Psalmi 122:1-9

  • Lutje për paqen e Jerusalemit

    • Gëzimi që vjen kur shkojmë në shtëpinë e Jehovait (1)

    • Një qytet i ndërtuar si një i vetëm (3)

Këngë e ngjitjeve. Psalm i Davidit. 122  Sa u gëzova kur më thanë: «Eja të shkojmë në shtëpinë e Jehovait!»+   Ja, tashmë këmbët tona ndalenbrenda portave të tua, o Jerusalem.+   Jerusalemi, ky qytet fort i bashkuar,që është ndërtuar si një i vetëm.+   Fiset atje ngjiten, po, fiset e Jah,*sipas urdhrit* që iu dha vetë Izraelit,që të thurin lavde për emrin e Jehovait.+   Edhe fronet për gjykim atje u vunë,+po, fronet e shtëpisë së Davidit.+   Lutuni për paqen e Jerusalemit!+ Qofshin të sigurt ata që të duan, o qytet!   Paqja dhe siguria mbretëroftëbrenda mureve* dhe kullave të tua të fortifikuara!   Për hir të vëllezërve e shokëve të mi, do të them: «Paqja mbretëroftë brenda teje!»   Për hir të shtëpisë së Jehovait, Perëndisë tonë,+do të lutem me zjarr për begatinë tënde.

Shënimet

«Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «përkujtuesit».
Ose «ledheve».