Psalmi 110:1-7
Psalm i Davidit. Këngë.
110 Jehovai i tha Zotërisë tim:
«Ulu në të djathtën time+derisa t’i vë armiqtë e tu si stol për këmbët e tua.»+
2 Nga Sioni, Jehovai do të zgjatë skeptrin e tij* të fuqishëm dhe do t’i thotë:
«Shko mes armiqve të tu dhe nënshtroji.»+
3 Populli yt do të ofrohet vullnetarishtditën kur t’u prish forcave të tua ushtarake.*
Të stolisur me shenjtëri, nga gjiri* i agimit,armata e të rinjve të tu do të jetë si bulëza të panumërta vese.
4 Jehovai është betuar dhe nuk do të ndryshojë mendje:*
«Në jetë të jetëve, ti do të jesh prift+ si Melkisedeku.»+
5 Jehovai do të jetë në të djathtën tënde+e do t’i shpartallojë mbretërit ditën e zemërimit të tij.+
6 Do të ekzekutojë gjykimin e tij kundër* kombeve+dhe mbarë vendin do ta mbushë me kufoma.+
Kreun e një vendi të paanë* do ta shfarosë.
7 Ai* do të pijë nga përroi përgjatë rrugës,prandaj do ta mbajë kokën lart.