Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Libri i Psalmeve

Kapitujt

Përmbajtja

  • 1

    • Kontrasti mes dy rrugëve

      • Të lumtur kur lexojmë ligjin e Perëndisë (2)

      • I drejti—si një pemë e frytshme (3)

      • I ligu—si byku që era e merr tutje (4)

  • 2

    • Jehovai dhe i mirosuri i tij

      • Jehovai qesh me kombet (4)

      • Jehovai vë në fron mbretin e tij (6)

      • Nderoni birin (12)

  • 3

    • Besim te Perëndia edhe në rrezik

      • ‘Pse kaq shumë armiq?’ (1)

      • «Shpëtimi të përket veç ty, o Jehova!» (8)

  • 4

    • Lutje plot besim te Perëndia

      • «Acarohuni, por mos mëkatoni» (4)

      • «Në paqe do të bie të fle» (8)

  • 5

    • Jehovai, strehë për të drejtin

      • Perëndia e urren ligësinë (4, 5)

      • «Më pri në udhën e drejtësisë sate» (8)

  • 6

    • Kërkesë që Perëndia të tregohet zemërmirë

      • Të vdekurit s’lëvdojnë Perëndinë (5)

      • Perëndia i dëgjon përgjërimet (9)

  • 7

    • Jehovai është Gjykatës i drejtë

      • «Më gjyko, o Jehova!» (8)

  • 8

    • Lavdia e Perëndisë dhe lavdia e njeriut

      • «Sa i madhërishëm është emri yt!» (1, 9)

      • «Ç’është vdekatari?!» (4)

      • Njeriu kurorëzohet me shkëlqim (5)

  • 9

    • Shpallen veprat e mrekullueshme të Perëndisë

      • Jehovai, strehë e sigurt (9)

      • Ata që njohin emrin e Perëndisë kanë besim tek ai (10)

  • 10

    • Jehovai, ndihmë për të pambrojturit

      • I ligu mburret: «S’ka Perëndi!» (4)

      • Të pambrojturit i drejtohen për ndihmë Jehovait (14)

      • «Jehovai është Mbret në jetë të jetëve» (16)

  • 11

    • Të gjejmë strehë te Jehovai

      • «Jehovai është në tempullin e tij të shenjtë» (4)

      • Perëndia urren atë që do dhunën (5)

  • 12

    • Jehovai fillon të veprojë

      • «Të kulluara janë fjalët e Jehovait» (6)

  • 13

    • T’i përgjërohemi Jehovait për shpëtim

      • «O Jehova, deri kur?» (1, 2)

      • Jehovai shpërblen bujarisht (6)

  • 14

    • Përshkruhet i marri

      • «S’ka Jehova!» (1)

      • «S’ka asnjë që të bëjë të mirën» (3)

  • 15

    • Kush mund të jetë mysafir në tendën e Jehovait?

      • Ai që thotë të vërtetën (2)

      • Ai që nuk shpif (3)

      • Ai që i mban premtimet (4)

  • 16

    • Jehovai, Burimi i mirësisë

      • «Ti, o Jehova, je pjesa ime» (5)

      • ‘Mendimet e mia më ndreqin natën’ (7)

      • ‘Jehovai është në të djathtën time’ (8)

      • «Ti nuk do të më lësh në Varr» (10)

  • 17

    • Lutje për mbrojtje

      • «Ti ma ke shqyrtuar zemrën» (3)

      • «Nën hijen e krahëve të tu» (8)

  • 18

    • Të lëvdojmë Perëndinë që sjell shpëtim

      • «Jehovai është shkrepi im» (2)

      • Jehovai është besnik me besnikët (25)

      • Udha e Perëndisë është e përsosur (30)

      • «Përulësia jote më bën të madh» (35)

  • 19

    • Krijimi dhe ligji i Perëndisë japin dëshmi

      • «Qiejt shpallin lavdinë e Perëndisë» (1)

      • Ligji i përsosur i Perëndisë të përtërin (7)

      • «Mëkatet që nuk i dalloj» (12)

  • 20

    • Shpëtim për mbretin e mirosur të Perëndisë

      • Disa kanë besim te karrocat dhe kuajt, ‘kurse ne thërrasim emrin e Jehovait’ (7)

  • 21

    • Bekime për mbretin që beson te Jehovai

      • Mbretit i jepet jetë e gjatë (4)

      • Armiqtë e Perëndisë do të munden (8-12)

