Proverbat 13:1-25
13 Një bir i mençur e pranon disiplinën e të atit,+por tallësi i mbyll veshët para qortimit.*+
2 Njeriu shijon të mira nga fryti i gojës së vet,*+por i pabesi* s’ka të ngopur me dhunë.
3 Kush e mban gojën,* e mbron jetën e vet,+por kush nuk u vë fre buzëve, do të rrënohet.+
4 Përtaci është lakmues i pangopur, e prapëseprapë s’ka asgjë,+por njeriu* i papërtuar kënaqet plotësisht.*+
5 I drejti i urren gënjeshtrat,+por veprimet e të ligut sjellin turp e çnderim.
6 Drejtësia e mbron atë që ecën në pafajësi,+por ligësia e shemb përdhe mëkatarin.
7 Dikush hiqet si i pasur, por s’ka gjë fare;+tjetri hiqet si i varfër, e megjithatë ka pasuri të madhe.
8 I pasuri e paguan shpërblesën* për të shpëtuar jetën,+por të varfrin nuk e kërcënon ky rrezik.*+
9 Drita e të drejtëve rrëzëllen,*+por llamba e të ligjve do të shuhet.+
10 Kur kalohen caqet me arrogancë, ndizet veçse grindje,+por mençuria u përket atyre që kërkojnë këshilla.*+
11 Pasuritë që fitohen shpejt e shpejt* do të shterojnë,+por pasuritë e atij që mbledh pak nga pak,* do të shtohen.
12 Pritja e zgjatur* e ligështon zemrën,+por dëshirat e realizuara janë pemë jete.+
13 Kush i përbuz udhëzimet,* e paguan shtrenjtë,+por kush i respekton urdhërimet, shpërblehet.+
14 Mësimet* e të mençurit janë burim jete;+ato të mbajnë larg kurtheve të vdekjes.
15 Kush ka gjykim të thellë, fiton pëlqimin e të tjerëve,por udha e të pabesëve është plot vështirësi.
16 Njeriu mendjemprehtë vepron sipas njohurisë,+por i marri e nxjerr sheshit marrëzinë e vet.+
17 Lajmëtari i lig sjell veç telashe,+por një i dërguar i besueshëm sjell shërim.+
18 Kush e shpërfill disiplinën, varfërohet dhe turpërohet,por kush e pranon ndreqjen,* merr lavdi.+
19 Dëshirat e realizuara e kënaqin shpirtin,*+por të marrët e urrejnë t’i largohen së keqes.+
20 Kush ecën me të mençurit, do të bëhet i mençur,+por atij që shoqërohet me të pamendët, do t’i shkojë keq.+
21 E keqja i ndjek këmba-këmbës mëkatarët,+kurse begatia i shpërblen të drejtët.+
22 Njeriu i mirë u lë trashëgimi nipërve dhe mbesave,kurse pasuritë e mëkatarit ruhen për të drejtët.+
23 Ara e të varfërve jep shumë ushqim,por atë mund ta përlajë* padrejtësia.
24 Kush ia kursen disiplinën* të birit, e urren,+por kush e do, nuk e lë pa disiplinuar.*+
25 I drejti ha sa i ngopet shpirti,+kurse i ligu mbetet me barkun bosh.+
Shënimet
^ Ose «korrigjimit».
^ Ose «i fjalëve të veta».
^ Ose «shpirti i të pabesit».
^ Ose «bën kujdes çfarë thotë».
^ Ose «shpirti».
^ Fjalë për fjalë «majmet».
^ Ose «çmimin». Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «nuk i kap veshi asnjë qortim».
^ Fjalë për fjalë «ngazëllon».
^ Ose «sugjerime; që konsultohen së bashku».
^ Fjalë për fjalë «që i mbledh me dorën e vet».
^ Ose «që fitohen prej kotësisë».
^ Ose «Shpresa e vonuar».
^ Ose «fjalët».
^ Ose «Ligjet».
^ Ose «korrigjimin».
^ Ose «e kënaqin njeriun».
^ Ose «ata mund t’i përlajë».
^ Ose «shkopin e disiplinës; ndëshkimin».
^ Një mundësi tjetër «e disiplinon pa u vonuar».