Psalmi 115:1-18

  • Vetëm Perëndisë duhet t’i jepet lavdi

    • Idhuj të pajetë (4-8)

    • Toka u është dhënë njerëzve (16)

    • Të vdekurit nuk e lëvdojnë Jah (17)

115  Jo neve, o Jehova, jo neve,*por emrit tënd jepi lavdi+për hir të dashurisë* dhe të besnikërisë sate.+   Pse të thonë kombet: «Ku është Perëndia i tyre?»+   Perëndia ynë është në qieje bën gjithçka që i pëlqen.   Idhujt e tyre janë argjend dhe ar,vepër e duarve të njeriut.+   Kanë gojë, por s’mund të flasin;+kanë sy, por s’mund të shohin;   kanë veshë, por s’mund të dëgjojnë;kanë hundë, por s’mund të nuhatin.   Kanë duar, por s’mund të prekin;kanë këmbë, por s’mund të ecin.+ Nga gryka nuk nxjerrin dot zë.+   Po njësoj do të katandisen njerëzit që i bëjnë,+po, gjithkush që beson në ta.+   O Izrael, ki besim te Jehovai!+ Ai është ndihma dhe mburoja jote.+ 10  O shtëpi e Aronit,+ ki besim te Jehovai! Ai është ndihma dhe mburoja jote. 11  Ju që nderoni thellësisht Jehovain,* kini besim te Jehovai!+ Ai është ndihma dhe mburoja juaj.+ 12  Jehovai nuk na harron kurrë e do të na bekojë;do ta bekojë shtëpinë e Izraelit,+do ta bekojë shtëpinë e Aronit. 13  Jehovai do t’i bekojë ata që e nderojnë thellësisht,të vegjël e të mëdhenj qofshin. 14  Jehovai do t’ju bëjë të shumtë,si ju, edhe fëmijët* tuaj.+ 15  Ju bekoftë Jehovai,+Bërësi i qiellit dhe i tokës!+ 16  Qiejt i përkasin Jehovait,+kurse tokën ua ka dhënë bijve të njerëzve.+ 17  Nuk janë të vdekurit që e lëvdojnë Jah,+as ata që zbresin në vendin e heshtjes.*+ 18  Por ne do ta lëvdojmë Jahtani dhe përgjithmonë. Lëvdoni Jah!*

Shënimet

Ose «Ne s’meritojmë asgjë, o Jehova, ne s’meritojmë asgjë».
Ose «dashurisë besnike».
Fjalë për fjalë «që i frikësoheni Jehovait». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «bijtë».
Ose «në vdekje».
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.