Proverbat 30:1-33
30 Fjalët dhe mesazhi me peshë i Agurit, birit të Jakehut, drejtuar Ithielit dhe Ukalit.
2 Unë jam më i paditur se kushdo tjetër+e nuk kam aftësi për të kuptuar, siç duhet të ketë njeriu.
3 Nuk kam fituar mençuridhe nuk kam njohurinë e Më të Shenjtit.
4 Kush u ngjit në qiell dhe zbriti prapë?+
Kush e mblodhi erën në grushtet e veta?
Kush i mbështolli ujërat me mantel?+
Kush i themeloi* gjithë skajet e tokës?+
Cili është emri i tij dhe emri i të birit, nëse e di?
5 Çdo fjalë e Perëndisë është e kulluar.+
Ai është mburojë për ata që gjejnë strehë tek ai.+
6 Mos u shto asgjë fjalëve të tij,+përndryshe do të të korrigjojë, e ti do të dalësh gënjeshtar.
7 O Perëndi, dy gjëra kam kërkuar nga ti;mos m’i moho para se të vdes.
8 Largoji nga unë mashtrimet dhe gënjeshtrat.+
Mos më jep as varfëri, as pasuri;më lër të ha aq sa më nevojitet,+
9 që të mos ngopem e pastaj të të mohoj e të them: «Kush është Jehovai?»+
As mos lejo që të varfërohem e të vjedh dhe të çnderoj* emrin e Perëndisë tim.
10 Mos shpif për një shërbëtor tek i zoti,përndryshe ai do të të mallkojë, e ti do të dalësh fajtor.+
11 Ka nga ata* që mallkojnë babanëe që nuk bekojnë nënën.+
12 Ka nga ata që u duket vetja të kulluar,+por që nuk janë pastruar as nga fëlliqësia* e vet.
13 Ka nga ata që i kanë sytë tepër fodullë,që i kanë sytë plot arrogancë.+
14 Ka nga ata që i kanë dhëmbët si shpata,që i kanë nofullat si thika;
ata i përpijnë të përvuajturit e tokësdhe të varfrit e njerëzimit.+
15 Shushunjat kanë dy bija që bërtasin: «Më jep! Më jep!»
Tri gjëra s’kanë të ngopur,madje katër nuk thonë kurrë: «Mjaft!»
16 —Varri*+ dhe barku shterp,toka e zhuritur dhe zjarri që s’thotë kurrë: «Mjaft!»
17 Syrin e atij që tallet me babanë dhe që ka zët t’i bindet nënës,+do ta nxjerrin korbat e luginës*dhe do ta hanë zogjtë e shqiponjave.+
18 Tri gjëra janë të pakapshme* për mua,madje katër nuk i kuptoj:
19 si fluturon shqiponja në qiej,si rrëshqet gjarpri në shkëmb,si lundron anija në det të hapurdhe si sillet një burrë kur është me një vajzë.
20 Ja si sillet një kurorëshkelëse:
ha, fshin buzët dhe pastaj thotë:
«S’kam bërë asnjë të keqe.»+
21 Tri gjëra e shkundin tokën,madje katër gjëra ajo s’i duron dot:
22 kur skllavi sundon si mbret,+kur i marri dendet me ushqim,
23 kur një grua të urryer* e marrin për nusedhe kur një shërbëtore i zë* vendin zonjës së saj.+
24 Katër krijesa janë më të voglat e tokës,por janë instinktivisht të mençura:*+
25 milingonat nuk janë krijesa të forta,*e megjithatë e bëjnë gati ushqimin në verë.+
26 Lepujt e shkëmbinjve*+ nuk janë krijesa të fuqishme,*e megjithatë e ngrenë shtëpinë në shkrepa.+
27 Karkalecat+ nuk kanë mbret,e megjithatë të gjithë dalin në formacion luftimi.*+
28 Gekoja*+ ngjitet pas muritdhe hyn në pallatin e mbretit.
29 Tre janë ata që ecin me madhështi,madje katër që lëvizin gjithë madhështi:
30 luani, më i fuqishmi ndër kafshët,që nuk zmbrapset para askujt,+
31 langoi, cjapi,dhe mbreti në krye të ushtrisë së vet.
32 Po ta kesh lartësuar veten nga budallallëku,+ose po të të ketë shkuar në mendje kjo,mbylle gojën e mos fol më,*+
33 sepse kur rrihet qumështi, del gjalpë,kur shtypet hunda, del gjak,dhe kush i fryn zemërimit, ndez sherr.+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «i ngriti».
^ Ose «të përdhos».
^ Fjalë për fjalë «një brez».
^ Fjalë për fjalë «jashtëqitja».
^ Ose «Sheoli», pra, varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «e vadit». Shih Fjalorthin.
^ Ose «janë tepër të mrekullueshme».
^ Ose «që s’e do njeri».
^ Ose «i rrëmben».
^ Ose «janë tejet të mençura».
^ Fjalë për fjalë «nuk janë një popull i fortë».
^ Fjalë për fjalë «nuk janë një popull i fuqishëm».
^ Ose «Hiraksët».
^ Ose «të ndarë në grupe».
^ Ose «Hardhuca e mureve».
^ Fjalë për fjalë «vëre dorën te goja».