Psalmi 141:1-10

  • Lutje për mbrojtje

    • «Qoftë lutja ime si temjan» (2)

    • Korrigjimi i të drejtit është si vaji (5)

    • Të ligjtë bien në rrjetat e tyre (10)

Këngë e Davidit. 141  O Jehova, ty të thërras!+ Shpejto të më ndihmosh!+ Dëgjoma zërin kur të thërras!+   Qoftë lutja ime si temjan+ i përgatitur mirë para teje!+ Qofshin duart e shtrira drejt teje,* si blatimi në drithë i mbrëmjes!+   O Jehova, vëri një rojë gojës sime! Vëru një rojtar dyerve të buzëve të mia!+   Mos e lër zemrën time të priret drejt së keqes+e të bëj gjëra të poshtra tok me të ligjtë;mos shijofsha kurrë ushqimet e tyre të zgjedhura.   Nëse më godet i drejti, do të jetë dashuri besnike nga ana e tij;+nëse më korrigjon, do të jetë si vaji mbi kokën time,+e unë kurrsesi nuk kam për ta refuzuar;+do të lutem për të edhe kur hallet ta mundojnë.   Vërtet gjykatësit e popullit i flakin në greminë,ama fjalëve të mia populli do t’ua vërë veshin, se janë të ëmbla për shpirtin.   Ashtu si ndahen plisat kur lërohet toka,ashtu janë shpërndarë edhe eshtrat tona në gojë të Varrit.*   Por unë i kam sytë te ti, o Zotëri Sovran Jehova!+ Veç te ti kam gjetur strehë,ndaj mos lejo të më shuhet jeta.*   Më mbro nga kthetrat e grackës që kanë ngritur për mua,nga kurthet e atyre që bëjnë veç keq. 10  Të ligjtë do të bien të gjithë bashkë në rrjetat e tyre,+kurse unë do të kaloj tutje shëndoshë e mirë.

Shënimet

Ose «përgjërimet e mia».
Ose «të Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «shpirti».