Psalmi 13:1-6

  • T’i përgjërohemi Jehovait për shpëtim

    • «O Jehova, deri kur?» (1, 2)

    • Jehovai shpërblen bujarisht (6)

Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit. 13  O Jehova, deri kur do të më lësh në harresë? Përgjithmonë? Deri kur do t’i mbash sytë* larg meje?+   Deri kur do të ma mbytë shpirtin ky ankth,kjo brengë që zemrën çdo ditë ma mundon? Deri kur do të triumfojë armiku mbi mua?+   Ktheji sytë nga unë e m’u përgjigj, o Jehova, Perëndia im! Jepu dritë syve të mi, që të mos mbyllen në gjumin e vdekjes,   që armiku të mos thotë: «E vura përfund!» Mos i lejo kundërshtarët të kënaqen për disfatën time.+   Unë kam besim te dashuria jote besnike;+falë dorës sate shpëtimtare, zemra do të më fluturojë nga gëzimi.+   Lavde do t’i këndoj Jehovait, se bujarisht më ka shpërblyer.*+

Shënimet

Fjalë për fjalë «do të fshehësh fytyrën».
Ose «gjithnjë më ka shpërblyer».