  • 22

    • Nga dëshpërimi në lëvdim

      • «Perëndia im, pse më ke braktisur?» (1)

      • «Për veshjen time hedhin short» (18)

      • Lëvdon Perëndinë në kongregacion (22, 25)

      • E gjithë toka do të adhurojë Perëndinë (27)

  • 23

    • «Jehovai është Bariu im»

      • «S’do të më mungojë asgjë» (1)

      • «Shpirtin ma freskon» (3)

      • «Kupën ma mbush plot e përplot» (5)

  • 24

    • Mbreti i lavdishëm hyn në porta

      • «Jehovait i përket toka» (1)

  • 25

    • Lutje për drejtim e falje

      • «Më mëso shtigjet e tua» (4)

      • ‘Miqësi e ngushtë me Jehovain’ (14)

      • «Falmi të gjitha mëkatet» (18)

  • 26

    • Të ecim me integritet

      • «Më heto, o Jehova» (2)

      • Të shmangim shoqërinë e keqe (4, 5)

      • ‘Do të marshoj rreth altarit të Perëndisë’ (6)

  • 27

    • Jehovai, kalaja e jetës sime

      • Të soditim me ëndje tempullin e Perëndisë (4)

      • Jehovai merakoset për ne edhe nëse prindërit s’duan t’ia dinë (10)

      • «Shpreso te Jehovai!» (14)

  • 28

    • Lutja e psalmistit dëgjohet

      • ‘Jehovai, forca dhe mburoja ime’ (7)

  • 29

    • Zëri i fuqishëm i Jehovait

      • Adhuroni të stolisur me veshje të shenjta (2)

      • «Zëri i Perëndisë së lavdishëm gjëmon» (3)

      • Jehovai i jep forcë popullit të vet (11)

  • 30

    • Vajtimi shndërrohet në gëzim

      • Pëlqimi i Perëndisë zgjat për tërë jetën (5)

  • 31

    • Të gjejmë strehë te Jehovai

      • ‘Në dorën tënde e lë frymën time’ (5)

      • ‘Jehovai, Perëndi i së vërtetës’ (5)

      • Mirësia e madhe e Perëndisë (19)

  • 32

    • Lum kujt i falen fajet

      • «Ta rrëfeva mëkatin tim» (5)

      • Perëndia të jep gjykim të thellë (8)

  • 33

    • Të lëvdojmë Krijuesin

      • «Këndojini një këngë të re» (3)

      • Krijimi—me anë të fjalës e të frymës së Jehovait (6)

      • Kombi i Jehovait, i lumtur (12)

      • Sytë vigjilentë të Jehovait (18)

  • 34

    • Jehovai shpëton shërbëtorët e tij

      • «Emrin e tij le ta lartësojmë» (3)

      • Engjëlli i Jehovait na mbron (7)

      • «Provoni dhe shijoni sa i mirë është Jehovai!» (8)

      • ‘Asnjë kockë e tij nuk thyhet’ (20)

  • 35

    • Lutje për çlirim nga armiqtë

      • Armiqtë do të shporren (5)

      • Ta lëvdojmë Perëndinë mes një morie (18)

      • I urryer pa shkak (19)

  • 36

    • Dashuria besnike e Perëndisë, e çmuar

      • I ligu s’ka frikë nga Perëndia (1)

      • Perëndia, burimi i jetës (9)

      • ‘Me anë të dritës sate, shohim dritën’ (9)

  • 37

    • Ata që besojnë te Jehovai do të lulëzojnë

      • Mos u acaro nga të ligjtë (1)

      • «Gjej kënaqësi të thellë te Jehovai» (4)

      • «Lëre udhën tënde në dorë të Jehovait» (5)

      • «Zemërbutët do të trashëgojnë tokën» (11)

      • Të drejtët s’do të lypin bukë (25)

      • Të drejtët do të jetojnë përgjithmonë në tokë (29)

  • 38

    • Lutje e një mëkatari të penduar

      • «Jam i brengosur e zemra më ka lëshuar» (6)

      • Jehovai i dëgjon ata që e presin për ndihmë (15)

      • «Mëkati im shpirtin ma mundonte» (18)

  • 39

    • Jeta është e shkurtër

      • «Njeriu s’është veçse avull» (5, 11)

      • «Mos i shpërfill lotët e mi» (12)

  • 40

    • Lëvdojmë Perëndinë e pakrahasueshëm

      • Veprat e Perëndisë, të panumërta (5)

