Numrat 34:1-29
34 Pastaj Jehovai i foli përsëri Moisiut:
2 «Jepu izraelitëve këto udhëzime: ‘Kur të hyni në Kanan,+ ky është vendi që do të merrni si trashëgimi, po, Kanani sipas kufijve të tij:+
3 Kufiri jugor do të fillojë nga shkretëtira e Zinit, përgjatë Edomit, e pastaj në lindje, do të shkojë deri në skajin e Detit të Kripur.*+
4 Kufiri do të kthejë drejtim që të kalojë në jug të së përpjetës së Akrabimit,+ do të vazhdojë nëpër Zin, dhe skaji më jugor do të jetë në jug të Kadesh-Barneas.+ Pastaj do të shtrihet drejt Hazar-Adarit+ e do të vazhdojë për në Azmon.
5 Në Azmon kufiri do të kthejë drejt vadit* të Egjiptit dhe do të mbarojë në Det.*+
6 Kufiri perëndimor do të jetë bregu i Detit të Madh.* Ky do të jetë kufiri juaj në perëndim.+
7 Kufiri verior do të jetë ky: do ta caktoni nga Deti i Madh deri në malin e Horit.*
8 Nga mali i Horit kufiri do të shkojë deri në Lebo-Hamath*+ dhe do të mbarojë në Zedad.+
9 Pastaj kufiri do të vazhdojë drejt Zifronit dhe do të mbarojë në Hazar-Enan.+ Ky do të jetë kufiri juaj në veri.
10 Pastaj kufirin tuaj në lindje do ta caktoni nga Hazar-Enani deri në Shefam.
11 Kufiri do të shtrihet nga Shefami deri në Riblah, në lindje të Ainit, dhe do të zbresë nëpër shpatet lindore të detit të Kineretit.*+
12 Pastaj do të shtrihet përgjatë Jordanit dhe do të mbarojë në Detin e Kripur.+ Ky do të jetë vendi juaj+ dhe kufijtë e tij përreth.’»
13 Kështu Moisiu u dha këto udhëzime izraelitëve: «Ky është vendi që do të ndani me short midis jush si zotërim,+ ashtu si ka urdhëruar Jehovai për nëntë fise e gjysmë,
14 sepse fisi i Rubenit, sipas shtëpive të tyre atërore, fisi i Gadit, sipas shtëpive të tyre atërore, dhe gjysma e fisit të Manaseut, tashmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre.+
15 Këto dy fise e gjysmë tashmë e kanë marrë trashëgiminë e tyre në lindje të rajonit të Jordanit, përballë Jerikosë, andej nga lind dielli.»+
16 Jehovai i tha akoma Moisiut:
17 «Burrat që do të ndajnë vendin për ju, janë prifti Eleazar+ dhe Josiu,+ biri i Nunit.
18 Do të merrni edhe një prijës nga çdo fis që t’ju ndihmojnë të ndani vendin.+
19 Emrat e tyre janë: Kalebi,+ biri i Jefunehut, nga fisi i Judës;+
20 Shemueli, biri i Amihudit, nga bijtë e fisit të Simeonit;+
21 Elidadi, biri i Kislonit, nga fisi i Beniaminit;+
22 Buki, biri i Joglit, prijës nga bijtë e fisit të Danit;+
23 Hanieli, biri i Efodit, për bijtë e Jozefit,+ prijës nga bijtë e fisit të Manaseut;+
24 Kemueli, biri i Shiftanit, prijës nga bijtë e fisit të Efraimit;+
25 Elizafani, biri i Parnakut, prijës nga bijtë e fisit të Zabulonit;+
26 Paltieli, biri i Azanit, prijës nga bijtë e fisit të Isaharit;+
27 Ahihudi, biri i Shelomit, prijës nga bijtë e fisit të Asherit+
28 dhe Pedaheli, biri i Amihudit, prijës nga bijtë e fisit të Neftalit.»+
29 Këta janë burrat që Jehovai i urdhëroi t’u ndanin tokat izraelitëve në vendin e Kananit.+
Shënimet
^ Domethënë, Detit të Vdekur.
^ Shih Fjalorthin.
^ Domethënë, në Detin e Madh, në Mesdhe.
^ Domethënë, i Mesdheut.
^ Nuk dihet me siguri cilit mal i referohet. Ndoshta ishte një nga majat e larta të vargmalit të Libanit.
^ Ose «hyrje të Hamathit».
^ Domethënë, të liqenit të Genesaretit ose të detit të Galilesë.