26  Ditën e 5-të do të paraqitni 9 dema, 2 desh dhe 14 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm,+ 27  blatimin e tyre në drithë dhe blatimet në pije për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 28  si edhe një cjap si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+ 29  Ditën e 6-të do të paraqitni 8 dema, 2 desh dhe 14 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm,+ 30  blatimin e tyre në drithë dhe blatimet në pije për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 31  si edhe një cjap si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimeve të tij në pije.+ 32  Ditën e 7-të do të paraqitni 7 dema, 2 desh dhe 14 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm,+ 33  blatimin e tyre në drithë dhe blatimet në pije për demat, deshtë dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 34  si edhe një cjap si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+ 35  Ditën e 8-të duhet të mbani një asamble solemne. Mos bëni asnjë punë të lodhshme.+ 36  Do të paraqitni si blatim të djegur, një blatim të bërë me zjarr si aromë të këndshme* për Jehovain, 1 dem, 1 dash dhe 7 qengja meshkuj njëvjeçarë, të gjithë të shëndetshëm,+ 37  blatimin e tyre në drithë dhe blatimet në pije për demin, dashin dhe qengjat, sipas numrit të tyre, në përputhje me rregullat e caktuara, 38  si edhe një cjap si blatim për mëkatin, përveç blatimit të djegur të rregullt, blatimit të tij në drithë dhe blatimit të tij në pije.+ 39  Këto do t’i paraqitni para Jehovait në festat tuaja stinore,+ përveç blatimeve të zotimit+ dhe blatimeve vullnetare+ në formën e blatimeve të djegura,+ e blatimeve në drithë,+ e blatimeve në pije+ dhe të flijimeve në bashkësi.’»+ 40  Moisiu u tha izraelitëve të gjitha ato që i kishte urdhëruar Jehovai.

Shënimet

Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Ose «motakë».
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
«Të mundosh veten» në përgjithësi mendohet se ka të bëjë me forma të ndryshme të vetëmohimit, përfshirë agjërimin.
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».
Ose «pajtuese; qetësuese». Fjalë për fjalë «çlodhëse».