Proverbat 5:1-23
5 Biri im, kushtoji vëmendje mençurisë sime.
Më dëgjo me kujdes* tek të mësoj aftësinë dalluese,+
2 që të ruash aftësinë tënde për të menduar mirëdhe të mbrosh njohurinë e vërtetë me buzët e tua,+
3 sepse buzët e një gruaje të ulët* pikojnë si hoje mjalti,+dhe goja e saj është më ledhatuese se vaji.+
4 Por në fund ajo është e hidhur si pelini+dhe e mprehtë si një shpatë me dy tehe.+
5 Këmbët e saj zbresin në vdekje,
hapat e saj të çojnë drejt e në Varr.*
6 Ajo nuk mendon aspak për shtegun e jetës;
endet nëpër udhën e saj pa e ditur ku e çon.
7 Tani, biri im, më dëgjodhe mos ia kthe shpinën asaj që po them.
8 Qëndro sa më larg saje mos iu afro hyrjes së shtëpisë së saj,+
9 që të mos e humbasësh dinjitetin në sytë e të tjerëve+e të mos korrësh vite vuajtjesh;+
10 që pasurinë* tënde të mos e përpijnë të panjohurit+dhe mundi yt të mos shkojë për shtëpinë e një të huaji.
11 Përndryshe do të rënkosh kur jeta të të perëndojë,kur mishi dhe trupi të të treten+
12 e të thuash: «Sa e urreva disiplinën!
Sa e përçmoi zemra ime korrigjimin!
13 Nuk e dëgjova zërin e atyre që më këshillonin,as u kushtova vëmendje atyre që më mësonin.
14 Jam buzë shkatërrimit të plotëpërpara gjithë kongregacionit.»*+
15 Pi ujë vetëm nga sterna* jotedhe ujë të freskët* vetëm nga pusi yt.+
16 Pse të derdhen jashtë krojet e tua,rrëketë e tua të ujit nëpër sheshe?!+
17 Le të jenë vetëm për tydhe jo për të panjohurit.+
18 I bekuar qoftë burimi yt*dhe gëzofsh me gruan e rinisë sate,+
19 me drenushën e dashur, sorkadhen* e hijshme!+
Gjinjtë e saj të kënaqshin* gjithë kohës!
Nga dashuria e saj qofsh përherë i magjepsur!+
20 Biri im, pse të magjepsesh pas një gruaje të ulët?*
Pse të pushtosh gjinjtë e një gruaje imorale?*+
21 Ja, udhët e njerëzve janë përpara syve të Jehovait;ai i shqyrton të gjitha shtigjet e tyre.+
22 Të ligun do ta zënë në lak fajet e veta,litarët e mëkatit të vet do ta mbajnë të lidhur.+
23 Ai do të vdesë prej mungesës së disiplinësdhe do të hyjë në rrugë të shtrembër nga marrëzia e tij e pafund.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «Prire veshin drejt».
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «fuqinë».
^ Fjalë për fjalë «në mes të asamblesë dhe të kongregacionit». Shih Fjalorthin.
^ Domethënë, depoja e nëndheshme për të mbledhur ujë.
^ Ose «të rrjedhshëm».
^ Ose «burimi yt i ujërave».
^ Ose «të dehshin».
^ Fjalë për fjalë «dhinë e malit».