Psalmi 104:1-35
104 Lëvdo Jehovain, o shpirti* im!+
O Jehova, Perëndia im, sa madhështor je!+
Je veshur me madhështi* e shkëlqim,+
2 je mbështjellë me dritën+ si me një rrobë,qiejt i ke shpalosur si pëlhurën e një tende.+
3 Ti i ngre trarët e dhomave të tua të sipërme lart mbi re,*+kurse retë i bën karrocën tënde+ dhe me krahët e erës lëviz.+
4 Engjëjt e tu i bën si erë e stuhishme,*shërbëtorët e tu si zjarr flakërues.+
5 Tokën e ke ngritur mbi themele të patundura;+ajo nuk do të luajë vendit* kurrën e kurrës.+
6 E mbështolle me ujëra të thella si me një rrobë;+ujërat mbulonin majat e maleve.
7 Sapo ngrite zërin, ato ia mbathën;+nga gjëmimi i bubullimës sate ia dhanë vrapit në panik
8 —malet u ngritën,+ luginat u ulën—deri në vendin që ti kishe caktuar për to.
9 Një kufi u vure, të cilin nuk duhej ta kalonin,+që të mos e mbulonin tokën më kurrë.
10 Ti i dërgon ujërat nëpër lugina*dhe ato rrjedhin pa pushim mes maleve.
11 Atje pinë tërë kafshët e egra të tokës;atje shuajnë etjen gomarët e egër.
12 Pranë tyre pushojnë zogjtë e qiellit,që këndojnë mes gjethnajës së dendur.
13 Nga dhomat e tua të sipërme, ti u jep ujë maleve;+toka ngopet me frytin e veprave të tua.+
14 Falë teje mbin bari për bagëtinëdhe bimësia për të mirën e njeriut,+ që toka të prodhojë ushqim:
15 verën që ia gëzon zemrën njeriut,+vajin që ia shndrit fytyrëndhe bukën që ia mban zemrën.+
16 Pemët e tua janë ngopur me ujë, o Jehova,cedrat e Libanit që ti vetë mbolle.
17 Atje zogjtë ngrenë folenë,kurse dëllinja është shtëpiza e lejlekut.+
18 Malet e larta janë shtëpi për dhitë e maleve;+nëpër shkrepa gjejnë strehë lepujt e shkëmbinjve.+
19 Hënën ti e vure për të shënuar stinët;ti e vure edhe diellin që e di mirë orën e perëndimit të tij.+
20 Ti sjell errësirën, dhe nata bie;+nëpër të enden tërë kafshët e egra të pyllit.
21 Luanët e rinj* ulërijnë teksa gjuajnë prenë,+dhe Perëndisë i kërkojnë ushqim.+
22 Sapo shkëlqen dielli,ata tërhiqen e struken në strofkat e tyre.
23 Njeriu shkon në punë të vetdhe punon fort gjer në mbrëmje.
24 Sa të shumta janë veprat e tua, o Jehova!+
Të gjitha i ke bërë me mençuri!+
Toka është plot e përplot me ato që bëre ti!
25 Në detin e madh e të paanë
gëlojnë e s’kanë të numëruar krijesa të vogla e të mëdha.+
26 Atë e përshkojnë anijet dhe leviathani,*+që ti e ke bërë për të lodruar në të.
27 Të gjitha krijesat i mbajnë sytë nga ti,që t’u japësh ushqim në kohën e duhur.+
28 Ti u jep atyre dhe ato mbledhin;+kur ti hap dorën, ngopen me të mira.+
29 Kur ti i largon sytë, ato shqetësohen;po t’ua heqësh frymën, marrin fund e kthehen në pluhur.+
30 Kur ti dërgon frymën tënde të shenjtë, lind jeta;+ti e përtërin gjithë faqen e dheut.
31 Lavdia e Jehovait do të zgjatë përjetë;Jehovait do t’i bëhet zemra mal falë veprave të veta.+
32 Ai sheh tokën, e ajo dridhet e tëra;i prek malet, e ato nxjerrin tym.+
33 Gjithë jetën do t’i këndoj Jehovait!+
Sa të jem gjallë do t’i thur lavde* Perëndisë tim!+
34 Të këndshme qofshin për të mendimet e mia!*
Unë do të gëzoj falë Jehovait.
35 Mëkatarët do të shuhen krejt nga faqja e dheut;të ligjtë nuk do të ekzistojnë më.+
Lëvdo Jehovain, o shpirti* im! Lëvdoni Jah!*
Shënimet
^ Ose «lavdi».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «në ujëra».
^ Fjalë për fjalë «frymë». Shih Fjalorthin.
^ Ose «nuk mund të lëkundet».
^ Ose «vade». Shih Fjalorthin.
^ Ose «Luanët e rinj me krifë».
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «do të luaj melodi për».
^ Një mundësi tjetër «I këndshëm qoftë meditimi im për të!»
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.