Psalmi 102:1-28

  • Lutje e një të munduari në dëshpërim

    • «Ngjaj si një zog vetmitar» (7)

    • «Ditët e mia janë si hija që shuhet» (11)

    • «Jehovai do ta rindërtojë Sionin» (16)

    • Jehovai do të mbetet përgjithmonë (26, 27)

Lutja e të munduarit kur është i dëshpëruar* dhe ia zbraz zemrën Jehovait.+ 102  Dëgjoje lutjen time, o Jehova!+ Thirrja ime për ndihmë ardhtë te ti!+   Mos i largo sytë nga unë se jam në hall!+ Ktheje veshin nga unë!* Nxito të më përgjigjesh kur të thërras!+   Se ditët e mia davariten si re tymi,kockat më digjen si prushi në vatër.+   Zemra më është zhuritur si bari i thatë,+ndaj nuk më bie ndër mend as të ha.   Më dhemb shpirti nga gjithë këto rënkime+e jam bërë kockë e lëkurë+   Pelikanit të moçalit i përngjaj;jam bërë si kukuvajka e rrënojave.   Gjumi më ka ikur nga sytë;*ngjaj si një zog vetmitar mbi çati.+   Armiqtë më tallin gjithë ditën e ditës;+ata që më vënë në lojë,* përdorin emrin tim si mallkim.   E ha hirin si të ishte bukë+ dhe me lot e përziej atë që pi,+ 10  prej zemërimit dhe indinjatës sate;se më ngrite lart vetëm që të më hidhje poshtë. 11  Ditët e mia janë si hija që shuhet,*+kurse unë po thahem krejt si bari.+ 12  Por ti, o Jehova, do të qëndrosh përjetë.+ Emri* yt do të mbetet brez pas brezi!+ 13  Me siguri do të ngrihesh e do të jesh i mëshirshëm me Sionin,+se ka ardhur koha të jesh i dhembshur me të,+po, koha e caktuar ka ardhur.+ 14  Se rrënojat e tij janë të shtrenjta për shërbëtorët e tu,+madje u dhimbset edhe pluhuri i tij.+ 15  Kombet do të respektojnë thellësisht emrin* tënd, o Jehova;tërë mbretërit e dheut do ta pranojnë se je i lavdishëm.+ 16  Se Jehovai do ta rindërtojë Sionin;+Perëndia do të shfaqet me tërë lavdinë e tij.+ 17  Ai do t’i kushtojë vëmendje lutjes së të mjerit,+po, lutjen e tij nuk do ta përbuzë.+ 18  Kjo është shkruar për brezin e ardhshëm,+që populli që do të vijë në jetë,* të lëvdojë Jah. 19  Ai vështron nga banesa e tij e shenjtë atje lart,+nga qiejt, Jehovai shikon tokën 20  për të dëgjuar psherëtimat e të burgosurve,+për të çliruar ata që janë dënuar me vdekje.+ 21  Kështu emri i Jehovait do të shpallet në Sion+dhe Ai do të lëvdohet në Jerusalem 22  kur tërë popujt e mbretëritëtë mblidhen për t’i shërbyer Jehovait.+ 23  Para kohe m’i preu fuqitë e ditët m’i shkurtoi. 24  Unë thashë: «Mos ma prit jetën në mes, o Perëndia im,ti që jeton brez pas brezi.+ 25  Shumë kohë më parë, ti hodhe themelet e tokës,dhe qiejt janë vepër e duarve të tua.+ 26  Toka dhe qielli do të zhduken,por ti do të mbetesh përgjithmonë. Si një rrobë ata do të vjetrohen;si një veshje ti do t’i zëvendësosh,e ata do të marrin fund. 27  Por ti je gjithnjë i njëjti,dhe vitet e tua nuk do të shterojnë kurrë.+ 28  Fëmijët e shërbëtorëve të tu do të banojnë të sigurt,pasardhësit e tyre do të qëndrojnë gjithmonë para teje.»+

Shënimet

Ose «i ligështuar».
Ose «Përkulu dhe më dëgjo!»
Një mundësi tjetër «Jam bërë kockë e lëkurë».
Ose «më përqeshin».
Fjalë për fjalë «që zgjatet».
Ose «Fama». Fjalë për fjalë «Kujtimi».
Fjalë për fjalë «do t’i frikësohen emrit».
Fjalë për fjalë «do të krijohet».