Psalmi 133:1-3
Këngë e ngjitjeve. Psalm i Davidit.
133 Oh, sa mirë dhe sa bukur është
kur vëllezërit banojnë së bashku në unitet!+
2 Është si vaji i mirë që derdhet mbi kokë,+që rrëshqet nëpër mjekër, nëpër mjekrën e Aronit,+dhe rrjedh deri në jakën e rrobave të tij.
3 Është si vesa e Hermonit,+që bie mbi malet e Sionit.+
Atje Jehovai premtoi bekimin e tij:jetën e pafund.