      • Flijimet nuk janë më të rëndësishmet për Perëndinë (6)

      • «S’kam tjetër kënaqësi veç të bëj vullnetin tënd» (8)

  • 41

    • Lutje nga shtrati i lëngatës

      • Perëndia i mbështet të sëmurët (3)

      • I tradhtuar nga miku i ngushtë (9)

  • 42

    • Të lëvdojmë Perëndinë si Shpëtimtarin e Madh

      • I etur për Perëndinë (1, 2)

      • «Pse e kam shpirtin të helmuar?» (5, 11)

      • «Perëndinë do të pres» (5, 11)

  • 43

    • Perëndia, një Gjykatës që shpëton

      • «Dërgo dritën dhe të vërtetën tënde» (3)

      • «Pse e kam shpirtin të helmuar?» (5)

      • «Perëndinë do të pres» (5)

  • 44

    • Lutje për ndihmë

      • «Vetë ti na shpëtove» (7)

      • «Si dele për t’u therur» (22)

      • «Ngrihu, o ndihma jonë!» (26)

  • 45

    • Martesa e mbretit të mirosur

      • Fjalë të këndshme (2)

      • «Perëndia është froni yt në jetë të jetëve» (6)

      • Mbreti digjet nga dëshira për bukurinë e nuses (11)

      • Bijtë si princa në mbarë tokën (16)

  • 46

    • ‘Perëndia është streha jonë’

      • Veprat e mrekullueshme të Perëndisë (8)

      • Perëndia i shuan luftërat anembanë (9)

  • 47

    • Perëndia, Mbret i tërë tokës

      • ‘Jehovai të ngjall nderim të thellë’ (2)

      • T’i këndojmë lavde Perëndisë (6, 7)

  • 48

    • Sioni, qyteti i Mbretit të Madh

      • Gëzimi i mbarë tokës (2)

      • Të hetojmë qytetin dhe kullat e tij (11-13)

  • 49

    • Sa marrëzi të besosh te pasuria

      • Njeriu s’mund të shpengojë njeriun (7, 8)

      • Perëndia shpengon nga varri (15)

      • Pasuritë s’të shpëtojnë nga vdekja (16, 17)

  • 50

    • Perëndia gjykon besnikët e të ligjtë

      • Besëlidhja e Perëndisë «me anë të një flijimi» (5)

      • «Vetë Perëndia është Gjykatës» (6)

      • Të gjitha kafshët i përkasin Perëndisë (10, 11)

      • Perëndia demaskon të ligjtë (16-21)

  • 51

    • Lutje e një mëkatari të penduar

      • Mëkatar që në bark të nënës (5)

      • ‘Pastromë nga mëkati im’ (7)

      • «Krijo tek unë një zemër të pastër» (10)

      • Perëndisë i pëlqen një zemër e dërrmuar (17)

  • 52

    • Të besojmë te dashuria besnike e Perëndisë

      • Paralajmërohen ata që mburren për ligësitë (1-5)

      • Besojnë te pasuria, jo te Perëndia (7)

  • 53

    • Përshkruhen të marrët

      • «S’ka Jehova!» (1)

      • «S’ka asnjë që të bëjë të mirën» (3)

  • 54

    • Lutje për ndihmë nga armiqtë

      • «Perëndia është ndihma ime» (4)

  • 55

    • Lutje kur e tradhton një mik

      • E përbuz një mik i ngushtë (12-14)

      • «Hidhja barrën tënde Jehovait» (22)

  • 56

    • Lutje kur e përndiqnin

      • «Te Perëndia kam besim» (4)

      • ‘Lotët e mi në calikun tënd’ (8)

      • «Ç’mund të më bëjë njeriu?!» (4, 11)

  • 57

    • Kërkesë që Perëndia të tregohet zemërmirë

      • Strehë nën krahët e Perëndisë (1)

      • Armiqtë bien në rrjetën e vet (6)

  • 58

    • Ka një Perëndi që gjykon mbarë tokën

      • Lutje për ndëshkimin e të ligjve (6-8)

  • 59

    • Perëndia, mburoja dhe streha jonë

      • ‘Mos u trego mëshirë tradhtarëve’ (5)

      • «Do të këndoj për forcën tënde» (16)

  • 60

    • Perëndia nënshtron armiqtë

      • «Është e kotë të presësh shpëtimin nga njeriu» (11)

      • «Falë Perëndisë do të marrim fuqi» (12)

