Proverbat 19:1-29
19 Më mirë të jesh i varfër dhe të ecësh me integritet,*+se të jesh i pamend dhe të thuash gënjeshtra.+
2 S’është mirë që njeriu të mos ketë njohuri,+dhe kush vepron rrëmbimthi,* mëkaton.
3 Marrëzia e vet ia shtrembëron udhën njeriut,dhe zemra e tij tërbohet me Jehovain.
4 Pasuritë afrojnë shumë shokë,por të varfrin e braktis edhe ai shok që ka.+
5 Dëshmitari i rremë do të ndëshkohet se s’bën,+dhe kush gënjen sa herë që hap gojën, s’do të shpëtojë.+
6 Shumë e kërkojnë pëlqimin e fisnikut*dhe të gjithë bëhen shokë me atë që jep dhurata.
7 Gjithë vëllezërit e vet e urrejnë të varfrin,+e aq më tepër i largohen miqtë!+
Ai i mbyt me kërkesa, por asnjëri s’i përgjigjet.
8 Kush fiton gjykim të mirë,* e do veten.+
Kujtdo që e çmon si thesar aftësinë dalluese, do t’i shkojë mbarë.+
9 Dëshmitari i rremë do të ndëshkohet se s’bën,dhe kush gënjen sa herë që hap gojën, do të marrë fund.+
10 Të marrit nuk i shkon për shtat të jetojë në luks,e aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat.+
11 Gjykimi i thellë me siguri ia ngadalëson zemërimin njeriut,+dhe sa bukur është ta anashkalojë* fyerjen.*+
12 Tërbimi i mbretit është si ulërima e luanit,*+por pëlqimi i tij është si vesa përmbi bar.
13 Një djalë i marrë i sjell telashe të atit,+dhe një bashkëshorte grindavece* është si çatia që pikon pa pushim.+
14 Shtëpia dhe pasuria janë trashëgimi nga etërit,por një grua e matur është dhuratë nga Jehovai.+
15 Përtacia sjell gjumë të thellë,dhe njeriu* i plogësht vuan për bukën e gojës.+
16 Kush i zbaton urdhërimet e Perëndisë, ruan jetën e vet,+por kush ecën me moskokëçarje në udhët e tij, do të vdesë.+
17 Kush i bën mirë të përvuajturit, i jep hua Jehovait,+dhe Ai do t’ia shpërblejë të mirën.+
18 Disiplinoje djalin tënd sa ka shpresë;+mos u bëj përgjegjës për vdekjen e tij.+
19 Njeriu gjaknxehtë do të ndëshkohet;mos i dil krah,* se do të të duhet ta bësh këtë sa e sa herë.+
20 Dëgjoje këshillën dhe pranoje disiplinën,+që të bëhesh i mençur në të ardhmen.+
21 Të shumta janë planet në zemrën e njeriut,por vetëm vullneti* i Jehovait do të triumfojë.+
22 Ajo që pëlqehet te njeriu, është dashuria besnike,+dhe më mirë të jesh i varfër se gënjeshtar.
23 Nderimi i thellë për Jehovain* të çon në jetë;+kush ka këtë nderim, do të pushojë i qetë e s’do ta gjejë asnjë e keqe.+
24 Përtaci e zhyt dorën në tasin e gostisë,por as që e merr mundimin ta çojë në gojë.+
25 Rrihe tallësin,+ që i papërvoji të bëhet mendjemprehtë,+dhe korrigjoje njeriun me mend, që t’i shtohet njohuria.+
26 Djali që keqtrajton babanë dhe përzë nënën e vet,sjell turp dhe çnderim.+
27 Biri im, nëse nuk ia vë më veshin disiplinës,ke për të dalë nga udha e njohurisë.
28 Dëshmitari i pavlerë tallet me drejtësinë,+dhe goja e të ligut e gëlltit me qejf të keqen.+
29 Tallësit i pret gjykimi,+dhe kurrizin e të marrëve, dajaku.+
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «nxiton me këmbët e tij».
^ Ose «e njeriut bujar».
^ Fjalë për fjalë «fiton zemër».
^ Fjalë për fjalë «ta kapërcejë».
^ Ose «fajin».
^ Ose «e një luani të ri me krifë».
^ Ose «zevzeke; që të ha shpirtin».
^ Ose «shpirti».
^ Ose «mos e mbro».
^ Ose «qëllimi; këshilla».
^ Fjalë për fjalë «Frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.