Proverbat 9:1-18

  • Mençuria e vërtetë fton (1-12)

    • «Falë mençurisë, të gjata do të jenë ditët e tua» (11)

  • Gruaja e pamend fton (13-18)

    • «Të ëmbla janë ujërat e vjedhura» (17)

9  Mençuria e vërtetë e ka ndërtuar shtëpinë e vet,i ka gdhendur* shtatë shtyllat e saj.   Ka bërë gati mishin,*e ka përzier verën aromatikedhe e ka shtruar tryezën.   I ka dërguar shërbëtorettë thërrasin nga pikat e larta të qytetit:+   «Kush është pa përvojë, le të vijë këtu.» Ajo i thotë kujtdo që nuk ka gjykim të mirë:*   «Eja, ha bukën time! Pi edhe ti nga vera ime aromatike!   Fito përvojë* që të jetosh,+dhe ec përpara në udhën e arsyes.»+   Ai që ndreq tallësin, i hap derën çnderimit,+dhe ai që korrigjon njeriun e lig, do të lëndohet.   Mos e korrigjo tallësin, sepse do të të urrejë.+ Korrigjo të mençurin, dhe ai do të të dojë.+   Jepi njohuri të mençurit, dhe do të bëhet më i mençur.+ Mësoje të drejtin, dhe do t’i shtohet dituria. 10  Të kesh nderim të thellë për Jehovain,* është hapi i parë drejt mençurisë,*+dhe të njohësh Më të Shenjtin,+ të jep aftësi për të kuptuar. 11  Falë mençurisë, të gjata do të jenë ditët e tua,+dhe të shumta vitet e jetës sate. 12  Nëse bëhesh i mençur, bëhesh për të mirën tënde,e nëse je tallës, vetëm ti do t’i vuash pasojat. 13  Gruaja e pamend është llafazane,+injorante dhe kokëboshe. 14  Ajo rri ulur në hyrje të shtëpisë,në vendet e larta të qytetit.+ 15  U thërret atyre që kalojnë pranë,atyre që ecin drejt në udhën e tyre: 16  «Kush është pa përvojë, le të vijë këtu.» Ajo u thotë atyre që nuk kanë gjykim të mirë:*+ 17  «Të ëmbla janë ujërat e vjedhuradhe e këndshme është buka e ngrënë në fshehtësi.»+ 18  Por s’e dinë që atje janë ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje,që mysafirët e saj janë në thellësitë e Varrit.*+

Shënimet

Ose «i ka latuar».
Fjalë për fjalë «E ka therur të therurin».
Fjalë për fjalë «i mungon zemra».
Ose «Hiq dorë nga të papërvojët».
Fjalë për fjalë «fillimi i mençurisë».
Fjalë për fjalë «Frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «u mungon zemra».
Ose «e Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.