Proverbat 26:1-28

  • Përshkruhen përtacët (13-16)

  • Rri larg sherrit të tjetrit (17)

  • Shmangi rrengjet (18, 19)

  • Pa dru, s’ka zjarr (20, 21)

  • Fjalët e shpifësit janë si kafshata të shijshme (22)

26  Ashtu si bora nuk i shkon beharit e as shiu të korrave,kështu edhe lavdia nuk i shkon për shtat të pamendit.+   Siç ka arsye një zog i vogël të ikë vrik dhe dallëndyshja të fluturojë tutje,edhe mallkimi nuk të zë pa një arsye të vërtetë.*   Freri është për kalin, thupra për gomarin,+dhe shkopi për kurrizin e të pamendit.+   Mos iu përgjigj të marrit sipas marrëzisë së tij,që të mos ulesh në të njëjtin nivel.*   Por kur t’i përgjigjesh të marrit, merr parasysh marrëzinë e tij,që të mos i duket vetja i mençur.+   Ai që i lë punët në dorë të të pamendit,është si një njeri që sakaton këmbët e veta dhe i bën dëm vetes.*   Proverbi në gojën e të pamenditështë si këmbët e ligshta e të çala.+   T’i japësh lavdi të pamendit+është si të mbërthesh një gur në hobé.   Proverbi në gojën e të pamenditështë si gjembaçi në dorën e pijanecit. 10  Kush punëson të pamendin a këdo që gjen rrugës,është si një harkëtar që plagos kë t’i dalë përpara.* 11  I pamendi kthehet te marrëzia e vetsi një qen që kthehet tek e vjella e vet.+ 12  A ke parë dikë që i duket vetja i mençur?+ Ka më shumë shpresë për budallanë, se për të. 13  Përtaci thotë: «Është një luan i ri në rrugë,një luan në mes të sheshit.»+ 14  Si dera që sillet vazhdimisht rreth boshtit të saj,*kështu sillet edhe përtaci në shtratin e tij.+ 15  Përtaci e zhyt dorën në tasin e gostisë,por është tepër i lodhur ta çojë në gojë.+ 16  Përtaci mendon se është më i mençurse shtatë veta që japin një përgjigje me mend. 17  Një kalimtar që tërbohet për* sherrin e tjetrit,është si një njeri që e kap qenin për veshësh.+ 18  Si një i çmendur që qëllon me heshta të zjarrta dhe shigjeta vdekjeprurëse, 19  është njeriu që ia punon tjetrit* dhe thotë: «Po bëja shaka!»+ 20  Ku s’ka dru, zjarri fashitet,dhe ku s’ka shpifës, sherri shuhet.+ 21  Njeriu grindavec ndez sherrin+siç ndez qymyri prushin dhe druri zjarrin. 22  Fjalët e shpifësit* janë si kafshata të shijshme*që gëlltiten e shkojnë drejt e në bark.+ 23  Si një copë qeramike veshur me argjend,janë fjalët e përzemërta* nga një zemër e ligë.+ 24  Kush ushqen urrejtje për të tjerët, shtiret me buzët e veta,por zemrën e ka plot hipokrizi. 25  Edhe pse flet gjithë ëmbëlsi, mos i beso,sepse zemrën e ka kryekëput të ligë.* 26  Ndonëse e mbulon urrejtjen me hipokrizi,ligësia e tij do të dalë sheshit në kongregacion. 27  Kush hap një gropë, do të bjerë vetë brenda,dhe kush rrokullis një gur, do t’i bjerë vetë mbi kokë.+ 28  Gjuha gënjeshtare i urren ata që ka lënduar,dhe goja lajkatare sjell rrënim.+

Shënimet

Një mundësi tjetër «edhe një mallkim i pamerituar nuk të zë».
Ose «që të mos bëhesh edhe ti si ai».
Fjalë për fjalë «pi dhunë».
Ose «që plagos këdo».
Ose «që lëviz vazhdimisht në menteshat e saj».
Një mundësi tjetër «që përzihet në».
Ose «të afërmit». Shih Fjalorthin.
Ose «e atij që merret me thashetheme».
Ose «si gjëra për t’u kapërdirë me babëzi».
Fjalë për fjalë «buzët e zjarrta».
Ose «sepse në zemër ka shtatë gjëra të pështira».