Psalmi 11:1-7

  • Të gjejmë strehë te Jehovai

    • «Jehovai është në tempullin e tij të shenjtë» (4)

    • Perëndia urren atë që do dhunën (5)

Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit. 11  Te Jehovai kam gjetur strehë,+ndaj si mund të më thoni:* «Mbathja e fluturo si zog në mal!   Se ja, të ligjtë tendosin harkune në të shigjetën vendosin,që njerëzve me zemër të sinqertë,*mes territ jetën t’ua sosin.   E kur shemben themelet e drejtësisë,ç’mund të bëjë i drejti?!»   Jehovai është në tempullin e tij të shenjtë.+ Jehovai e ka fronin në qiej.+ Sytë e tij shohin bijtë e njerëzve,po, syve të tij të mprehtë* asgjë s’u shpëton.+   Jehovai e vëren edhe të drejtin, edhe të ligun,+dhe atë që do dhunën, ai* e urren.+   Të zeza* do të derdhë si rrebesh mbi të ligjtë;zjarr, squfur+ dhe erë zhuritëse do të jetë shorti i tyre.*   Se Jehovai është i drejtë+ dhe e do drejtësinë,+ndaj të drejtët* do të gëzojnë miratimin e tij.*+

Shënimet

Ose «t’i thoni shpirtit tim».
Ose «të pastër; të ndershme».
Ose «rrezatues».
Ose «shpirti i tij; vetë qenia e tij».
Fjalë për fjalë «Gracka». Një mundësi tjetër «Thëngjij të ndezur».
Ose «kupa që duhet të pinë».
Ose «të ndershmit».
Fjalë për fjalë «do të shohin fytyrën e tij».