Psalmi 109:1-31

  • Lutja e një njeriu të brengosur

    • «Tjetërkush ia marrtë detyrën!» (8)

    • Perëndia i qëndron në të djathtë të varfrit (31)

Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit. Këngë. 109  O Perëndi, të cilit unë i thur lavde,+ mos rri në heshtje!   I ligu dhe mashtruesi hapin gojën kundër mejee sajojnë gënjeshtra për mua.+   Më rrethojnë me fjalë plot urrejtjee më sulmojnë pa shkak.+   Dashurinë time e shpërblejnë me shpifje,+por unë vazhdoj të lutem.   Të mirën ma kthejnë me të keqe,+dashurinë me urrejtje.+   Njeriu i lig e gjykoftë armikun time në të djathtë të tij qëndroftë një kundërshtar!*   U shpalltë fajtor* kur të gjykohet,madje edhe lutja iu llogarittë si mëkat!+   Ditët e tij qofshin të pakta+e tjetërkush ia marrtë detyrën e mbikëqyrjes!+   Fëmijët* i mbetshin jetimë*dhe gruaja iu bëftë vejushë! 10  Si lypësa iu endshin fëmijët;*lypshin për bukë e jetofshin në rrënoja! 11  Gjithçka ia rrëmbeftë huadhënësi,*dhe i huaji ia grabittë zotërimet! 12  Askush mos i tregoftë zemërmirësi*dhe askush mos u tregoftë mëshirë jetimëve të tij! 13  Pasardhësit e tij* u shfarosshin!+ Emri iu shoftë në brezin tjetër! 14  Jehovai i kujtoftë fajet e paraardhësve të tij;+mëkatet e nënës së tij mos u harrofshin! 15  Para syve të Jehovait qoftë gjithçka që kanë bërë! Kujtimin e të ligut e zhduktë nga toka+ 16  se nuk u kujtua të tregohej zemërmirë,*+por i përndoqi deri në vdekje+ të munduarit,+ të varfrit e zemërthyerit. 17  Ai vdiste të mallkonte, ja pse mbi kokë i ra mallkimi;nuk i pëlqente fare të bekonte, prandaj nuk pati kurrë bekime. 18  Me mallkimin u mbështoll si me mantel,prandaj mallkimi i vërshoi si uji në trupdhe si vaji në kocka. 19  Mallkimi iu bëftë si një rrobë që e mbulon,+si një brez që lidhur e mban përherë! 20  Kështu i shpaguan Jehovai ata që më kundërshtojnë+dhe ata që thonë të liga kundër meje. 21  Por ti, o Jehova, o Zotëri Sovran,ndihmomë për hir të emrit tënd!+ E madhe është dashuria jote besnike,+ ndaj më shpëto! 22  Jam i pambrojtur dhe i varfër,+zemra më është bërë plagë.+ 23  Po tretem si hija që shuhet,më shkundin tutje si të isha karkalec. 24  Gjunjët më këputen nga agjërimi;jam bërë kockë e lëkurë dhe po tretem fare.* 25  Jam bërë shënjestra e talljeve të tyre;+kur më shohin, tundin kokën gjithë përbuzje.+ 26  Ndihmomë, o Jehova, Perëndia im! Me dashurinë tënde besnike më shpëto! 27  Ta dinë se kjo është vepër e dorës sate,se ti, o Jehova, e ke bërë gjithë këtë. 28  Le të më mallkojnë armiqtë, por ti më beko! U turpërofshin kur të ngrihen kundër meje,ama shërbëtori yt gëzoftë! 29  Poshtërimi i mbuloftë ata që më kundërshtojnë! Turpi i mbështjelltë si pelerinë!+ 30  Plot zjarr do ta lëvdoj Jehovain me gojën time,po, mes morisë së njerëzve lavde do t’i thur,+ 31  sepse ai i qëndron në të djathtë të varfritdhe e shpëton nga ata që e dënojnë.

Shënimet

Ose «akuzues!»
Ose «i lig».
Fjalë për fjalë «Bijtë».
Fjalë për fjalë «pa baba».
Fjalë për fjalë «bijtë».
Ose «ia marrtë fajdexhiu me dredhi».
Ose «dashuri besnike».
Ose «Brezat e tij të ardhshëm».
Ose «të tregonte dashuri besnike».
Fjalë për fjalë «mishi më është dobësuar, s’ka dhjamë (vaj)».