Psalmi 101:1-8

  • Një mbret që vepron me integritet

    • ‘Do ta kem zët arrogancën’ (5)

    • ‘Do t’i shoh me sy të mirë besnikët’ (6)

Psalm i Davidit. Këngë. 101  Për dashurinë besnike dhe drejtësinë do të këndoj. Ty, o Jehova, do të të lëvdoj me këngë.*   Do të eci në udhën e pafajësisë* e të maturisë. Kur do të më vish në ndihmë? Edhe brenda shtëpisë sime do të eci në udhën tënde me një zemër plot integritet.*+   Para syve të mi nuk do të vë asgjë të kotë.* I urrej veprimet e atyre që largohen nga rruga e drejtë,+ndaj nuk do të kem të bëj fare me ta.*   Do t’i mbaj larg njerëzit me zemër dredharake;nuk do të pranoj të merrem me* asnjë të keqe.   Do t’ia mbyll gojën* atij që shpif për shokun prapa krahëve;+do ta kem zët atë që ka sy krenarë dhe zemër arrogante.   Do t’i shoh me sy të mirë gjithë besnikët në vend,që ata të banojnë bashkë me mua. Kush ecën në udhën e pafajësisë,* do të më shërbejë.   Asnjë mashtrues s’do të banojë në shtëpinë time;asnjë gënjeshtar s’do të rrijë para meje.*   Çdo mëngjes do t’i heq qafe* gjithë të ligjtë në vend,që t’i zhduk gjithë keqbërësit nga qyteti i Jehovait.+

Shënimet

Ose «do të të luaj melodi».
Ose «e integritetit».
Ose «të pavlerë».
Ose «ato nuk i lë të më afrohen».
Fjalë për fjalë «nuk do të njoh».
Ose «do ta heq qafe».
Ose «ecën me integritet».
Fjalë për fjalë «para syve të mi».
Fjalë për fjalë «do t’i bëj të heshtin».