Psalmi 145:1-21
Lavd, psalm i Davidit.
א [Alef]
145 Unë do të të lartësoj, o Perëndia im, o Mbreti im!+
Në jetë të jetëve, emrin tënd do ta lëvdoj!+
ב [Beth]
2 Gjithë ditën e ditës do të të përlëvdoj!+
Në jetë të jetëve, emrin tënd do ta lëvdoj!+
ג [Gimel]
3 I madhërishëm është Jehovai dhe tejet i denjë të lëvdohet!+
Madhështia e tij është e pahetueshme!*+
ד [Daleth]
4 Brezat me radhë do të të lëvdojnë për veprat e tuae do të flasin për bëmat e tua të fuqishme.+
ה [He]
5 Ata do të tregojnë për madhështinë tënde të shkëlqyer e të lavdishme,+dhe unë do të meditoj* për veprat e tua të mrekullueshme.
ו [Ua]
6 Ata do të flasin për veprat e tua mbresëlënëse,dhe unë do t’i bëj jehonë madhështisë sate.
ז [Zajin]
7 Kur mirësinë tënde të madhe të kujtojnë, fjalët do t’u vërshojnë lumë,+dhe gjithë gëzim do të brohorasin për drejtësinë tënde.+
ח [Heth]
8 Jehovai është i dhembshur* dhe i mëshirshëm,+nuk zemërohet shpejt dhe është plot dashuri besnike.+
ט [Teth]
9 Jehovai është i mirë me të gjithë,+dhe tërë veprat e veta pasqyrojnë mëshirën e tij.
י [Jod]
10 O Jehova, të gjitha veprat e tua do të të përlëvdojnë,+dhe besnikët e tu do të të thurin lavde.+
כ [Haf]
11 Kudo do të shpallin sa e lavdishme është mbretëria jote+dhe do të flasin gjithnjë për fuqinë tënde,+
ל [Lamed]
12 që t’i tregojnë gjithë botës për veprat e tua të fuqishme+dhe për mbretërinë tënde+ të lavdishme e të shkëlqyer.
מ [Mem]
13 Mbretëria jote është e përjetshmedhe nga brezi në brez ti je supremi.+
ס [Sameh]
14 Jehovai u bëhet krah të gjithë atyre që po bien;+ai i ngre të gjithë ata që janë kërrusur nga hallet.+
ע [Ajën]
15 Plot shpresë, të gjithë i mbajnë sytë nga ti,se ti u jep ushqim në kohën e duhur.+
פ [Pe]
16 Ti hap dorën dhe plotëson dëshirën e çdo krijese.+
צ [Cade]
17 Jehovai është i drejtë në të gjitha udhët e veta+dhe besnik në çdo gjë që bën.+
ק [Kof]
18 Jehovai u rri pranë tërë atyre që e thërrasin,+po, tërë atyre që e thërrasin me sinqeritet.*+
ר [Resh]
19 Ai ua plotëson dëshirat atyre që e nderojnë thellësisht;*+i dëgjon thirrjet e tyre për ndihmë dhe ai vetë i çliron.+
ש [Shin]
20 Jehovai i mbron të gjithë ata që e duan,+kurse të ligjtë do t’i shfarosë krejt.+
ת [Ta]
21 Me gojën time, do t’i bëj jehonë lavdisë së Jehovait;+çdo krijesë* le të lëvdojë emrin e tij të shenjtë në jetë të jetëve!+