Psalmi 103:1-22

  • «Lëvdo Jehovain, o shpirti im!»

    • Perëndia i largon fajet tona (12)

    • Mëshira atërore e Perëndisë (13)

    • Perëndia s’harron që jemi pluhur (14)

    • Froni dhe mbretëria e Jehovait (19)

    • Engjëjt zbatojnë fjalën e Perëndisë (20)

Psalm i Davidit. 103  Lëvdo Jehovain, o shpirti* im! Emrin e tij të shenjtë gjithë qenia ime e lëvdoftë!   Lëvdo Jehovain, o shpirti im! Kurrë mos harro gjithë sa ka bërë ai!+   Ai i fal të gjitha fajet e tua+e nga tërë vuajtjet* të shëron.+   Jetën tënde e shpëton nga gropa*+e të kurorëzon me dashuri besnike dhe mëshirë.+   Gjithë jetën të ngop me të mira,+e ti rinohesh e gjallërohesh si shqiponja.+   Jehovai vepron me drejtësi+ e paanshmëridhe u bëhet krah gjithë të munduarve.+   Udhët e tij ia bëri të njohura Moisiut,+dhe veprat e tij, bijve të Izraelit.+   Jehovai është i mëshirshëm dhe i dhembshur,*+nuk zemërohet shpejt dhe është plot dashuri besnike.*+   Ai nuk do të gjejë të meta gjithë kohën,+as do të mbajë mëri tërë jetën.+ 10  Ai nuk vepron me ne sipas mëkateve tona+e nuk na ndëshkon siç e meritojnë fajet tona.+ 11  Vërtet, sa madhështorë ngrihen* qiejt përmbi tokën,po aq e madhe është dashuria e tij besnike për ata që e nderojnë thellësisht.*+ 12  Sa larg është lindja nga perëndimi,aq shumë i ka larguar nga ne fajet tona.+ 13  Siç tregon mëshirë babai për bijtë e vet,ashtu tregon mëshirë Jehovai për këdo që e nderon thellësisht.+ 14  Se ai e di mirë si jemi formuar+e nuk harron që jemi veçse pluhur.+ 15  Ditët e vdekatarit janë si ditët e barit të gjelbër;+ai çel si lulet në livadhe+ 16  që zhduken sapo të fryjë erasikur të mos kishin ekzistuar kurrë.* 17  Kurse dashuria besnike e Jehovaitzgjat mot e jetë* për ata që e nderojnë thellësisht,+dhe drejtësia e tij, për bijtë e bijve,+ 18  për ata që respektojnë besëlidhjen e tij+dhe i zbatojnë me kujdes urdhrat e tij. 19  Jehovai e ka bërë të patundur fronin në qiej,+dhe mbretëria e tij shtrihet mbi gjithçka.+ 20  Lëvdoni Jehovain, ju o engjëjt e tij+ shumë të fuqishëm,ju që zbatoni fjalën e tij+ dhe i bindeni zërit të tij!* 21  Lëvdoni Jehovain, ju ushtritë e tij,+ju shërbëtorë që bëni vullnetin e tij!+ 22  Lëvdo Jehovain, i gjithë ti krijim,në të gjitha vendet ku mbretëron ai!* Lëvdo Jehovain, o shpirti im!

Shënimet

Ose «sëmundjet».
Ose «varri».
Ose «hirmadh».
Ose «dashamirësi».
Ose «sa lart janë».
Fjalë për fjalë «që i frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «dhe vendi i tij s’e njeh më».
Ose «nga përjetësia në përjetësi».
Fjalë për fjalë «që dëgjoni zërin (tingullin) e fjalës së tij!»
Ose «vendet që janë nën sovranitetin e tij!»