  • 61

    • Perëndia, kullë e fortë kundër armiqve

      • «Në tendën tënde do të jem mysafir» (4)

  • 62

    • Shpëtimi i vërtetë vjen nga Perëndia

      • «Në heshtje pres veç Perëndinë» (1, 5)

      • ‘Perëndisë zbrazja zemrën!’ (8)

      • Njerëzit s’janë veçse avull (9)

      • Mos besoni te pasuria (10)

  • 63

    • Mall për Perëndinë

      • «Dashuria jote besnike është më e mirë se vetë jeta» (3)

      • ‘I ngopur me pjesën më të mirë’ (5)

      • Të meditojmë për Perëndinë gjatë natës (6)

      • ‘Shpirti s’më ndahet nga Perëndia’ (8)

  • 64

    • Mbrojtje nga sulmet e fshehta

      • «Perëndia do t’i qëllojë» (7)

  • 65

    • Perëndia kujdeset për tokën

      • «Dëgjues i lutjes» (2)

      • «Lum ai që ti e zgjedh» (4)

      • Mirësia e Perëndisë rrjedh lumë (11)

  • 66

    • Veprat e mahnitshme të Perëndisë

      • «Ejani dhe shihni veprat e Perëndisë!» (5)

      • «Do t’i mbaj zotimet që kam marrë» (13)

      • Perëndia i dëgjon lutjet (18-20)

  • 67

    • Skajet e tokës do të nderojnë Perëndinë

      • Udha e Perëndisë do të njihet (2)

      • ‘Gjithë popujt lëvdofshin Perëndinë’ (3, 5)

      • «Perëndia do të na bekojë» (6, 7)

  • 68

    • ‘U hallakatshin armiqtë e Perëndisë’

      • «Ati i jetimëve» (5)

      • Perëndia u jep strehë fillikatëve (6)

      • Gratë shpallin lajmin e mirë (11)

      • «Dhurata në njerëz» (18)

      • ‘Jehovai mban barrën tonë’ (19)

  • 69

    • Lutje për shpëtim

      • «Zelli për shtëpinë tënde më ka përpirë» (9)

      • «Përgjigjmu shpejt!» (17)

      • «Për të shuar etjen më sollën uthull» (21)

  • 70

    • Kërkesë e ngutshme për ndihmë

      • «Vepro shpejt për mua» (5)

  • 71

    • Siguria e të moshuarve

      • Besim te Perëndia që nga rinia (5)

      • «Kur të më lënë fuqitë» (9)

      • ‘Perëndia më ka mësuar që nga rinia’ (17)

  • 72

    • Mbretërimi paqësor i mbretit të Perëndisë

      • «I drejti do të lulëzojë» (7)

      • Nënshtetas nga deti në det (8)

      • Do t’i çlirojë nga dhuna (14)

      • Në tokë do të ketë drithë me bollëk (16)

      • Emri i Perëndisë lëvdohet në jetë të jetëve (19)

  • 73

    • Një shërbëtor i Perëndisë ndreq pikëpamjen e vet

      • «Për pak më shkanë këmbët» (2)

      • «Ndjenja të trazuara ma rëndonin shpirtin» (14)

      • ‘Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë’ (17)

      • Të ligjtë janë në vende të rrëshqitshme (18)

      • Është mirë t’i afrohemi Perëndisë (28)

  • 74

    • Lutje që Perëndia të kujtojë popullin e tij

      • Vepra të Perëndisë kur ka sjellë shpëtim (12-17)

      • «Mos harro si të ka përbuzur armiku» (18)

  • 75

    • Perëndia gjykon me drejtësi

      • Të ligjtë do të pinë kupën e Jehovait (8)

  • 76

    • Perëndia triumfon mbi armiqtë e Sionit

      • Perëndia shpëton zemërbutët (9)

      • Armiqtë krenarë do të poshtërohen (12)

  • 77

    • Lutje në kohë vuajtjesh

      • Të meditojmë për veprat e Perëndisë (11, 12)

      • «Cili perëndi është kaq madhështor?» (13)

  • 78

    • Izraeli s’tregoi besim; Perëndia u kujdes

      • ‘Do t’i tregojmë brezit që do të vijë’ (2-8)

      • «Nuk treguan besim te Perëndia» (22)

      • ‘Gruri i qiellit’ (24)

      • «Ia copëtuan zemrën të Shenjtit të Izraelit» (41)

