Psalmi 111:1-10

  • Të lëvdojmë Jehovain për veprat e tij të mëdha

    • Emri i Perëndisë është i shenjtë dhe madhështor (9)

    • Nderimi i thellë për Jehovain, hapi i parë drejt mençurisë (10)

111  Lëvdoni Jah!*+ א [Alef] Me gjithë zemër do ta përlëvdoj Jehovain+ ב [Beth] në kongregacion, mes të drejtëve të mbledhur bashkë. ג [Gimel]   Madhështore janë veprat e Jehovait.+ ד [Daleth] Për to mendojnë thellë tërë ata që gjejnë kënaqësi në to.+ ה [He]   Plot lavdi e shkëlqim është gjithçka që bën ai. ו [Ua] Drejtësia e tij mbetet përjetë.+ ז [Zajin]   Ai i bën të paharrueshme veprat e veta të mrekullueshme!+ ח [Heth] Jehovai është i dhembshur* dhe i mëshirshëm.+ ט [Teth]   Ai ua ngop shpirtin me ushqim atyre që e nderojnë thellësisht.*+ י [Jod] Ai nuk e harron kurrë besëlidhjen e tij.+ כ [Haf]   Veprat e tij të fuqishme ia ka treguar popullit të vet ל [Lamed] kur i dha trashëgiminë e kombeve.+ מ [Mem]   Në veprat e duarve të tij spikat e vërteta dhe drejtësia.+ ס [Nun] Të gjitha urdhërimet e tij janë të denja për besim.+ ס [Sameh]   Janë përherë të besueshme,* tani e përgjithmonë;ע [Ajën]drejtësia dhe e vërteta janë themeli i tyre.+ פ [Pe]   Ai e ka shpenguar* popullin e vet.+ צ [Cade] Urdhëroi që besëlidhja e tij të zgjaste përgjithnjë. ק [Kof] Emri i tij është i shenjtë dhe madhështor.*+ ר [Resh] 10  Të kesh nderim të thellë për Jehovain,* është hapi i parë drejt mençurisë.*+ ש [Sin] Të gjithë ata që i zbatojnë urdhërimet e tij, kanë gjykim të thellë.+ ת [Ta] Lëvdimi i tij mbetet përjetë.

Shënimet

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «hirmadh».
Fjalë për fjalë «që i frikësohen». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «të bazuara mirë».
Ose «dhe ngjall nderim të thellë».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Fjalë për fjalë «Frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «fillimi i mençurisë».