Proverbat 1:1-33
1 Proverbat e Solomonit,+ birit të Davidit,+ mbretit të Izraelit:+
2 për të fituar* mençuri,+ për të njohur ç’është disiplina,*për të kuptuar thëniet e mençura,
3 për të pranuar disiplinën+ që jep gjykim të thellë,drejtësi,+ gjykim të shëndoshë*+ dhe ndershmëri,*
4 për t’u dhënë të papërvojëve mendjemprehtësi,+për t’u dhënë të rinjve njohuri dhe aftësi për të menduar mirë.+
5 I mençuri dëgjon dhe mëson më shumë.+Një njeri me mend kërkon udhëheqje të mençur*+
6 për të kuptuar proverba dhe thënie të koklavitura,*gjëegjëzat dhe fjalët e të mençurve.+
7 Të kesh nderim të thellë për Jehovain,* është hapi i parë drejt njohurisë.*+
Vetëm të marrët e përbuzin mençurinë dhe disiplinën.+
8 Biri im, vërja veshin disiplinës së atit tënd,+dhe mos i braktis mësimet* e nënës sate.+
9 Ato janë një kurorë e bukur lulesh për kokën tënde,+një stoli e çmuar për qafën tënde.+
10 Biri im, nëse mëkatarët përpiqen të të tundojnë, mos prano.+
11 Nëse të thonë:
«Hajde me ne, të ngremë prita për të derdhur gjak,
të fshihemi që të sulmojmë për qejf viktima të pafajshme,
12 t’i gëlltitim të gjallë, siç gëlltit Varri,*t’i gëlltitim krejt, si ata që përfundojnë në gropë,
13 t’i grabitim të gjitha gjërat e tyre të çmuarae t’i mbushim shtëpitë tona me plaçkë,
14 po, hajde me ne,*e ç’të vjedhim, do ta ndajmë bashkë»,*
15 ti, biri im, mos shko pas tyre.
Mbaji larg këmbët nga shtegu i tyre,+
16 sepse këmbët e tyre sulen drejt së ligës;ata turren për të derdhur gjak.+
17 Sigurisht është e kotë t’u vësh zogjve rrjetë përpara syve.
18 Ja pse ata zënë pusí për të derdhur gjake rrinë fshehur për të marrë jetë njerëzish.
19 Këto janë udhët e atyre që kërkojnë fitime të pandershme,të cilat në fund ua marrin jetën atyre që i shtien në dorë.+
20 Mençuria e vërtetë+ thërret rrugës,+
në sheshe e ngre zërin vazhdimisht.+
21 Në kryqëzimet* e rrugëve të rrahura thërret,
në hyrjet e portave të qytetit thotë:+
22 «O të papërvojë, deri kur do ta doni mungesën e përvojës?
O tallës, deri kur do të kënaqeni me talljet?
O të marrë, deri kur do ta urreni njohurinë?+
23 Vërjani veshin korrigjimit tim dhe ktheni rrugë,+
dhe atëherë do të derdh frymën time mbi jue do t’ju tregoj fjalët e mia.+
24 Unë thirra, por ju i mbyllët veshët vazhdimisht,unë e shtriva dorën, por askush nuk kushtoi vëmendje.+
25 Ju i shpërfillët vazhdimisht gjithë këshillat e miadhe e hodhët poshtë korrigjimin tim.
26 Prandaj unë do të qesh kur t’ju bjerë ndonjë e zezë,do t’ju vë në lojë kur të vijë ajo që ju tmerron,+
27 kur ajo që ju tmerron të vijë si stuhi,kur të zezat t’ju vijnë si furtunëdhe kur t’ju zënë hallet e ankthet.
28 Atëherë këta do të më thërrasin pa pushim, por s’do të përgjigjem;do të më kërkojnë me ngulm, por s’do të më gjejnë,+
29 sepse e urryen njohurinë+dhe nuk zgjodhën të nderonin thellësisht Jehovain.+
30 Nuk i pranuan këshillat e miadhe gjithë korrigjimet e mia i përbuzën.
31 Prandaj do të vuajnë pasojat* e udhëve të tyre+e do të mbyten nga intrigat* e tyre.
32 Rebelimi do t’ua hajë kokën të papërvojëve,dhe moskokëçarja* do t’i shkatërrojë të marrët.
33 Por ai që më dëgjon, do të jetojë i sigurt,+pa frikë në zemër se mos i ndodh ndonjë e keqe.»+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «për të njohur».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «të drejtë».
^ Ose «paanshmëri».
^ Ose «drejtim nga një person i aftë».
^ Ose «dhe një tregim alegorik».
^ Fjalë për fjalë «Frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «fillimi i njohurisë».
^ Ose «ligjet».
^ Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «lidhe shortin tënd me ne».
^ Ose «do të kemi një çantë (torbë) të vetme».
^ Fjalë për fjalë «Në krye».
^ Fjalë për fjalë «do të hanë frytin».
^ Ose «komplotet; planet».
^ Ose «vetëkënaqësia; indiferentizmi».