      • Nga Egjipti në Tokën e Premtuar (43-55)

      • «E sfidonin pareshtur Perëndinë» (56)

  • 79

    • Lutje kur popullin e Perëndisë e sulmuan kombet

      • «Na poshtërojnë» (4)

      • ‘Na ndihmo për hir të emrit tënd’ (9)

      • «Kthejua shtatëfish fqinjëve tanë» (12)

  • 80

    • Lutje drejtuar Bariut të Izraelit për pëlqimin e tij

      • «O Perëndi, na jep sërish pëlqimin tënd» (3)

      • Izraeli si një hardhi për Perëndinë (8-15)

  • 81

    • Nxitje për t’u bindur

      • Mos adhuro perëndi të huaja (9)

      • ‘Ah, sa do të doja të më dëgjonit’ (13)

  • 82

    • Thirrje për të gjykuar me drejtësi

      • Perëndia gjykon në mes të «perëndive» (1)

      • «Mbroni të përvuajturit» (3)

      • «Ju jeni perëndi» (6)

  • 83

    • Lutje përballë sulmit të armiqve

      • «O Perëndi, mos hesht» (1)

      • Armiqtë, si lëmsh gjembaçësh (13)

      • Emri i Perëndisë është Jehova (18)

  • 84

    • Mall për tabernakullin e Perëndisë

      • Një levit dëshiron të jetë si një zog (3)

      • «Një ditë në oborret e tua» (10)

      • ‘Perëndia është diell e mburojë’ (11)

  • 85

    • Lutje për pëlqimin e Perëndisë

      • Perëndia do t’u shpallë paqen besnikëve (8)

      • Dashuria takohet me besnikërinë (10)

  • 86

    • S’ka asnjë perëndi si Jehovai

      • Jehovai mezi pret të falë (5)

      • Të gjitha kombet do të adhurojnë Jehovain (9)

      • «Mësomë udhën tënde» (11)

      • «Më jep një zemër të vetme» (11)

  • 87

    • Sioni, qyteti i Perëndisë së vërtetë

      • Ata që lindin në Sion (4-6)

  • 88

    • Lutje për të shpëtuar nga vdekja

      • «Jeta ime është buzë Varrit» (3)

      • ‘Çdo mëngjes ty të lutem’ (13)

  • 89

    • Këndojmë për dashurinë besnike të Jehovait

      • Besëlidhja me Davidin (3)

      • Pasardhësi i Davidit do të qëndrojë përjetë (4)

      • I mirosuri i Perëndisë e quan «Ati im» (26)

      • Besëlidhja davidike është e sigurt (34-37)

      • Njeriu s’i shpëton dot varrit (48)

  • 90

    • Perëndia, i përjetshëm; njeriu, jetëshkurtër

      • Një mijë vjet janë si e djeshmja (4)

      • Njeriu jeton 70-80 vjet (10)

      • «Na mëso si t’i numërojmë ditët» (12)

  • 91

    • Mbrojtje në vendin e fshehtë të Perëndisë

      • ‘Ai do të të çlirojë nga gjahtari i zogjve’ (3)

      • Strehë nën krahët e Perëndisë (4)

      • I sigurt, ndonëse mijëra bien (7)

      • Engjëjt urdhërohen të na ruajnë (11)

  • 92

    • Jehovai, i lartësuar në jetë të jetëve

      • Veprat e mëdha dhe mendimet e tij të thella (5)

      • ‘I drejti do të lulëzojë si një pemë’ (12)

      • Të moshuarit do të vazhdojnë të jenë të frytshëm (14)

  • 93

    • Mbretërimi i madhërishëm i Jehovait

      • «Jehovai është bërë Mbret!» (1)

      • ‘Përkujtuesit e tu janë të denjë për besim’ (5)

  • 94

    • Lutje për hakmarrje nga Perëndia

      • «Deri kur do të ngazëllojnë të ligjtë?» (3)

      • Ndreqja nga Jehovai sjell lumturi (12)

      • Perëndia nuk do ta harrojë popullin e vet (14)

      • ‘Kurdisin të keqen në emër të ligjit’ (20)

  • 95

    • Adhurimi i vërtetë kërkon bindje

      • ‘Nëse e dëgjoni zërin e tij’ (7)

      • «Mos e ngurtësoni zemrën» (8)

      • «Nuk do të hyjnë në pushimin tim» (11)

  • 96

    • «Këndojini Jehovait një këngë të re»

