Proverbat 24:1-34
24 Mos i ki zili të ligjtë,dhe mos e dëshiro shoqërinë e tyre,+
2 sepse zemra e tyre mendon veç për dhunë,dhe buzët e tyre kurdisin të këqija.
3 Shtëpia ndërtohet* me mençuri+dhe bëhet e patundur me aftësi dalluese.
4 Falë njohurisë, dhomat e saj mbushenme lloj-lloj thesaresh të çmuara e të bukura.+
5 Njeriu i mençur ka forcë,+dhe falë njohurisë, njeriu bëhet edhe më i fortë.
6 Luftën bëje nën udhëheqje të mençur,*+sepse ku ka shumë këshilltarë, ka fitore.*+
7 Mençuria e vërtetë është e paarritshme për të marrin;+ai nuk ka asgjë për të thënë te porta e qytetit.
8 Ai që thur të liga,do të quhet mjeshtër intrigash.+
9 Intrigat e të marrit të çojnë në mëkat,dhe njerëzit e urrejnë tallësin.+
10 Po të shkurajohesh në ditë të keqe,*fuqia jote do të jetë e paktë.
11 Çliroji ata që po i shpien drejt vdekjes,dhe shpëtoji ata që janë buzë masakrës.+
12 Nëse thua: «Ne s’dinim gjë!»,a nuk e dallon Ai që shqyrton zemrat?*+
Po, Ai që të vëzhgon, do ta dijëdhe do ta shpërblejë secilin sipas veprave të veta.+
13 Biri im, ha mjaltë, sepse është i mirë;mjalti i hojeve ka shije të ëmbël.
14 Po ashtu, dije se mençuria është e mirë për ty.*+
Po ta gjesh, do të kesh të ardhme,dhe nuk do të të shuhen shpresat.+
15 O i pabesë, mos zër pusí afër shtëpisë së të drejtit,mos ia shkatërro vendin ku gjen prehje,
16 se edhe në rëntë i drejti shtatë herë, do të ngrihet përsëri,+kurse i ligu do të shembet përdhe nga të këqijat që do t’i bien.+
17 Mos gëzo kur armiku yt bie,dhe zemra jote të mos gëzohet kur ai rrëzohet.+
18 Përndryshe, Jehovai do ta shohë e nuk do t’i pëlqejë,dhe do ta largojë nga ai* zemërimin e vet.+
19 Mos u acaro* për shkak të të këqijve,e mos i ki zili të ligjtë,
20 sepse s’ka të ardhme për të këqijtë+dhe llamba e të ligjve do të shuhet.+
21 Biri im, ki nderim të thellë për Jehovain* dhe mbretin,+dhe mos u përziej me rebelët,*+
22 sepse shkatërrimi i tyre do të vijë befas.+
Kush e di ç’të zeza do t’u sjellin* mbi kokë?+
23 Edhe këto fjalë i përkasin të mençurit:
nuk është mirë të mbash anë kur gjykon.+
24 Popujt do ta mallkojnë dhe kombet do ta dënojnëatë që i thotë të ligut: «Ti je i drejtë.»+
25 Por atyre që e korrigjojnë,+do t’u dalë për mirë e do të bekohen me bollëk.+
26 Njerëzit do ta respektojnë* atë që përgjigjet me ndershmëri.*+
27 Vër në vijë punët që ke përjashta dhe bëj gati çdo gjë në arë,e pastaj ndërto shtëpinë* tënde.
28 Mos dëshmo kundër tjetrit* pa baza+dhe mos i përdor buzët për t’i mashtruar të tjerët.+
29 Mos thuaj: «Si ma bëri, ashtu do t’ia bëj.
Do t’ia kthej me të njëjtën monedhë.»*+
30 Kalova pranë arës së përtacit,+pranë vreshtit të atij që nuk ka gjykim të mirë.*
31 Vura re se e kishin mbytur barërat e këqija;toka ishte mbuluar me hithradhe muri prej guri ishte shembur.+
32 Teksa e shihja, fillova të mendoja,e nga sa pashë, nxora këtë mësim:*
33 fli edhe pak, dremit edhe pak,rri edhe pak duarkryq për të pushuar,
34 dhe varfëria do të të vijë si kusar,skamja, si një burrë i armatosur.+
Shënimet
^ Ose «Familja forcohet».
^ Ose «nën drejtimin e një këshilluesi të aftë».
^ Ose «sukses; shpëtim».
^ Ose «në kohë të vështira».
^ Ose «motivet?»
^ Ose «është e ëmbël për shpirtin tënd».
^ Domethënë, armiku.
^ Ose «Mos u nxeh».
^ Fjalë për fjalë «frikësoju Jehovait». Shih Fjalorthin.
^ Ose «me ata që duan të sjellin ndryshime».
^ Domethënë, Jehovai dhe mbreti.
^ Fjalë për fjalë «do t’i puthin buzët».
^ Një mundësi tjetër «Një përgjigje e drejtpërdrejtë është si një puthje».
^ Ose «ngri familjen».
^ Ose «të afërmit». Shih Fjalorthin.
^ Ose «Kam për t’i larë hesapet me të».
^ Fjalë për fjalë «i mungon zemra».
^ Fjalë për fjalë «pranova disiplinën».