Proverbat 4:1-27
4 Bijtë e mi, vërjani veshin disiplinës atërore,+kushtojini vëmendje, që të fitoni aftësi për të kuptuar,
2 sepse do t’ju jap udhëzime të mira.Mos i braktisni mësimet* e mia.+
3 Isha një bir i vërtetë për tim atë,+dhe veçanërisht i dashur për nënën time.+
4 Ai më mësonte e më thoshte: «Zemra jote t’i mbajë fort fjalët e mia.+
Zbatoji urdhërimet e mia dhe vazhdo të jetosh.+
5 Fito mençuri, fito aftësi për të kuptuar;+
mos i harro dhe mos i shpërfill fjalët e mia.
6 Mos e braktis mençurinë, dhe ajo do të të ruajë,
duaje, dhe do të të mbrojë.
7 Mençuria është gjëja më e rëndësishme,*+ prandaj fito mençuri,dhe ndër gjithë gjërat që fiton, fito aftësi për të kuptuar.+
8 Vlerësoje shumë mençurinë, dhe ajo do të të lartësojë;+
ajo do të të nderojë, sepse e ke pranuar krahëhapur.+
9 Do të të vërë në kokë një kurorë të hijshme lulesh,do të të stolisë me një kurorë bukurie.»
10 Dëgjoji, biri im, dhe pranoji fjalët e mia,dhe vitet e jetës sate do të bëhen të shumta.+
11 Unë do të të mësoj në udhën e mençurisë,+do të të prij në udhën e drejtësisë.+
12 Kur të ecësh, s’do të të pengohen hapat,dhe nëse vrapon, nuk do të të merren këmbët.
13 Rroke disiplinën e mos e lër të ikë,+
ruaje sepse do të thotë jetë për ty.+
14 Mos hyr në shtegun e të ligjvedhe mos ec në udhën e të këqijve.+
15 Qëndroji larg asaj udhe e mos u fut në të,+largohu prej saj dhe shmange,+
16 sepse të ligjtë nuk flenë dot po të mos bëjnë keq,
nuk i zë gjumi po të mos i bëjnë gropën tjetrit.
17 Ata ushqehen me bukën e ligësisëdhe pinë verën e dhunës.
18 Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit,që ndriçon gjithnjë e më shumë, derisa bëhet ditë e plotë.+
19 Udha e të ligjve është si terri,ja pse nuk e kuptojnë çfarë i pengon.
20 Biri im, kushtoju vëmendje fjalëve të mia,dëgjoji me kujdes* thëniet e mia.
21 Mos i humb nga sytëe ruaji thellë në zemër,+
22 sepse ato janë jetë për këdo që ua vë veshin+dhe shëndet për gjithë trupin.
23 Më shumë se çdo gjë tjetër ruaj zemrën,+sepse prej saj dalin burimet e jetës.
24 Flaki tej fjalët dredharake+dhe qëndroji sa më larg të folurit hileqar.
25 Sytë e tu duhet të shikojnë drejt përpara,po, nguli sytë drejt përpara teje.+
26 Sheshoje* rrugën ku vë këmbët,+dhe gjithë udhët e tua do të jenë të sigurta.
27 Mos ano as nga e djathta, as nga e majta.+
Largoji këmbët nga e keqja!