      • Jehovai, i denjë të lëvdohet mbi këdo (4)

      • Perënditë e popujve janë të kota (5)

      • Adhuroni të stolisur me veshje të shenjta (9)

  • 97

    • Jehovai, i lartësuar mbi perënditë e tjera

      • «Jehovai është bërë Mbret!» (1)

      • Të duam Jehovain, të urrejmë të keqen (10)

      • Dritë për të drejtin (11)

  • 98

    • Jehovai, Shpëtimtar dhe Gjykatës i drejtë

      • Shpëtimi nga Jehovai është bërë i njohur (2, 3)

  • 99

    • Jehovai, Mbreti i shenjtë

      • I ulur në fron mbi kerubinët (1)

      • Një Perëndi që fal dhe ndëshkon (8)

  • 100

    • Të falënderojmë Krijuesin

      • «Shërbejini Jehovait me gëzim!» (2)

      • ‘Na ka bërë Perëndia’ (3)

  • 101

    • Një mbret që vepron me integritet

      • ‘Do ta kem zët arrogancën’ (5)

      • ‘Do t’i shoh me sy të mirë besnikët’ (6)

  • 102

    • Lutje e një të munduari në dëshpërim

      • «Ngjaj si një zog vetmitar» (7)

      • «Ditët e mia janë si hija që shuhet» (11)

      • «Jehovai do ta rindërtojë Sionin» (16)

      • Jehovai do të mbetet përgjithmonë (26, 27)

  • 103

    • «Lëvdo Jehovain, o shpirti im!»

      • Perëndia i largon fajet tona (12)

      • Mëshira atërore e Perëndisë (13)

      • Perëndia s’harron që jemi pluhur (14)

      • Froni dhe mbretëria e Jehovait (19)

      • Engjëjt zbatojnë fjalën e Perëndisë (20)

  • 104

    • Lavde Perëndisë për mrekullitë e krijimit

      • Toka do të mbetet përjetë (5)

      • Verë dhe bukë për njeriun (15)

      • «Sa të shumta janë veprat e tua!» (24)

      • «Po t’ua heqësh frymën, marrin fund» (29)

  • 105

    • Veprat besnike të Jehovait për popullin e tij

      • Perëndia kujton besëlidhjen e tij (8-10)

      • «Mos i prekni të mirosurit e mi» (15)

      • Skllavi Jozef, një mjet në duart e Perëndisë (17-22)

      • Mrekullitë e Perëndisë në Egjipt (23-36)

      • Eksodi i Izraelit nga Egjipti (37-39)

      • Perëndia kujton premtimin abrahamik (42)

  • 106

    • Izraelitët nuk tregojnë çmueshmëri

      • I harruan shpejt veprat e Perëndisë (13)

      • Këmbejnë lavdinë e Perëndisë me shëmbëlltyrën e një demi (19, 20)

      • S’besuan në premtimin e Perëndisë (24)

      • Nisën të adhuronin Baalin (28)

      • Fëmijët ua flijonin demonëve (37)

  • 107

    • Falënderoni Perëndinë për veprat e tij të mrekullueshme

      • U priu në udhën e drejtë (7)

      • Ia shoi etjen të eturit dhe ngopi të uriturin (9)

      • I nxori nga terri (14)

      • Dërgonte fjalën e tij që t’i shëronte (20)

      • E mbron të varfrin nga shtypja (41)

  • 108

    • Lutje për fitore ndaj armiqve

      • Kot ta presësh shpëtimin nga njeriu (12)

      • «Falë Perëndisë do të marrim fuqi» (13)

  • 109

    • Lutja e një njeriu të brengosur

      • «Tjetërkush ia marrtë detyrën!» (8)

      • Perëndia i qëndron në të djathtë të varfrit (31)

  • 110

    • Mbret dhe prift si Melkisedeku

      • ‘Mbretëro mes armiqve të tu’ (2)

      • Të rinjtë si bulëza vese ofrohen vullnetarisht (3)

  • 111

    • Të lëvdojmë Jehovain për veprat e tij të mëdha

      • Emri i Perëndisë është i shenjtë dhe madhështor (9)

      • Nderimi i thellë për Jehovain, hapi i parë drejt mençurisë (10)

  • 112

    • I drejti e nderon thellësisht Jehovain

      • Atij që jep hua me bujari, i shkon mbarë (5)

      • «I drejti do të kujtohet gjithnjë» (6)

      • Bujari i jep të varfrit (9)

