Proverbat 10:1-32

  • Biri i mençur, gëzim i babait të vet (1)

  • Duart e palodhura të pasurojnë (4)

  • Në fjalët e shumta nuk mungojnë fajet (19)

  • Bekimi i Jehovait të bën të pasur (22)

  • Nderimi i thellë për Jehovain të zgjat jetën (27)

10  Proverbat e Solomonit.+ Biri i mençur është gëzimi i babait të vet,+kurse biri i pamend është hidhërimi i nënës së vet.   Thesaret e fituara me ligësi nuk sjellin asnjë dobi,por drejtësia të shpëton nga vdekja.+   Jehovai nuk do të lejojë që të drejtët të vuajnë urie,+dhe të ligjve nuk do t’ua plotësojë dëshirat e pangopura.   Duart dembele të varfërojnë,+kurse duart e palodhura të pasurojnë.+   Ai bir që e mbledh prodhimin gjatë verës, vepron me mend,kurse ai bir që fle thellë gjatë të korrave, e turpëron veten.+   Bekimet prehen mbi kokën e të drejtëve,+por në gojën e të ligjve fshihen qëllime të dhunshme.   Emri i mirë* i të drejtëve e ka hak bekimin,+por emri i të ligjve do të tretet.+   Kush është i mençur, do t’i pranojë udhëzimet,*+por kush flet marrëzisht, do të nëpërkëmbet.+   Kush ecën me integritet,* do të ecë i sigurt,+por kush vepron me dredhi, ka për t’u zbuluar.+ 10  Kush e shkel syrin tinëzisht, shkakton hidhërim,+dhe kush flet marrëzisht, do të nëpërkëmbet.+ 11  Goja e të drejtëve është burim jete,+por në gojën e të ligjve fshihen qëllime të dhunshme.+ 12  Urrejtja ndez grindje,por dashuria i mbulon* të gjitha fajet.+ 13  Në buzët e njeriut me aftësi dalluese ka mençuri,+por shkopi është për kurrizin e njeriut pa gjykim të mirë.*+ 14  Të mençurit e ruajnë si thesar njohurinë,+kurse goja e të pamendëve e kërkon vetë rrënimin.+ 15  Pasuria është* qytet i fortifikuar për pasanikët. Varfëria është rrënimi i fukarenjve.+ 16  Veprat e të drejtëve sjellin jetë,kurse veprat e të ligjve të çojnë në rrugën e mëkatit.+ 17  Ai që ia vë veshin disiplinës, të çon në shtegun e jetës,*por ai që e shpërfill korrigjimin, të çon në rrugë të shtrembër. 18  Kush e maskon urrejtjen e vet, thotë gënjeshtra,+dhe kush përhap thashetheme,* është i marrë. 19  Në fjalët e shumta nuk mungojnë fajet,+por kush u vë fre buzëve, vepron me maturi.+ 20  Gjuha e të drejtëve është si argjend i zgjedhur,+kurse zemra e të ligjve s’vlen për gjë. 21  Buzët e të drejtëve u prijnë* shumë vetave,+por të pamendët vdesin ngaqë u mungon gjykimi.+ 22  Bekimi i Jehovait të bën të pasur+dhe Ai nuk shton asnjë dhembje.* 23  Sjellja e turpshme është një lojë argëtuese për të marrin,por mençuria i përket njeriut me aftësi dalluese.+ 24  Të ligjve do t’u bjerë mbi kokë ajo që i tmerron,por të drejtëve do t’u plotësohen dëshirat.+ 25  Kur të kalojë stuhia, të ligjtë do të fshihen tej,+por themeli i të drejtëve është i patundur.+ 26  Porsi uthulla për dhëmbët dhe tymi për sytëështë përtaci për punëdhënësin e vet.* 27  Nderimi i thellë për Jehovain* të zgjat jetën,+kurse ditët e të ligjve do të shkurtohen.+ 28  Shpresa* e të drejtëve është burim gëzimi,+por shpresat e të ligjve do të shuhen.+ 29  Udha e Jehovait është kala për të paqortueshmit,+por për të ligjtë është rrënim.+ 30  Të drejtët s’kanë për të rënë kurrë,+kurse të ligjtë s’do të banojnë më në tokë.+ 31  Nga goja e të drejtëve del mençuri,*kurse gjuha e mbrapshtë do të pritet. 32  Buzët e të drejtëve e dinë ç’është e këndshme,por goja e të ligjve është e mbrapshtë.

Shënimet

Ose «Reputacioni».
Fjalë për fjalë «urdhërimet».
Ose «i fal».
Fjalë për fjalë «i mungon zemra».
Ose «Gjërat me vlerë janë».
Një mundësi tjetër «është në shtegun e jetës».
Ose «fjalë të liga; keqdashëse».
Ose «ushqejnë».
Ose «hidhërim; vështirësi».
Ose «për atë që e dërgon».
Fjalë për fjalë «Frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
Ose «Pritja».
Ose «fryti i mençurisë».