Proverbat 25:1-28
25 Edhe këto janë proverbat e Solomonit,+ të cilat i kopjuan* njerëzit e Hezekisë,+ mbretit të Judës:
2 Është lavdi për Perëndinë ta mbajë të fshehtë një çështje,+dhe lavdi për mbretërit ta hetojnë fund e krye një çështje.
3 Siç janë qiejt të lartë dhe toka e thellë,edhe zemra e mbretërve është e pahetueshme.
4 Hiqja zgjyrën argjendit,dhe do të rafinohet plotësisht.+
5 Hiqe të ligun nga prania e mbretit,dhe froni i tij do t’i ketë themelet të patundura në drejtësi.+
6 Mos e ndero veten përpara mbretit+dhe mos zër vend mes të mëdhenjve,+
7 sepse është më mirë të të thotë:
«Ngjitu këtu!», sesa të të poshtërojë në sy të fisnikëve.+
8 Mos u nxito të ngresh një çështje ligjore,sepse ç’do të bësh në fund, nëse tjetri* ta nxin faqen?+
9 Zgjidhe çështjen me të,+por mos trego atë që të tha në mirëbesim,*+
10 përndryshe ai që do ta dëgjojë çështjen tënde, do të të turpërojë,dhe fjalët e këqija* që përhape, s’do t’i tërheqësh dot më.
11 Një fjalë e thënë në kohën e duhur,+është si mollë të arta në enë argjendi.*
12 Si një vath i artë dhe si një zbukurim floriri për veshin që e dëgjon,është ai që korrigjon me mençuri.+
13 Porsi ftohtësia e borës në ditën e korrjes,është një lajmëtar i besueshëm për atë që e dërgon,sepse i sjell freskim zotërisë së vet.+
14 Njeriu që mburret për një dhuratë që s’e jep kurrë,*+është si re dhe erë pa shi.
15 Me durim i mbushet mendja një komandanti,dhe gjuha e butë* mund të thyejë kocka.+
16 Nëse gjen mjaltë, ha aq sa të nevojitet,sepse po të hash tepër, ka mundësi që ta vjellësh.+
17 Vër këmbë rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd,që të mos i vish në majë të hundës e të të urrejë.
18 Njeriu që jep dëshmi të rreme kundër një tjetri,+është si topuz, si shpatë dhe si shigjetë e mprehtë.
19 Të mbështetesh në ditë të vështirë te një njeri që s’i zihet besë*është si të hash me një dhëmb të thyer e të ecësh me një këmbë të çalë.
20 Si një njeri që zhvishet në një ditë të acartëdhe si uthulla mbi sodë*është ai që i këndon këngë një zemre të trishtë.+
21 Nëse armiku yt* është i uritur, jepi bukë,e nëse është i etur, jepi ujë,+
22 sepse kështu do të grumbullosh thëngjij të ndezur mbi kokën e tij,*+dhe Jehovai do të të shpërblejë.
23 Era e veriut sjell rrebesh,dhe gjuha e gjatë* sjell fytyra të vrenjtura.+
24 Më mirë të banosh në qoshe të çatisë,se në të njëjtën shtëpi me një bashkëshorte grindavece.*+
25 Si uji i freskët për një shpirt* të lodhur,është lajmi i mirë nga një vend i largët.+
26 Si një burim i përbaltur dhe si një pus i prishurështë një njeri i drejtë që i nënshtrohet të ligut.*
27 Nuk është mirë të hash tepër mjaltë,+dhe të kërkosh lavdinë e vetes nuk është lavdi.+
28 Njeriu që nuk e mban nën fre zemërimin,*+është si një qytet me mure të çara.
Shënimet
^ Ose «i përpiluan».
^ Ose «i afërmi yt». Shih Fjalorthin.
^ Ose «në konfidencë; sekretet e të tjerëve».
^ Ose «thashetheme dashakeqe».
^ Ose «enë të gdhendur argjendi».
^ Fjalë për fjalë «dhuratë të gënjeshtërt».
^ Ose «një fjalë e ëmbël».
^ Një mundësi tjetër «i pabesë».
^ Ose «alkal».
^ Fjalë për fjalë «ai që të urren».
^ Domethënë, do t’ia zbutësh zemrën dhe do t’ia shkrish ashpërsinë.
^ Ose «kush merret me thashetheme».
^ Ose «zevzeke; që të ha shpirtin».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «bën kompromis me të ligun». Fjalë për fjalë «lëkundet përpara».
^ Ose «frymën e vet».