  • 113

    • Perëndia e ngre të përvuajturin

      • Emri i Jehovait të lëvdohet përgjithmonë (2)

      • Perëndia përkulet (6)

  • 114

    • Izraeli del nga Egjipti

      • Deti ia mbathi (5)

      • Malet kërcyen si desh (6)

      • Shkëmbin prej stralli e ktheu në burime uji (8)

  • 115

    • Vetëm Perëndisë duhet t’i jepet lavdi

      • Idhuj të pajetë (4-8)

      • Toka u është dhënë njerëzve (16)

      • Të vdekurit nuk e lëvdojnë Jah (17)

  • 116

    • Këngë mirënjohjeje

      • «Si t’ia kthej Jehovait gjithë të mirat?» (12)

      • «Do të pi nga kupa e shpëtimit» (13)

      • «Zotimet që i kam bërë Jehovait, do t’i mbaj» (14, 18)

      • Vdekja e besnikëve është e shtrenjtë (15)

  • 117

    • Thirrje që të gjitha kombet të lëvdojnë Jehovain

      • Dashuria besnike e Perëndisë, e pakufishme (2)

  • 118

    • Falënderojmë Jehovain për fitoren e tij

      • ‘I thirra për ndihmë Jah, dhe ai m’u përgjigj’ (5)

      • «Jehovai është me mua» (6, 7)

      • Guri që u hodh poshtë do të jetë guri kryesor i qoshes (22)

      • «Ai që vjen në emër të Jehovait» (26)

  • 119

    • Vlerësim për fjalën e çmuar të Perëndisë

      • ‘Si mund ta mbajnë të pastër të rinjtë shtegun e tyre?’ (9)

      • «Përkujtuesit e tu janë të shtrenjtë» (24)

      • «Te fjala jote i kam varur shpresat» (74, 81, 114)

      • «Oh, sa e dua ligjin tënd!» (97)

      • «Kam më shumë gjykim të thellë se tërë mësuesit e mi» (99)

      • «Fjala jote është llambë për këmbët e mia» (105)

      • «Esenca e fjalës sate është e vërteta» (160)

      • Paqe për ata që duan ligjin e Perëndisë (165)

  • 120

    • Një i huaj dëshiron me zjarr paqen

      • ‘Më shpëto nga gjuha që nxjerr veç mashtrime’ (2)

      • «Unë dua paqe» (7)

  • 121

    • Jehovai e ruan popullin e vet

      • «Ndihma më vjen nga Jehovai» (2)

      • Jehovai nuk fle kurrë (3, 4)

  • 122

    • Lutje për paqen e Jerusalemit

      • Gëzimi që vjen kur shkojmë në shtëpinë e Jehovait (1)

      • Një qytet i ndërtuar si një i vetëm (3)

  • 123

    • T’i mbajmë sytë te Jehovai për mëshirë

      • ‘Si shërbëtorët, i mbajmë sytë te Jehovai’ (2)

      • «Kemi gëlltitur gjithë atë përçmim» (3)

  • 124

    • «Po të mos kishte qenë Jehovai me ne»

      • ‘Gracka u prish, ne ia mbathëm’ (7)

      • «Ndihma jonë është emri i Jehovait» (8)

  • 125

    • Jehovai e mbron popullin e vet

      • «Si malet rrethojnë Jerusalemin» (2)

      • «Paqja qoftë mbi Izraelin!» (5)

  • 126

    • Kthimi i gëzueshëm i Sionit

      • «Jehovai ka bërë gjëra madhështore» (3)

      • Nga të qarat, në britma gëzimi (5, 6)

  • 127

    • Pa Perëndinë gjithçka është e kotë

      • «Po s’e ndërtoi Jehovai shtëpinë» (1)

      • Fëmijët, dhuratë nga Perëndia (3)

  • 128

    • «Lum kush nderon thellësisht Jehovain»

      • Gruaja si hardhi e frytshme (3)

      • «Gëzofsh begatinë e Jerusalemit!» (5)

  • 129

    • I sulmuar, por jo i mundur

      • Ata që e urrejnë Sionin, do të turpërohen (5)

  • 130

    • «Në kulmin e dëshpërimit të thërras»

      • «Po t’i mbaje sytë te fajet» (3)

      • Jehovai fal me të vërtetë (4)

      • «Pres me padurim Jehovain» (6)

  • 131

    • Aq i kënaqur sa një foshnjë

      • Nuk rend pas gjërave tepër të mëdha (1)

