Psalmi 135:1-21

  • Të lëvdojmë Jah për madhështinë e tij

    • Shenja e mrekulli kundër Egjiptit (8, 9)

    • «Emri yt do të qëndrojë përgjithmonë» (13)

    • Idhuj të pajetë (15-18)

135  Lëvdoni Jah!* Lëvdoni emrin e Jehovait! Thurini lavde, ju, o shërbëtorë të Jehovait,+   ju që shërbeni në shtëpinë e Jehovait,në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë.+   Lëvdoni Jah, se Jehovai është i mirë!+ Sa bukur është t’i këndosh lavde* emrit të tij!   Se Jah zgjodhi për vete Jakobin,Izraelin e zgjodhi si pronën e tij të veçantë.*+   E di mirë se Jehovai është madhështor;Zotëria ynë është më i madhërishëm se gjithë perënditë e tjera.+   Jehovai bën gjithçka që i pëlqen,+në qiell e në tokë, në det e në thellësitë e tij.   Ai bën që retë* të ngrihen nga skajet e tokës;dërgon vetëtima për* shiundhe nxjerr nga depot e veta erën.+   Të parëlindurit e Egjiptit vrau,si njerëz, edhe kafshë.+   Bëri shenja e mrekulli mes teje, o Egjipt,+kundër faraonit dhe tërë shërbëtorëve të tij.+ 10  Shumë kombe mundi+dhe vrau mbretër të fuqishëm:+ 11  Sihonin, mbretin e amoritëve,+Ogun, mbretin e Bashanit,+madje shpartalloi tërë mbretëritë e Kananit. 12  Vendin e tyre ia dha si trashëgimipopullit të vet, Izraelit.+ 13  O Jehova, emri yt do të qëndrojë përgjithmonë! O Jehova, ti do të kujtohesh* brez pas brezi.+ 14  Se ti, o Jehova, do ta mbrosh* popullin tënd+dhe do të ndiesh dhembshuri* për shërbëtorët e tu.+ 15  Idhujt e kombeve janë argjend dhe ar,vepër e duarve të njeriut.+ 16  Kanë gojë, por s’mund të flasin;+kanë sy, por s’mund të shohin; 17  kanë veshë, por s’mund të dëgjojnë;me gojë nuk marrin frymë.+ 18  Po njësoj do të katandisen njerëzit që i bëjnë,+po, gjithkush që beson në ta.+ 19  Lëvdo Jehovain, o shtëpi e Izraelit! Lëvdo Jehovain, o shtëpi e Aronit! 20  Lëvdo Jehovain, o shtëpi e Levit!+ Lëvdoni Jehovain, ju që nderoni thellësisht Jehovain!* 21  Nga Sioni, qoftë lëvduar Jehovai,+Ai që banon në Jerusalem!+ Lëvdoni Jah!+

Shënimet

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «t’i luash melodi».
Ose «zotërimin e tij të çmuar».
Një mundësi tjetër «bën prita për».
Ose «avujt».
Ose «emri yt do të kujtohet».
Ose «do të mbrosh çështjen».
Ose «do të të vijë keq».
Fjalë për fjalë «që i frikësoheni Jehovait!» Shih Fjalorthin.