Psalmi 127:1-5
Këngë e ngjitjeve. Psalm i Solomonit.
127 Po s’e ndërtoi Jehovai shtëpinë,më kot lodhen ndërtuesit.+
Po s’e ruajti Jehovai qytetin,+më kot rrinë zgjuar rojat.
2 Më kot çoheni herëtdhe rrini deri vonë,më kot rropateni për ushqimin tuaj,se, për të shtrenjtët e tij, kujdeset aidhe u jep gjumë të ëmbël.+
3 Ja, fëmijët* janë trashëgimi nga Jehovai,+po, një dhuratë nga Perëndia.*+
4 Si shigjeta në dorën e një trimijanë fëmijët e rinisë.+
5 Lum ai që e ka mbushur kukurën* plot!+
Ai nuk do të turpërohet,se fëmijët e vet do ta mbrojnë nga armiqtë te porta e qytetit.