Psalmi 123:1-4
Këngë e ngjitjeve.
123 Drejt teje i ngre sytë,+drejt teje që e ke fronin në qiej.
2 Siç i mbajnë sytë shërbëtorët te dora e zotërisë së tyre,siç i mbajnë sytë shërbëtoret te dora e zonjës së tyre,edhe ne i mbajmë sytë te ti, o Jehova, Perëndia ynë,+derisa të na tregosh mëshirë.+
3 Na trego mëshirë, o Jehova, na trego mëshirë,sepse kemi gëlltitur gjithë atë përçmim.+
4 Na është bërë zemra plagë* nga talljet e fodullëvedhe përçmimi i arrogantëve.
Shënimet
^ Ose «Shpirti na është ngopur».