Psalmi 126:1-6
Këngë e ngjitjeve.
126 Jehovai i ktheu robërit e Sionit,+e kjo na u duk si ëndërr.
2 Atëherë nga goja jonë shpërthyen të qeshura të gëzuaradhe britma plot hare.+
Mes kombeve thuhej:
«Jehovai ka bërë gjëra madhështore për ta.»+
3 Po, Jehovai ka bërë gjëra madhështore për ne,+e s’na mban vendi nga gëzimi.
4 O Jehova, ktheji robërit tanë,siç vërshojnë përrenjtë në Negeb.*
5 Ai që mbjell me lot,do të korrë me britma gëzimi.
6 Vërtet shkon me lotai që mban torbat me farë,ama do të kthehet me britma gëzimi,+me krahët plot duaj.+
Shënimet
^ Ose «si vadet në jug».