Psalmi 124:1-8
Këngë e ngjitjeve. Psalm i Davidit.
124 «‘Po të mos kishte qenë Jehovai me ne’,+—le ta përsërisë Izraeli këtë:
2 ‘Po të mos kishte qenë Jehovai me ne+kur armiqtë u ngritën që të na sulmonin,+
3 kur zemërimi u vlonte kundër nesh,+atëherë do të na kishin përpirë të gjallë.+
4 Ujërat do të na kishin rrëmbyer,përrenjtë do të kishin vërshuar mbi ne.+
5 Ujërat e tërbuara do të na kishin mbytur.
6 Lëvduar qoftë Jehovai,që nuk lejoi të na përpinin si një kafshatë!
7 Si zogjtë shpëtuam nga gracka e gjahtarit;+gracka u prish, dhe ne ia mbathëm.+
8 Ndihma jonë është emri i Jehovait,+Bërësit të qiellit dhe të tokës.’»