Proverbat 18:1-24
18 Kush veçohet, rend pas dëshirave të veta egoiste;ai e përbuz* gjithë mençurinë praktike.
2 Të marrit nuk i pëlqen që të mësojë,*por preferon të flasë vetëm si ia pret mendja.+
3 Kur vjen i ligu, vjen edhe përçmimi,dhe me çnderimin, vjen edhe turpi.+
4 Fjalët e gojës së njeriut janë ujëra të thella,+dhe burimi i mençurisë është përrua që gurgullon.
5 Nuk është mirë t’i mbash anën të ligut,+as t’ia privosh drejtësinë të drejtit.+
6 Fjalët e të marrit sjellin sherre,+dhe goja e tij e kërkon vetë dajakun.+
7 Goja e vet e rrënon të marrin+dhe buzët i bëhen lak për jetën.
8 Fjalët e shpifësit* janë si kafshata të shijshme*+që gëlltiten e shkojnë drejt e në bark.+
9 Kush është përtac në punë,është vëlla me atë që sjell rrënim.+
10 Emri i Jehovait është kullë e fortë;+atje turret i drejti dhe gjen mbrojtje.*+
11 Pasuritë janë qytet i fortifikuar për pasanikët;në imagjinatën e tyre janë si një mur mbrojtës.+
12 Përpara rrëzimit vjen zemra fodulle,+dhe përulësia i prin lavdisë.+
13 Kush përgjigjet për një çështje para se ta dëgjojë,është i marrë dhe turpëron veten.+
14 Me zemër të fortë mund të përballohet sëmundja;+por kush mund t’i bëjë ballë zemrës së dërrmuar?*+
15 Zemra e njeriut që kupton, fiton njohuri,+dhe veshi i të mençurve përpiqet të gjejë njohuri.
16 Dhurata ia çel rrugën njeriut;+falë saj i ka dyert të hapura përpara të mëdhenjve.
17 Kush e parashtron i pari çështjen, duket se ka të drejtë,+derisa ndërhyn pala tjetër dhe e pyet fill e për pe.*+
18 Hedhja e shortit mbyll mosmarrëveshjet+dhe vendos mes* kundërshtarëve të fortë.
19 Është më e vështirë të zbutet një vëlla i fyerse të shtihet në dorë një qytet i fortifikuar,+e disa mosmarrëveshje janë si shulat e një fortese.+
20 Njeriu e mbush barkun me frytin e gojës së vet;*+ai ngopet me atë që nxjerrin buzët e tij.
21 Vdekja dhe jeta janë në dorë të gjuhës;+kush ka qejf ta përdorë, do të hajë frytet e saj.+
22 Kush gjen një grua të mirë, gjen një margaritar+dhe fiton pëlqimin* e Jehovait.+
23 I varfri flet me zë përgjërues,kurse i pasuri përgjigjet me vrazhdësi.
24 Ka shokë që janë gati ta bëjnë copë njëri-tjetrin,+por ka një mik që të bëhet vëlla e shkuar vëllait.*+
Shënimet
^ Ose «e hedh poshtë».
^ Ose «nuk do që të kuptojë».
^ Ose «si gjëra për t’u kapërdirë me babëzi».
^ Ose «e atij që merret me thashetheme».
^ Fjalë për fjalë «ngrihet lart», pra, ku nuk mund të arrihet, ku është i sigurt.
^ Ose «dëshpërimit të thellë?»
^ Ose «e heton fund e krye».
^ Fjalë për fjalë «ndan».
^ Ose «e fjalëve të veta».
^ Ose «miratimin».
^ Ose «më i afërt se një vëlla».