Psalmi 140:1-13
Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit.
140 O Jehova, çliromë nga duart e të ligjve!
Mbromë nga njerëzit e dhunshëm,+
2 nga ata që bluajnë veç të këqija në zemër,+që gjithë ditën e ditës kërkojnë vetëm sherr.
3 Porsi gjarpri e mprehin gjuhën;+helm nepërkash kanë nën buzë.+ (Selah)
4 O Jehova, më mbro nga duart e të ligjve!+
Më ruaj nga njerëzit e dhunshëm,nga ata që thurin plane për të më vënë shkopinj në rrota.
5 Fodullët fshehin gracka për të më zënë,e përgjatë shtegut tim, me litarë hapin një rrjetë;+oh, sa kurthe më ngrenë!+ (Selah)
6 I them Jehovait: «Ti je Perëndia im!
O Jehova, dëgjoji përgjërimet e mia për ndihmë!»+
7 O Zotëri Sovran Jehova, Shpëtimtari im i fuqishëm,ti ma mbron kokën në ditën e betejës.+
8 O Jehova, mos ua plotëso dëshirat të ligjve!
Mos lejo që komplotet e tyre të kenë sukses,përndryshe ata do të krekosen!+ (Selah)
9 U rënçin mbi kokë gjithë të këqijat që u dalin nga buzëtkëtyre armiqve që më rrethojnë ngado!+
10 Rrebeshe me thëngjij të ndezur rënçin mbi ta!+
Në zjarr e në gropa të thella* u gremisshin+e mos ngritshin më kokë!
11 Shpifësi mos gjettë vend mbi faqen e dheut!+
Të dhunshmin e ndjektë e liga dhe e vëntë përfund!
12 E di se Jehovai do ta mbrojë të përvuajturin,se ai do t’i sigurojë drejtësi të varfrit.+
13 Pa dyshim të drejtët do të thurin lavde për emrin tënd;të ndershmit do të banojnë në praninë tënde.+
Shënimet
^ Ose «me ujë».