Psalmi 14:1-7
Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit.
14 Të marrët* thonë me vete:*
«S’ka Jehova!»+
Kokë e këmbë janë zhytur në ligësie gjë të urryer s’lënë pa bërë;s’ka asnjë që të bëjë të mirën.+
2 Por Jehovai i vështron nga qielli bijtë e njerëzve,për të parë nëse ndonjë ka gjykim të thellë,nëse ndonjë po kërkon Jehovain.+
3 Të gjithë kanë dalë nga udha,+të gjithë janë zhytur kokë e këmbë në ligësi.
S’ka asnjë që të bëjë të mirën,jo, as edhe një.
4 Si vallë, nuk zë mend asnjë nga ata që bëjnë keq?
Si një kafshatë buke, popullin tim e përlajnë,e Jehovain nuk e kërkojnë.
5 Mirëpo një tmerr i madh do t’i pushtojë,+sepse Jehovai është me të drejtët.*
6 Ju që bëni veç keq, kërkoni t’ua prishni planet të përvuajturve,por Jehovai është streha e tyre.+
7 Ardhtë nga Sioni shpëtimi i Izraelit!+
Gëzoftë Jakobi e ngazëlloftë Izraelikur Jehovai ta kthejë sërish popullin e tij të robëruar!