  • 132

    • Zgjidhet Davidi dhe Sioni

      • «Mos e hidh poshtë të mirosurin tënd» (10)

      • Priftërinjtë e Sionit stolisen me shpëtim (16)

  • 133

    • Të banojmë së bashku në unitet

      • Si vaji në kokën e Aronit (2)

      • Si vesa e Hermonit (3)

  • 134

    • Të lëvdojmë Perëndinë gjatë netëve

      • «Të shenjtë teksa ngrini duart për t’u lutur» (2)

  • 135

    • Të lëvdojmë Jah për madhështinë e tij

      • Shenja e mrekulli kundër Egjiptit (8, 9)

      • «Emri yt do të qëndrojë përgjithmonë» (13)

      • Idhuj të pajetë (15-18)

  • 136

    • Dashuria besnike e Jehovait zgjat përjetë

      • Qiejt dhe toka janë bërë me mjeshtëri (5, 6)

      • Faraoni vdiq në Detin e Kuq (15)

      • Perëndia i kujton ata që ndihen përtokë (23)

      • I jep ushqim çdo krijese (25)

  • 137

    • Buzë lumenjve të Babilonisë

      • S’këndojnë asnjë këngë të Sionit (3, 4)

      • Babilonia do të rrënohet (8)

  • 138

    • Jehovai merakoset për ne

      • ‘Ti iu përgjigje lutjes sime’ (3)

      • ‘Edhe mes rreziqeve, ti më shpëton’ (7)

  • 139

    • Perëndia i njeh mirë shërbëtorët e vet

      • Nuk rendim dot larg frymës së Perëndisë (7)

      • «Jam krijuar kaq mrekullisht» (14)

      • ‘Ti më pe kur isha embrion’ (16)

      • «Më pri në udhën e përjetësisë» (24)

  • 140

    • Jehovai, Shpëtimtari i fuqishëm

      • Njerëzit e këqij janë si gjarpërinjtë (3)

      • Të dhunshmit do të zhduken (11)

  • 141

    • Lutje për mbrojtje

      • «Qoftë lutja ime si temjan» (2)

      • Korrigjimi i të drejtit është si vaji (5)

      • Të ligjtë bien në rrjetat e tyre (10)

  • 142

    • Lutje për çlirim nga përndjekësit

      • «S’kam vend ku t’ia mbath» (4)

      • «Veç ty të kam» (5)

  • 143

    • I etur për Perëndinë

      • ‘Shqyrtoj veprat e tua’ (5)

      • «Më mëso të bëj vullnetin tënd» (10)

      • «Më pri me frymën tënde» (10)

  • 144

    • Lutje për fitore

      • ‘Ç’është vdekatari?!’ (3)

      • ‘U hallakatshin armiqtë!’ (6)

      • Populli i Jehovait është i lumtur! (15)

  • 145

    • Të lëvdojmë Perëndinë, Mbretin e madh

      • ‘Do t’i bëj jehonë madhështisë së Perëndisë’ (6)

      • «Jehovai është i mirë me të gjithë» (9)

      • Besnikët do të të thurin lavde (10)

      • Mbretëria e përjetshme e Perëndisë (13)

      • Dora e Perëndisë plotëson çdo dëshirë (16)

  • 146

    • Të besojmë te Perëndia, jo te njeriu

      • Kur njeriu vdes, mendimet e tij marrin fund (4)

      • Perëndia i ngre ata që janë kërrusur nga hallet (8)

  • 147

    • Të lëvdojmë Perëndinë për veprat e tij të dashura e të fuqishme

      • Ai i shëron zemërthyerit (3)

      • Ai i thërret me emër të gjitha yjet (4)

      • Ai dërgon borën porsi pambuk (16)

  • 148

    • I gjithë krijimi të lëvdojë Jehovain

      • ‘Lëvdojeni, të gjithë ju engjëj’ (2)

      • ‘Lëvdojeni, ti diell, ti hënë, ju yje!’ (3)

      • Të lëvdojnë Perëndinë të rinj e të moshuar (12, 13)

  • 149

    • Këngë lavdie për fitoren e Perëndisë

      • Perëndisë i gëzon zemra për popullin e tij (4)

      • Besnikëve të Perëndisë u takon nderimi (9)

  • 150

    • «Çdo gjë që merr frymë, le të lëvdojë Jah!»

      • Halelujah! (1, 6)