Psalmi 112:1-10
112 Lëvdoni Jah!*+
א [Alef]
Lum ai që nderon thellësisht Jehovain,*+
ב [Beth]
që gjen kënaqësi të thellë në urdhërimet e tij!+
ג [Gimel]
2 Të fuqishëm do të jenë pasardhësit e atij njeriu mbi faqen e dheut,
ד [Daleth]
të bekuar do të jenë brezat e të drejtëve.+
ה [He]
3 Shtëpinë e ka plot me begati e pasuri.
ו [Ua]
Drejtësia e tij mbetet përjetë.
ז [Zajin]
4 Si dritë në errësirë shkëlqen për të drejtët;+ח [Heth]i dhembshur,* i mëshirshëm+ dhe i drejtë është ai.
ט [Teth]
5 Atij që jep hua me bujari do t’i shkojë mbarë;+י [Jod]në çdo punë që bën, vepron me drejtësi.
כ [Haf]
6 Ai nuk do të lëkundet kurrën e kurrës.+
ל [Lamed]
I drejti do të kujtohet gjithnjë.+
מ [Mem]
7 Lajmeve të këqija nuk do t’u trembet;+נ [Nun]zemra e tij nuk lëkundet, ngaqë beson te Jehovai.+
ס [Sameh]
8 Po, zemra e tij është e patundur,* ndaj s’ka frikë;+ע [Ajën]triumfues do të shohë disfatën e armiqve të tij.+
פ [Pe]
9 Ai jep dorëhapur,* u fal të varfërve.+
צ [Cade]
Drejtësia e tij mbetet përjetë.+
ק [Kof]
Fuqia* e tij do të lartësohet me lavdi.
ר [Resh]
10 I ligu do të shohë e do të inatoset,ש [Shin]do të kërcëllijë dhëmbët e do të tretet i tëri.
ת [Ta]
Dëshirat e të ligjve do të marrin fund.+