Proverbat 6:1-35

  • Kujdes para se të dalësh garant për një hua (1-5)

  • «Shko te milingona, o përtac» (6-11)

  • Njeriu i pavlerë dhe i lig (12-15)

  • Shtatë gjëra që Jehovai urren (16-19)

  • Ruhu nga gruaja e keqe (20-35)

6  Biri im, nëse ke dalë garant për një tjetër,*+nëse i ke dhënë dorën* një të panjohuri,+   nëse je zënë në lak nga premtimi yt,nëse je kapur ngushtë nga fjalët e gojës sate,+   bëj këtë, biri im, dhe shpëto vetense tani ke rënë në dorë të tjetrit: shko, përulu dhe përgjëroju atij menjëherë.+   Mos i lër sytë të bien në gjumë,as qepallat të dremitin.   Çlirohu si një gazelë nga dora e gjuetarit,si një zog nga dora e gjahtarit të zogjve.   Shko te milingona, o përtac,+vëzhgo udhët e saj dhe bëhu i mençur.   Edhe pse nuk ka komandant,oficer a sundimtar,   ajo e përgatit ushqimin gjatë verës+dhe i mbledh zahiretë* gjatë të korrave.   Deri kur do të rrish shtrirë, o përtac? Kur do të çohesh nga gjumi? 10  Fli edhe pak, dremit edhe pak,rri edhe pak duarkryq për të pushuar,+ 11  dhe varfëria do të të vijë si kusare skamja, si një burrë i armatosur.+ 12  Njeriu i pavlerë dhe i ligi ka në majë të gjuhës fjalët dredharake.+ 13  Ai shkel syrin+ e bën gjeste me këmbë e me duar.* 14  Me një zemër të mbrapshtëthur pareshtur plane të liga+ dhe mbjell grindje.+ 15  Prandaj shkatërrimi do t’i vijë befas;në çast do të dërrmohet pa shpresë shërimi.+ 16  Ka gjashtë gjëra që Jehovai i urren,po, shtatë janë gjërat e pështira për të:* 17  sytë fodullë,+ gjuha gënjeshtare,+ duart që derdhin gjak të pafaj,+ 18  zemra që kurdis plane të liga,+ këmbët që turren drejt së keqes, 19  dëshmitari i rremë që gënjen sa herë hap gojën+dhe kushdo që mbjell grindje mes vëllezërve.+ 20  Biri im, zbatoji urdhërimet e atit tënddhe mos i braktis mësimet* e nënës sate.+ 21  Lidhi përherë rreth zemrës,mbështilli rreth qafës. 22  Kur të ecësh, do të të prijnë,kur të shtrihesh, do të të ruajnëe kur të zgjohesh, do të të mësojnë,* 23  sepse urdhërimet janë një llambë,+ ligjet janë dritë,+dhe korrigjimet e disiplinës janë udhë jete.+ 24  Ato do të të ruajnë nga gruaja e keqe,+nga gjuha joshëse e gruas imorale.*+ 25  Mos e dëshiro në zemër bukurinë e saj,+as mos e lejo të të magjepsë me sytë e saj joshës, 26  sepse një burrë katandiset për një copë bukë për shkak të një prostitute,+dhe një jetë e çmuar bie në kthetrat e një gruaje kurorëshkelëse. 27  A mund të grumbullojë një burrë zjarr në gji e të mos i digjen rrobat?+ 28  Ose, a mund të ecë një burrë mbi thëngjij e të mos i përcëllohen këmbët? 29  Kështu ndodh me këdo që ka marrëdhënie me gruan e tjetrit. Kushdo që e prek atë, do të ndëshkohet se s’bën.+ 30  Askush nuk e përbuz hajdutin,nëse vjedh për të ngopur shpirtin kur ka uri. 31  Megjithatë, kur të kapet, ai do ta kthejë shtatëfish;do të japë gjithë gjërat me vlerë të shtëpisë së tij.+ 32  Kushdo që kryen kurorëshkelje,* nuk ka gjykim të mirë;*ai që e bën këtë, shkatërron veten.+ 33  Ai do të ketë vetëm plagë e çnderim+dhe do të mbetet gjithnjë i turpëruar,+ 34  sepse xhelozia e tërbon një bashkëshort,dhe ai s’ka për t’u treguar i dhembshur kur të marrë hak.+ 35  Ai s’do të pranojë asnjë dëmshpërblim* e nuk do të qetësohet,sado e madhe të jetë dhurata.

Shënimet

Domethënë, në shenjë zotimi.
Ose «të afërm». Shih Fjalorthin.
Ose «rezervat e ushqimit».
Fjalë për fjalë «gishta».
Ose «shpirtin e tij».
Ose «ligjet».
Ose «do të të flasin».
Fjalë për fjalë «së huaj». Shih Pr 2:16.
Ose «tradhti bashkëshortore». Fjalë për fjalë «kurorëshkelje me një grua».
Fjalë për fjalë «i mungon zemra».
Ose «shpërblesë».