Proverbat 7:1-27

  • Pranoji krahëhapur urdhërimet e Perëndisë dhe jeto (1-5)

  • Një i ri naiv joshet (6-27)

    • «Turret si demi në thertore» (22)

7  Biri im, zbatoji fjalët e mia. Ruaji si thesar urdhërimet e mia.+   Zbatoji urdhërimet e mia dhe jeto.+ Ruaji mësimet* e mia si bebëzën e syve.   Lidhi rreth gishtërinjve. Shkruaji në pllakën e zemrës.+   Thuaji mençurisë «ti je motra ime»,dhe aftësisë për të kuptuar, «e afërmja ime»,   që të të mbrojnë nga gruaja e ulët,*+nga gruaja imorale* dhe nga fjalët e saj të sheqerosura.*+   Nga dritarja e shtëpisë sime,po shihja poshtë përmes thurjeve të saj të drunjta,*   dhe ndërsa vëzhgoja naivët,*dallova mes të rinjve një djalë që i mungonte gjykimi i mirë.*+   Ai kaloi rrugës, pranë qoshes ku jetonte një grua e tillë,dhe u drejtua për te shtëpia e saj,   në mugëtirë, në të ngrysur,+tek derdhej nata dhe terri. 10  Kur ja, përpara i doli një grua e veshur si prostitutë,+një grua me zemër dinake. 11  Ajo është llafazane dhe provokuese;+nuk mblidhet kurrë* në shtëpi; 12  sa del nga shtëpia, me vrap shkon nëpër sheshe;ajo zë pritë pranë çdo qosheje.+ 13  E mbërthen djalin dhe e puth,e me pafytyrësi i thotë: 14  «Më duhej të bëja flijime në bashkësi;+sot i plotësova zotimet e mia. 15  Prandaj dola për të të takuar, për të të kërkuar. Dhe ja, të gjeta! 16  Kam hedhur mbi shtrat kuverta të bukura,lino shumëngjyrëshe nga Egjipti.+ 17  E kam parfumuar shtratin tim me mirrë, dru aloe* dhe kanellë.+ 18  Eja, të ngopemi me dashuri deri në mëngjes,të shijojmë dashuri të zjarrtë së bashku, 19  sepse im shoq s’është në shtëpi,është nisur për udhë të largët. 20  Mori pará me vete dhe nuk do të kthehet në shtëpi para hënës së plotë.» 21  Ajo e mashtron me tërë forcën e saj bindëse,+ e josh me fjalë të sheqerosura. 22  Befas ai turret pas saj si demi në thertore, si një i marrë që ndëshkohet në vargonj,*+ 23  derisa një shigjetë i shpon mëlçinë; si një zog që nxiton drejt lakut, ai nuk e di se kjo do t’i kushtojë jetën.+ 24  Prandaj, biri im, më dëgjo, kushtoju vëmendje fjalëve të mia. 25  Zemra jote mos u ktheftë në udhët e asaj gruaje! Mos kalofsh në shtigjete saj!+ 26  Për shkak të saj, mjaft veta kanë rënë të vdekur,+dhe viktimat e saj janë të shumta.+ 27  Shtëpia e saj të çon në Varr*dhe zbret në dhomat e errëta të vdekjes.

Shënimet

Ose «ligjet».
Fjalë për fjalë «e panjohur». Shih Pr 2:16.
Fjalë për fjalë «e huaj». Shih Pr 2:16.
Ose «joshëse».
U referohet llojeve të dritareve që, në vend të kanatave me xham, kanë kanata me thurje druri.
Ose «të papërvojët».
Fjalë për fjalë «i mungonte zemra».
Fjalë për fjalë «s’i rrinë asnjëherë këmbët».
Emri i pemës që përmban një lëndë aromatike, e cila përdorej si parfum në kohët biblike.
Ose «fallaká».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.