Psalmi 137:1-9

  • Buzë lumenjve të Babilonisë

    • S’këndojnë asnjë këngë të Sionit (3, 4)

    • Babilonia do të rrënohet (8)

137  Atje, buzë lumenjve të Babilonisë,+ uleshimdhe qanim kur kujtonim Sionin.+   Harpat i kishim varur+nëpër plepat e saj.*   Atje robëruesit tanë na kërkonin t’u këndonim,+tallësit donin që t’i argëtonim: «Na këndoni ndonjë këngë të Sionit!»   Po si mund t’i këndojmë këngët e Jehovaitnë dhé të huaj?!   Dora ime e djathtë u mpiftë,*nëse të harroj ty, o Jerusalem!+   Gjuha m’u lidhtë,nëse nuk të kujtoj ty,nëse nuk të lëvdoj ty, o Jerusalem,si gëzimin tim më të madh!+   Kujtoji, o Jehova, fjalët e edomitëveditën kur Jerusalemi ra: «Rrënojeni! Rrënojeni deri në themele!»+   O bijë e Babilonisë, që së shpejti do të rrënohesh,+lum ai që do të të ndëshkojëme po ato të këqija që na ke bërë!+   Lum ai që fëmijët e tu do t’i zërëe do t’i bëjë copë-copë pas shkëmbinjve!+

Shënimet

I referohet Babilonisë.
Një mundësi tjetër «u thaftë».