Psalmi 108:1-13
Këngë e Davidit.
108 Zemra ime është e palëkundur, o Perëndi!
Për ty do të këndoj e do të luaj melodi me tërë qenien time.*+
2 Zgjohu, o instrument me tela! Zgjohu edhe ti, o harpë!+
Se me këngën time agimin do të zgjoj.
3 Mes popujve do të të përlëvdoj, o Jehova,mes kombeve për ty lavde do të këndoj!*
4 Se dashuria jote besnike është aq e madhe sa arrin deri në qiej,+besnikëria jote deri në kupën qiellore.
5 Qofsh i lartësuar mbi qiejt, o Perëndi!
Rrezatoftë lavdia jote në mbarë tokën!+
6 Çlirona me të djathtën tënde dhe na u përgjigj,që të shtrenjtët e tu të shpëtojnë!+
7 Perëndia, i Shenjti,* tha:
«Do të ngazëlloj e Sikemin+ do ta kaloj si trashëgimi;do ta mat luginën* e Sukotit+ e do ta jap si pronë.
8 Galadi+ është imi, sikurse Manaseu;Efraimin e kam si helmetë* për kokën,+Judën, si shkop komandanti.+
9 Moabi është legeni ku laj këmbët,+në Edom do të hedh sandalen time,+e për disfatën e Filistisë do të brohoras triumfues.»+
10 Kush do të më çojë drejt fitores kundër qytetit të fortifikuar?
Kush do të më prijë kundër Edomit?+
11 A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë?!
Ti, o Perëndia ynë, që nuk marshon më me ushtritë tona?!+
12 Na ndihmo në kohë të vështirë,+sepse është e kotë të presësh shpëtimin nga njeriu.+
13 Falë Perëndisë do të marrim fuqi,+dhe ai vetë do t’i shkelë me këmbë kundërshtarët tanë.+