Psalmi 143:1-12

  • I etur për Perëndinë

    • ‘Shqyrtoj veprat e tua’ (5)

    • «Më mëso të bëj vullnetin tënd» (10)

    • «Më pri me frymën tënde» (10)

Këngë e Davidit. 143  O Jehova, dëgjoje lutjen time!+ Vërja veshin përgjërimit tim për ndihmë! Përgjigjmu për hir të besnikërisë e të drejtësisë sate!   Mos hap gjyq kundër meje, kundër shërbëtorit tënd,se para teje asnjë i gjallë s’mund të dalë i drejtë.+   Armiku më është qepur këmba-këmbës,më ka shtypur e më ka vënë përfund;për fajin e tij, në skuta të errëta banoj, si ata që kanë vdekur prej shumë kohësh.   M’u sos fryma* e jam i këputur,+të mpirë e kam këtë zemër në gji.+   Kujtoj kohët e largëta dhe meditoj* për gjithçka që ke bërë;+plot kureshtje shqyrtoj* veprën e duarve të tua.   Drejt teje i shtrij duart në lutje;si një tokë e zhuritur, i etur është shpirti im për ty.+ (Selah)   O Jehova, nxito të më përgjigjesh,+se më janë sosur fuqitë.*+ Mos i largo sytë prej meje,+se do të katandisem si ata që përfundojnë në gropë.*+   Në mëngjes më lër të dëgjoj për dashurinë tënde besnike,sepse te ti kam besim. Më trego udhën ku duhet të eci,+sepse drejt teje i ngre sytë.   Më çliro nga armiqtë, o Jehova,se vetëm te ti kërkoj strehë.+ 10  Më mëso të bëj vullnetin tënd,+ sepse ti je Perëndia im. Ti je i mirë, ndaj më pri me frymën tënde në vendin e drejtësisë.* 11  O Jehova, për hir të emrit tënd, më mbaj gjallë! Me drejtësinë tënde më çliro nga vuajtjet!+ 12  Falë dashurisë sate besnike,zhduki nga faqja e dheut* kundërshtarët e mi,+shkatërroji të gjithë ata që më bien në qafë,+se unë jam shërbëtori yt.+

Shënimet

Ose «M’u sosën fuqitë».
Ose «mendoj thellë».
Ose «studioj».
Ose «varr».
Fjalë për fjalë «fryma».
Ose «në vend të sigurt».
Fjalë për fjalë «bëji të heshtin».