Psalmi 144:1-15
Psalm i Davidit.
144 Qoftë lëvduar Jehovai, Shkëmbi im,+ai që m’i stërvit duart për luftëdhe m’i mëson gishtërinjtë për betejë.+
2 Ai më tregon dashuri besnike,ai është kalaja ime, streha* ime e sigurt, çlirimtari im,mburoja ime, tek ai kam gjetur strehë,+tek ai që i vë popujt nën këmbët e mia.+
3 O Jehova, ç’është njeriu që ta vësh re?!
Ç’është biri i vdekatarit që ta përfillësh?!+
4 Njeriu s’është veçse avull+dhe ditët e tij kalojnë tutje si hije.+
5 O Jehova, përkuli* qiejt dhe zbrit poshtë;+preki malet, dhe ato do të nxjerrin tym.+
6 Lësho vetëtima dhe hallakati armiqtë e mi,+hidh shigjetat e tua që krejt t’i hutosh.+
7 Shtrije dorën tënde nga atje lart,më çliro nga ujërat e trazuara,më shpëto nga duart* e të huajve,+
8 që nxjerrin nga goja vetëm gënjeshtradhe ngrenë dorën e djathtë për të bërë be të rreme.*
9 O Perëndi, një këngë të re do të këndoj për ty!+
Po, lavde do të këndoj* me instrumentin me dhjetë tela
10 për ty që u sjell fitore* mbretërve,+për ty që e shpëton shërbëtorin tënd David nga shpata vrastare.+
11 Më çliro e më shpëto nga duart e të huajve,që nxjerrin nga goja vetëm gënjeshtra
dhe ngrenë dorën e djathtë për të bërë be të rreme.
12 Atëherë bijtë tanë do të jenë si filiza që shpejt rriten,e bijat tona si kolona të skalitura për një pallat mbretëror.
13 Depot tona do të jenë plot e përplot me gjithë të mirat,kopetë në kullotë do të shtohen me mijëra, po, me dhjetëra mijë.
14 Bagëtitë tona, të rënduara nga barra,nuk do të pjellin para kohe e nuk do të dështojnë;nëpër sheshet tona nuk do të dëgjohen më rënkime nga hallet.
15 Lum ai popull që gëzon tërë këto të mira!
Lum ai popull që ka për Perëndi Jehovain!+