Proverbat 14:1-35

  • Zemra e njeh brengën e vet (10)

  • Udha që duket e drejtë mund të çojë në vdekje (12)

  • Naivët i besojnë çdo fjale (15)

  • Të shumtë janë miqtë e të pasurit (20)

  • Zemra e qetë është jetë për trupin (30)

14  Gruaja që është vërtet e mençur, e ndërton shtëpinë e saj,+kurse e marra e shemb me duart e veta.   Kush ecën me drejtësi,nderon thellësisht* Jehovain,por kush ndjek udhë hileqare,* e përbuz Atë.   Fjalët fodulle që dalin nga goja e të marrëve, janë si shkop ndëshkimi,por të mençurit gjejnë mbrojtje nga buzët e tyre.   Aty ku s’ka bagëti, grazhdi është i pastër,por të korrat janë të bollshme falë fuqisë së demit.   Dëshmitari i besueshëm nuk gënjen kurrë,kurse dëshmitari i rremë gënjen sa herë që hap gojën.+   Tallësi e kërkon mençurinë, por s’e gjen dot,kurse njeriu me aftësi për të kuptuar, e gjen kollaj njohurinë.+   Qëndroji larg të marrit,sepse nuk do të gjesh njohuri në buzët e tij.+   Falë mençurisë, mendjemprehti e kupton ku po shkon,por i pamendi mashtron veten* me marrëzinë e vet.+   Të marrëve u duket qesharake shlyerja e fajit,*+por të drejtët dëshirojnë të bëjnë paqe.* 10  Vetëm zemra e njeh brengën e vet,dhe asnjë i paftuar nuk e përjeton dot gëzimin e saj. 11  Shtëpia e të ligjve do të shkatërrohet,+por tenda e të drejtëve do të begatohet. 12  Është një udhë që njeriut i duket e drejtë,+por në fund ajo të çon në vdekje.+ 13  Edhe kur qesh, zemra mund të ndiejë dhembje,dhe gëzimi mund të përfundojë në hidhërim. 14  Kush ka zemër të pabesë, vuan pasojat e udhëve të veta,+por njeriu i mirë shijon shpërblimin e veprimeve të veta.+ 15  Naivët* i besojnë çdo fjale,por mendjemprehtët matin çdo hap që hedhin.+ 16  I mençuri është i kujdesshëm dhe e shmang të keqen,por i pamendi është kokëkrisur* dhe i beson tepër vetes. 17  Kush zemërohet shpejt, vepron marrëzisht,+por njeriu që mendohet mirë,* urrehet. 18  Naivët* trashëgojnë marrëzinë,por mendjemprehtët kurorëzohen me njohuri.+ 19  Njerëzit e këqij kanë për t’u gjunjëzuar para të mirëve,dhe të ligjtë në portat e të drejtëve. 20  Të shumtë janë miqtë e të pasurit,+por fukaranë e urrejnë madje edhe shokët e vet.+ 21  Kush e përbuz tjetrin,* mëkaton,por kush tregohet i dhembshur me të përvuajturin, është i lumtur.+ 22  A s’do të hyjnë në rrugë të shtrembër ata që thurin intriga? Por dashuria besnike dhe e vërteta* u përkasin atyre që dëshirojnë me zjarr të bëjnë mirë.+ 23  Çdo punë e palodhur sjell dobi,kurse fjalët e kota sjellin veç skamje.+ 24  Kurora e të mençurve është pasuria e tyre;por marrëzia e të pamendëve mbetet veçse marrëzi.+ 25  Dëshmitari i vërtetë shpëton jetë,kurse dëshmitari i rremë gënjen sa herë që hap gojën. 26  Nderimi i thellë për Jehovain* i jep shumë siguri njeriut+dhe në të do të gjejnë strehë fëmijët e tij.+ 27  Nderimi i thellë për Jehovain është burim jetedhe të largon nga kurthet e vdekjes. 28  Një popull i madh e madhështon mbretin,+por një sundimtar pa nënshtetas është i rrënuar. 29  Kush nuk zemërohet shpejt, është plot aftësi dalluese,+por kush është i paduruar, e tregon sheshit marrëzinë e tij.+ 30  Zemra e qetë është jetë* për trupin,kurse xhelozia* është kalbësirë për kockat.+ 31  Kush zhvat të përvuajturin, fyen Bërësin e tij,+por kush tregohet i dhembshur me të përvuajturin, i jep Atij lavdi.+ 32  I ligu rrënohet nga e keqja e vet,kurse i drejti gjen strehë tek integriteti* i tij.+ 33  Mençuria prehet qetësisht në zemrën e njeriut me mend,+por kur gjendet mes të marrëve, ajo mbahet me të madh. 34  Drejtësia e lartëson një komb,+kurse mëkati e çnderon një popull. 35  Mbreti kënaqet me shërbëtorin që vepron me mend,+por tërbohet me atë që vepron me pafytyrësi.+

Shënimet

Ose «dredharake».
Fjalë për fjalë «i frikësohet». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Një mundësi tjetër «i pamendi i mashtron të tjerët».
Ose «faji i tyre».
Ose «janë vullnetmirë».
Ose «Të papërvojët».
Ose «i tërbuar».
Ose «që ka aftësi për të menduar».
Ose «Të papërvojët».
Ose «të afërmin». Shih Fjalorthin.
Ose «besnikëria».
Fjalë për fjalë «Frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
Ose «shëndet».
Ose «smira».